Postuar më: 20/06/2024

Shpalljen e 15 Pozicioneve Vakante për Specialist në Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve

Në zbatim të Vendimin Nr. 132, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 94, datë 12.06.2024 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”.

1- Specialist i Burimeve Njerëzore në Sektorin Juridik & Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

2- Specialist Jurist në Sektorin Juridik & Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

3- Specialist Finance në Sektorin e Financës & Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

4- Specialist i Shërbimeve Mbështetëse, në Sektorin e Financës & Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

5- 2 (dy) Specialistë, në Sektorin Monitorimit dhe Mbikëqyrjes, në Drejtorinë e Monitorimit dhe Performancës, në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

6- Specialist, në Sektorin e Statistikës, Informacionit dhe Nxitjes së Performancës, në Drejtorinë e Monitorimit dhe Performancës, në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

7- Specialist Jurist, në Sektorin e Statistikës, Informacionit dhe Nxitjes së Performancës, në Drejtorinë e Monitorimit dhe Performancës, në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

8- 2 (dy) Specialistë, në Sektorin e Planifikimit, në Drejtorinë e Planifikimit, Koordinimit & Fizibilitetit, në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

9- 2 (dy) Specialistë, në Sektorin e Fizibilitetit & Oponencës Teknike, në Drejtorinë e Planifikimit, Koordinimit & Fizibilitetit, në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

10- 2 (dy) Specialistë, në Sektorin e Koordinimit & Menaxhimit të Projekteve/ Programeve/ Fondeve me Financim të Huaj, në Drejtorinë e Planifikimit, Koordinimit & Fizibilitetit, në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

11- Specialist në Sektorin e Koordinimit & Menaxhimit të Projekteve/ Programeve/ Fondeve me Financim të Huaj, në Drejtorinë e Planifikimit, Koordinimit & Fizibilitetit, në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve 28/06/2024 pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE DHE KOMUNIKIMI

Kandidatët do të vlerësohen me pikë si më poshtë:

a- Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 60 pikë;
b- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 40 pikë.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në MTM do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të ministrisë.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacioneve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 28.06.2024 në protokollin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;

Zhvillimi i intervistës do të zhvillohet në datën 8.07.2024, në ambientet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;