Font Resize
Postuar më: 11/02/2025

Shpallje për pozicionin Drejtor i Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”

Në mbështetje të VKM-së nr.774, datë 13.12.2024 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës” (ZAPK Vjosa), institucion  në nivel rajonal, në varësi të ministrit përgjegjës për zonat e mbrojtura mjedisore, me seli në Tepelenë, në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit  nr.19, datë 3.2.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”, si dhe të Urdhrit të Ministrit nr. 50, datw 6.2.2025 “Për ngritjen e Komisionit Ad Hoc”, shpallet pozicioni vakant i punës:

Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm, klikoni dokumentin në PDF më poshtë:

 

– Pozicionin Drejtor i Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”.pdf

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve 17/02/2025 pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE DHE KOMUNIKIMI

Kandidatët do të vlerësohen me pikë si më poshtë:

a- Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 60 pikë;

c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 40 pikë.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në MTM do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të ministrisë.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacioneve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 17.2.2025 në protokollin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 21.2.2025, në ambientet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;