Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 2203
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ju fton ne mjediset e saj per degjesen publike ne date 25.10.2019, ora 09:30.
V E N D I M
(Projekt)
(Nr. ___, datë _____ 2019)
“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 686, DATË 29.7.2015 ‘PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE, TË PËRGJEGJËSIVE E TË AFATEVE PËR ZHVILLIMIN E PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS (VNM) DHE PROCEDURËS SË TRANSFERIMIT TË VENDIMIT E DEKLARATËS MJEDISORE’”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 7, të ligjit nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit përgjegjës për mjedisin, Këshilli i Ministrave,
VENDOSI:
Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 686, datë 29.7.2015, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Në gjithë përmbajtjen e vendimit fjala “..me shkrim” zëvendësohet me togëfjalëshin “..nëpërmjet sistemit elektronik”
Në Kreun I, bëhen ndryshimet si vijon:
Paragrafi i fundit në pikën 1.2 ndryshon si vijon:
“Raporti i paraprak i VNM-së të jetë i nënshkruar elektronikisht nga personi i pajisur me certifikatën e ekspertit për vlerësimin e ndikimit në mjedis, ekspertizën mjedisore dhe auditimin mjedisor nga ministri.”
Pika 2 shfuqizohet.
Gërma “b” e pikës 4, ndryshon si vijon:
“b) dërgon për mendim/konsultim aplikimin, nëpërmjet sistemit elektronik, institucioneve të mëposhtme, të cilët shprehen brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike:”
Pika 5 ndryshon si vijon:
“ARM-ja, brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e marrjes së aplikimit nga AKM-ja, e dërgon për mendim nëpërmjet sistemit elektronik tek njësia/të e vetqeverisjes vendore ku propozohet projekti, të cilat shprehen, brenda 6 (gjashtë) ditëve kalendarike nga marrja e aplikimit”.
Në Kreun II, bëhen ndryshimet si vijon:
Pika 2 shfuqizohet.
Gërma “b”e pikës 4, ndryshon si vijon:
“b) u dërgon për mendim/konsultim aplikimin, nëpërmjet sistemit elektronik, institucioneve të mëposhtme, të cilët shprehen brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike:”
Pika 5 ndryshon si vijon:
“ARM-ja, brenda 2 (dy) ditëve kalendarike nga data e marrjes së aplikimit nga AKM-ja, e dërgon për mendim nëpërmjet sistemit elektronik tek njësia/të e vetqeverisjes vendore ku propozohet projekti, të cilat shprehen brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga marrja e aplikimit.”
Pika 10 ndryshon si vijon:
“Për t’u pajisur me Deklaratën Mjedisore zhvilluesi aplikon pranë Ministrisë nëpërmjet sistemit elektronik dhe plotëson dokumentacionin e mëposhtëm:”
IV. Kreu III, ndryshon si vijon:
Kur zhvilluesi ndryshon pasi ka përfunduar procedura paraprake e VNM-së, zhvilluesi i ri paraqet pranë AKM-së, në sistemin elektronik për vlerësimin e ndikimit në mjedis, nëpërmjet portalit e-Albania, kërkesën për transferimin e Vendimit për VNM paraprake, shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:
Vendimin ekzistues;
Aktin/kontratën për transferimin e veprimtarisë nga zhvilluesi ekzistues tek zhvilluesi i ri;
Raport mbi zbatimin e kushteve të Vendimit për VNM praprake, nga koha e pajisjes me Vendim, deri në momentin kur kryhet kërkesa për ërimin e tij.
Transferimi i vendimit për procedure paraprake të VNM-së bëhet me urdhër të titullarit të AKM-së. Urdhri i transferimit i përcillet zhvilluesit të ri, nëpërmjet sistemit, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës.
Kur zhvilluesi ndryshon, pasi ka përfunduar procedura e thelluar e VNM-së, zhvilluesi i ri paraqet pranë Ministrisë, në sistemin elektronik për vlerësimin e ndikimit në mjedis, nëpërmjet portalit e-Albania, kërkesën për transferimin e Deklaratës Mjedisore, shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:
Deklaratën Mjedisore ekzistuese;
Aktin/kontratën për transferimin e veprimtarisë nga zhvilluesi ekzistues tek zhvilluesi i ri;
Raport mbi zbatimin e kushteve të Deklaratës Mjedisore, nga koha e pajisjes me Deklaratën Mjedisore, deri në momentin kur kryhet kërkesa për ërimin e saj.
Transferimi i Deklaratës Mjedisore bëhet me urdhër të ministrit. Urdhri i transferimit i përcillet zhvilluesit të ri, nëpërmjet sistemit, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës.
V. Pas Kreut IV, shtohet Kreu IV/1 me këtë përmbajtje:
“Kreu IV/1
Dispozita tranzitore
Nga data 1 dhjetor 2019 fillon aplikimi online në portalin e-Albania për vlerësimin e ndikimit në mjedis.
Kërkesat për procesin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, gjatë periudhës 1 dhjetor 2019 – 28 shkurt 2020 dorëzohen edhe në formë shkresore pranë ministrisë përgjegjëse për Mjedisin, deri në funksionimin e plotë të sistemit elektronik të vlerësimit të ndikimit në mjedis.
Pranimi, shqyrtimi i kërkesave për procesin e VNM-së, lëshimi i të gjitha dokumentave si dhe ndërveprimi institucional nga data 1 mars 2020, kryhet vetëm nëpërmjet sistemit elektronik të vlerësimit të ndikimit në mjedis.
Kërkesat e dorëzuara në formë shkresore deri në datën 28 shkurt 2020, shqyrtohen nga ministria përgjegjësë për mjedisin në formën e paraqitur. Nga data 1 mars 2020 ministria përgjegjësë për mjedisin nuk pranon dhe shqyrton kërkesa në formë shkresore.
Ministria përgjegjëse për Mjedisin, Agjencia Kombëtare e Mjedisit si dhe të gjitha instucionet përgjegjëse për vlerësimin e ndikimit në mjedis marrin të gjitha masat që, brenda datës 1 dhjetor 2019, të dorëzojnë pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit të gjithë të dhënat dhe bazën materiale të nevojshme për pajisjen e nëpunësve, të përfshirë në procesin e shqyrtimit të kërkesave për VNM-në, me kredencialet për aksesimin e sistemit, si dhe me nënshkrim elektronik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Ministria përgjegjëse për Mjedisin dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit marrin të gjitha masat që, brenda datës 1 dhjetor 2019 të trajnojnë nëpunësit, të caktuar si përdorues të sistemit elektronik të vlerësimit të ndikimit në mjedis.
Ngarkohen Ministria përgjegjëse për Mjedisitn, Agjencia Kombëtare e Mjedisit si dhe Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi”.
VI. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet juridike nga data 1 dhjetor 2019.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim