Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 6404
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Qëllimi i këtij ligji
është të krijojë bazën ligjore për integrimin e politikave dhe për masa
efektive që mundësojnë:
a. plotësimin
e detyrimeve të RSH ndaj Konventës për arritjen e objektivit final të saj,
perms nxitjes së reduktimit të shkarkimeve të GES dhe ruajtjes dhe rritjes së
përthithësve dhe rezervuarëve të vendit;
b.përshtatjen
ndaj ndryshimeve klimatike në nivel kombëtar dhe/ose lokal; dhe
c.evidentimin
e arritjeve të vendit në këto drejtime duke përdorur metodologji sipas modeleve
të Konventës dhe të BE-së. Shqipëria ka ratifikuar Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuar për Ndryshimet
Klimatike[i],
ku vendi ynë është palë jo-Aneks I, si dhe Protokollin e Kiotos në kuadër të kësaj
konvente. Aktualisht Shqipëria ndodhet në një situatë komplekse lidhur me
harmonizimin e legjislacionit të BE-së për klimën, pasi duke qenë një vend
jo-Aneks 1 nuk ka detyrim për reduktim, ndërkohë që përpjekjet për tu integruar
në BE e afrojnë më shumë me këtë detyrim.
Hartimi i legjislacionit në këtë fushë është një kërkesë e
kohës. Sot ka një thirrje të përgjithëshme në nivel ndërkombëtar për të përgatitur
kuadrin ligjor për cështje të klimës por edhe reagim nga një numër shumë i madh
vendesh, të aneksit i dhe jo-1, të cilat kanë miratuar dhe po vazhdojnë të
miratojnë akte lidhur me ndryshimet klimatike. Një studim i GLOBE (The Global
Legislators Organisation) i kryer në vitin 2015 tregoi që aktualisht 99 vende
kanë 804 akte ligjore dhe politike të miratuara për klimën. Edhe raportet e
fundit të progresit për Shqipërinë theksojnë nevojën për përgatitjen dhe
harmonizimin e legjislacionit në fushën e klimës, i cili është në fazat e para
të përgatitjes.
Raporti i Progresit
për vitin
2013 theksonte se zhvillimi dhe përshtatja e një politike dhe një strategjie
gjithëpërfshirëse në përputhje me kornizën e politikës së BE-së për 2013 mbi
klimën dhe energjinë… Shqipëria duhet të konsiderojë marrjen e
angazhimeve për reduktimin e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë, në pajtim me
ato të BE-së dhe Shteteve Anëtare, me qëllim arritjen në vitin 2015 të
marrëveshjes së klimës së pas-2020-ës…Nevojiten akoma përpjekje për të nxitur kapacitetin monitorues, raportues
dhe verifikues në vend… Ndërgjegjësimi për klimën është i ulët dhe
kërkohet fuqizim i mëtejshëm i bashkëpunimit mes të gjithë aktorëve.
Raporti i Progresit
për vitin 2015 theksonte se harmonizimi me
regulloren e BE-së për një mekanizëm monitorimi dhe raportimi duhet të jetë
prioritet. Ngritja e sistemit për monitorimin, verifikimin dhe raportimin për
shkarkimin e gazeve serrë nuk ka filluar ende.
Kurse Raporti i Progresit
për vitin 2016 theksonte se në vitin në vijim,
vendi duhet në vecanti të përmirësojë kuadrin ligjor dhe politik për mjedisin
dhe klimën… dhe të ngrejë një planifikim strategjik sistematik për ndryshimet
klimatike dhe të ndjekë zbatimin e Marrëveshjes së Parisit për Klimën…. Përpjekje
të tjera duhen bërë për harmonizimin e legjislacionit për substancat
ozon-holluese dhe gazet serrë të florimnuara, si dhe të direktivave për tregëtinë
e shkarkimeve të gazeve serrë dhe ruajtjen gjeologjike të CO2.
Për sa më lart, meqenëse aktualisht nuk ka
një legjislacion specifik që shërben si bazë ligjore
për aktet nënligjore mbi ndryshimet klimatike që kërkohen herë pas here nga
UNFCCC dhe/apo BE, dhe duke vazhduar në traditën e vendosur tashmë për të patur
nga një ligj kuadër për të gjitha cështjet tematike të mjedisit, me mbështetjen
e projektit IBECA të financuar nga IPA 2013, u përgatit fillimisht ky
projekligj kuadër për ndryshimet klimatike. Ai krijon bazën ligjore dhe kuadrin
institucional për plotësimin e detyrimeve të vendit ndaj konventës, vendimeve të
konferencave të palëve, por edhe për përafrimin me Acquis për klimën duke
filluar me aktet e përmendura në Raportin e Progresit për vitet 2013, 2015 dhe
2016.
Paralelisht me hartimin e këtij projektligji po punohet edhe për harmonizimin
e Rregullores 525/2013/EC së BE-së për ngritjen e një mekanizmi për monitorimin
dhe raportimin e shkarkimeve të gazeve serrë dhe të cështjeve të tjera që
lidhen me klimën në nivel kombëtar. Bashkëpunimi ndërinstitucional për zbatimin
e detyrimeve të konventës dhe të Acquis rregullohet me ligj duke përcaktuar
përgjegjësi të qarta për cdo institucion. Dhe ngritja e kapaciteteve reale për
monitorim, raportim dhe verifikim mund të bëhet vetëm mbi baza ligjore të
shëndosha.
Projektligji është hartuar duke përdorur terminologjinë e konventës,
vendimeve të Konferencave të Palëve dhe të Acquis për ndryshimet klimatike. Përmbajtja
e tij është, hartuar duke mbajtur parasysh:
-statusin si vend jo-aneks 1 në Konventë,
kërkesat e konventës, të vendimeve të Konferencave të Palëve dhe të Protokollit
të Kiotos për vendet me këtë status;
- Acquis për ndryshimet klimatike, situatën
aktuale të RSH si një vend kandidat që po punon intensivisht për të filluar negociatat për t’u bërë
vend anëtar i BE-së dhe të përmbushë gjithë kërkesat e BE-së që janë të nevojshme, të mundura dhe që kanë
kuptim në fazën e para-pranimit;
- angazhimin e fundit të RSH përmes
INDC;
Për sa më lart, nga
Direktiva 2003/87/EC që përcakton një skemë për tregtimin e lejeve për shkarkim
të gazeve serrë brenda Komunitetit … dhe amendamentet e saj janë transpozuar vetëm
kërkesat lidhur me monitorimin dhe raportimin. Në këtë moment, duke mos qenë
ende shtet anëtar i BE-së, RSH nuk ka status për të qenë pjesë e kësaj skeme. Për
më tepër që, edhe teknikisht, nuk mund të jemi pjesë e kësaj skeme, pa ngritur
më parë një sistem të shëndoshë, mbështetur në ligj për monitorimin, raportimin
dhe verifikimin e shkarkimeve të gazeve serrë. Tregëtia e shkarkimeve nuk mund
të fillojë pa një system të tillë efektiv dhe të besueshëm. Pjesëmarrja në skemën
e tregtisë së shkarkimeve mund të rregullohet me legjislacion të posacëm pasi sistemi
i monitorimit, raportimit dhe verifikimit të jetë efektiv dhe RSH të jetë bërë
vend anëtar.
[i] Miratuar në Neë York në 9 Maj 1992, dhe hyrë në fuqi për RSH
që në 1 Janar 1995 Projektligji
është i përbërë nga 6 Krerë, 7 seksione,
47 nene dhe 9 Anekse.
Kreu I,
Dispozita të Përgjithshme.
Në këtë kapitull përcaktohet qëllimi i projektligjit, fusha
e zbatimit të tij si dhe përkufizimet dhe parimet themelore.
Kreu II, Zbutja dhe përshtatja është ndarë në 7
seksione. Në 4 seksionet e parë trajtohen vec e vec shkarkimet: e GES nga instalimet e palëvizëshme,
nga sektori i transportit, nga energjia, ndërtimi dhe përdorimi i disa
produkteve. Në seksionin 5 trajtohet përthithja e shkarkimeve nga pyjet dhe
bujqësia dhe kapja dhe depozitimi gjeologjik i shkarkimeve të GES. Në seksionin
e gjashtë trajtohen strategjitë e zbutjes dhe të adaptimit, kurse në seksionin
e shtatë matja, raportimi dhe verifikimi.
Seksioni i parë i kushtohet
shkarkimeve të gazeve serrë nga instalimet e palëvizëshme. Këtu futet për herë
të parë koncepti i lejes së mjedisit që përfshin edhe gazet serrë; informacioni
që kërkohet në një aplikim për leje mjedisi, kushtet që duhet të plotësojë një
aktivitet/operator lidhur me shkarkimet e gazeve serrë për të marrë një leje
mjedisi që i përfshin gazet serrë; kërkesat që i caktohen atij në lejen e
mjedisit për këto shkarkime; kërkesat për monitorim, raportim verifikim të këtyre
shkarkimeve dhe akreditim të verifikuesve. Këto kërkesa burojnë nga Direktiva
2003/87/EC e Parlamentit Europian dhe Këshillit të datës 13 Tetor 2003 për
krijimin e një skeme për tregtinë e lejeve për shkarkimet e gazeve serrë brenda
Komunitetit dhe që amendon Direktivën e Këshillit 96/61/EC; e amenduar si më
lart. Lista e gazeve serrë që mbulohen nga ky projektligj, lista e aktiviteteve
dhe gazeve serrë që janë object i monitorimit, raportimit dhe verifikimit për qëllime
të pjesëmarrjes (potencialisht në të ardhmen) në tregëtinë e shkarkimeve jepen
në anekset i dhe II. Ky seksion së bashku me njw pjesw tw seksionit të dytë
hapin bazën ligjore për Vendime të Këshillit të Ministrave që harmonizojnë kërkesat
me Acquis[i].
Seksioni i dytë në nene të
vecanta i kushtohet shkarkimeve nga sektori i transportit: aviacioni ndërkombëtar,
lundrimi ndërkombëtar dhe transporti rrugor. Lista e aktiviteteve të aviacionit
ndërkombëtar që përjashtohen nga kërkesat e këtij seksioni jepet në aneksin
III. Në këtë seksion hapet baza ligjore për disa Vendime të Këshillit të
Ministrave që harmonizojnë kwrkesat me Acquis[ii].
Seksioni i tretë, në dy nene të vecanta, i kushtohet
shkarkimeve nga sektori i energjisë dhe ndërtimit. Këtu nuk përcaktohen kërkesa
specifike por thjesht i bëhet referencë akteve respective në këtë fushë. Qëllimi
është që projektligji të japë një panoramë sa më të plotë të të gjithë faktorëve
ekonomikë që përmes shkarkimeve të tyre kontribuojnë për ndryshimet klimatike,
por nga ana tjetëer kanë edhe një potencial të lartë për tu përshtatur ndaj
tyre.
Në
seksionin e katërt, në 3 nene të vecantë trajtohen kërkesat
për disa produkte sic janë: -lëndët
djegëse dhe burimet e rinovueshme të energjisë, përfshirë biokarburantet ku
hapet baza ligjore për një VKM[iii]; -substancat
ozon-holluese, të cilat vetëm përmenden për potencialin e tyre për krijimin e efektit
serrë, por lihen të trajtohen me legjislacion të posacëm; dhe për
-gazet
e florinuar, ku hapet baza ligjore për disa VKM që do të sigurojnë harmonizimin
me rregulloret e BEsë në këtë fushë[iv].:
Në
seksionin e pestë në dy nene të vecanta trajtohen pyjet
dhe bujqësia si një nga përthithësit e gazeve serrë dhe depozitimi gjeologjik i
CO2, ku hapet baza ligjore për një VKM që sigurojnë harmonizimin me një
rregullore dhe të Acquis dhe një VKM që transpozon një Direktivë[v].
Në
seksionin e gjashtë, në nene të vecanta trajtohen kërkesat
që duhet të plotëesojë dokumenti Përcaktimi i Kontributit Kombëtar (NDC), i cili
në fakt përcakton objektivin e strategjisë për zbutje, kërkesat që duhet të
plotësojë kjo strategji, si dhe masat zbutëse të përshtatëshme për vendin
(NAMAt), si plane veprimi në zbatim të kërkesave specifike të strategjisë së
zbutjes. Ky seksion përcakton edhe kërkesat për strategjinë për adaptim dhe
planin përkatës të veprimit. Për të dyja strategjitë e referuar në këtë
seksion, ndërmerret qasja e integrimit me strategjitë sektroiale dhe strategjinë
kombëtare për zhvillim dhe integrim. Detajet për secilin dokument jepen në anekset
IV, V, VI dhe VII të projektligjit,
Në
seksionin e shtatë, në tre nene të vecanta, trajtohet
sistemi i matjes, raportimit dhe verifikimit përtej nivelit të operatorit;
hapet baza ligjore për harmonizimin me njw rregullore tw Acquis[vi];
përcaktohet detyrimi për përgatitjen e Komunikimeve Kombëtare 4 vjecare dhe të
Raporteve Azhornuese dyvjecare të tyre. Edhe për këto, kërkesat e detajuara
jepen në anekset VIII dhe IX.
Kreu
III: Autoritetet Kompetente, në 2 nene të vecanta përcakton kuadrin institucional
për zbatimin e kërkesave të këtij ligji dhe koordinimin ndërinstitucional aq të
nevojshmë për cështje të tilla prerëse, sic është klima dhe detyrimet e
ministrive të linjës dhe pushtetit vendor, jo vetëm për të integruar klimën në
politikat e tyre por edhe për t’I zbatuar bashkarisht këto politika dhe për të
bashkëpunuar edhe përtej nivelit kombëtar, në nivel bilateral multilateral dhe ndërkombëtar.
Thelbi i këtij kapitulli, është përcaktimi i Ministrisë
së Mjedisit si pika fokale kombëtare për Konventën e Ndryshimeve Klimatike dhe
si institucioni përgjegjës për koordinimin e përgjithshëm dhe menaxhimin e
sistemit të monitorimit, raportimit dhe verifikimit, përfshirë procesin e përgatitjes
së Komunikimit Kombëtar dhe Raporteve Azhornuese Dyvjecare. Agjencia Kombëtare
e Mjedisit caktohet si autoriteti kombëtar kompetent për ngritjen dhe mbajtjen
e Sistemit Kombëtar të Inventarit të gazeve serrë, si pjesë e Sistemit Të
Informacionit Mjedisor. Ministritë e linjës, institucionet në varësi të tyre,
pushteti vendor, INSTAT dhe Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe
Mjedisit kanë detyrime raoportuese dhe për bashkëpunim me Ministrinë dhe
Agjeninë Kombëtare të Mjedisit deri në përfudnimin
dhe miratimin e dokumentave që kërkohen nga ky projektligj.
KREU
IV: Ndërtimi i kapaciteteve,
edukimi, trajnimi, ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrja e publikut trajton këto cështje në katër nene
të vecanta duke përcaktuar edhe detyrimin e institucionve përgjegjëse.
KREU
V: Investimet dhe
financimet e gjelbërta në katër nene të vecanta. Ketu nga ministritë e
linjës kërkohet që me politikat e tyre të nxisin investime miqësore ndaj
mjedisit dhe klimës, të përfshjnë sektorin privat në përpjekjet për të arritur
objektivat e vendosur në politikën kombëtare për klimën, transferimin e
teknologjive me pak karbon në fusha të caktuara si dhe të përfitojnë nga fondet
kombëtare dhe të nxisin pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare dhe të përfitojnë
financime nga fondet ndërkombëtare për klimën.
KREU
VI: Dispozita
kalimtare dhe të fundit përcakton detyrimet e ministrive të linjës për
menaxhimin e informacionit të kërkuar nga ky ligj, të operatorëve të
instalimeve, të operatorëve të
aviacionit dhe të operatorëve të lundrimit ndërkombëtar në zbatim të seksioneve
dhe neneve përkatës të këtij projektligj; detyrimin e Ministrisë së Mjedisit për
raportim mbi zbatimin e këtij projekligji; aktet nënligjore që duhen përgatitur
në zbatim të tij; aktet që vazhdojnë të kenë fuqi ligjore pas miratimit të tij
dhe shfuqizimet. Nje nen i vecantë i kushtohet kundravajtjeve, të cilat kanë të
bëjnë me mos-respektimin e detyrimeve raportuese të operatorëve të kategorive të
ndryshme sipas kërkesave të këtij ligji në analogji dhe sintoni të plotë me kërkesat
e Ligjit “Për lejet e mjediasit”
Teksti i Projektligjit
shoqërohet nga 9 Anekse:
Aneksi I: Gazet me efekt serrë.
Aneksi
II:
Kategoritë e aktiviteteve dhe GES që i nënshtrohen
kërkesave të këtij ligji.
Aneksi
III: Lista e aktiviteteve të aviacionit që
përjashtohen nga ky ligj.
ANEKSI
IV: Lista
jo-shterruese e cështjeve që duhen trajtuar në dokumentin “Përcaktimi i kontributit
kombëtar të pikësynuar (NDC)”.
ANEKSI
V: Lista
jo-shterruese e cështjeve që duhen trajtuar në dokumentin LCDS.
ANEKSI
VI: Lista
jo-shterruese e cështjeve që duhen trajtuar në dokumentin NAMA.
ANEKSI
VII: Lista
jo-shterruese e cështjeve që duhen trajtuar në dokumentin Strategjia dhe Plani
Kombëtar për Përshtatje (NAP).
ANEKSI
VIII: Lista
jo-shterruese e cështjeve që duhen trajtuar në dokumentin Komunikimi Kombëtar.
ANEKSI
IX: Lista
jo-shterruese e cështjeve që duhen trajtuar në dokumentin BUR.
[i] Rregulloren e
Komisionit 601/2012 të datës 21 Qershor 2012 për monitorimin dhe raportimin e
shkarkimeve të gazeve serrë në zbatim të Direktivës 2003/87/EC…; dhe Rregulloren e Komisionit 600/2012 të datës
21 Qershor 2012 për verifikimin e raporteve të shkarkimeve të gazeve serrë dhe
raporteve në ton-kilometra dhe për akreditimin e verifikuesve në zbatim të
Direktivës 2003/87/EC.
[ii] Rregulloren (EU)
2015/757/ të Parlamentit Europian dhe të Këshillit të datës 29 Prill 2015 për
monitorimin, raportimin dhe verifikimin e shkarkimeve nga transporti detar dhe
që amendon Direktivën 2009/16/EC;
- Rregulloren
e Komisionit (EU) Nr. 1014/2010 të 10 Nëntorit 2010 për monitorimin dhe
raportimin e të dhënave për regjistrimin e automjeteve të reja për pasagjerë në
zbatim të Rregullores (EC) Nr. 443/2009 të Parlamentit Europian dhe të
Këshillit;
-Rregulloren
(EC) Nr.443/2009 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit të datës 23 Prill
2009 që caktojnë standardet e performancës për automjetet e reja për pasagjerë
si pjesë e qasjes së integruar të Komunitetit për të reduktuar shkarkimet e CO2
nga automjetet e lehta;
- Rregulloren
Nr. 510/2011 të Parlamenti Europian dhe të Këshillit të datës 11 Maj 2011 që
cakton standarded e performancës për shkarkimet nga automjetet e lehta të reja
për tregti si pjesë e qasjes së integruar të Unionit për të reduktuar
shkarkimet e CO2 nga automjetet e lehta;
- Direktiva
1999/94/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e datës 13 Dhjetor 1999 në
lidhje me disponibilitetin e informcaionit për konsumatorin mbi ekonominë e
lëndëve djegëse dhe shkarkimet e CO2 gjatë marketimit të automjeteve të reja
për pasagjerë;
- Udhëzuesit
për përdorim vullnetar të Indikatorit të Eficencës së Përdorimit tëEnergjisë në
Anije (EEOI),
MEPC.1/Circ.684, 2009;-
Udhëzuesin
e vitit 2012 për Zhvillimin e Planit të Menaxhimit të Eficencës së Energisë në
Anije (SEEMP),
MEPC.213(63);
- Direktivën
2009/30/EC të Parlamentit Europian dhe të Këshillit të datës 23 Prill 2009 që
amendon Direcktivën 98/70/Ec për specifikimin e benzinës, diezelit dhe gazoilit
dhe futjen e një mekanizmi për monitorimin dhe reduktimin e shkarkimeve të
gazeve serrë dhe amendimin e Direktivës së Këshillit 1999/32/EC përsa i takon
specifikimit të lëndëve djegëse që përdoren në mjetet e lundrimit në rrugët
ujore në tokë dhe që shfuqizon Direktivën 93/12.EEC
[iii]
që transpozon Direktivën 2009/30/EC të Parlamentit Europian dhe të Këshillit të
datës 23 Prill 2009 që amendon Direcktivën 98/70/Ec për specifikimin e
benzinës, diezelit dhe gazoilit dhe futjen e një mekanizmi për monitorimin dhe
reduktimin e shkarkimeve të gazeve serrë dhe amendimin e Direktivës së
Këshillit 1999/32/EC përsa i takon specifikimit të lëndëve djegëse që përdoren
në mjetet e lundrimit në rrugët ujore në tokë dhe që shfuqizon Direktivën
93/12.EEC
[iv] Rregulloren (EC) Nr.842/2006 të Parlamentit Europian dhe të
Këshillit të datës 17 Maj 2006 për disa gaze serrë të florinuar
- Rregulloren e Komisionit (EC)
Nr.308/2008 të datës 2 Prill 2008 që ngre në zbatim të Rregullores (EC) Nr.
842/2006 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, formatin për njoftimin e
trajnimit dhe programet e certifikimit të Shteteve Antare
- Rregulloren e Komisionit (EC)
Nr.1493/2007 të datës 17 Dhjetor 2007 që përcakton, në zbatim të Rregullores
(EC) Nr. 842/2006 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, formatin e raportit
që dorëzohet nga prodhuesit, importuesit dhe eksportuesit e disa GES të
florinuar
- Rregulloren e Komisionit (EC)
Nr.303/2008 të datës 2 Prill 2008 që përcakton, në zbatim të Rregullores (EC)
Nr. 842/2006 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, kërkesat dhe kushtet
minimale për njohjen
reciproke të certifikimit të kompanive dhe personelit për paisjet e palvizëshme për ftohjen, kondicionimin e ajrit,
dhe pompat e nxehtësisë që përmbajnë disa GES të florinuara;
- Rregulloren e Komisionit (EC)
Nr.304/2008 të datës 2 Prill 2008 që përcakton, në zbatim të Rregullores (EC)
Nr. 842/2006 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, kërkesat dhe kushtet
minimale për njohjen
reciproke të certifikimit të kompanive dhe personelit për sistemet
e palëvizëshme për mbrojtjen nga zjarri dhe zjarrfikësit që përmbajnë disa GES të florinuara;
- Rregulloren e Komisionit (EC) Nr. 305/2008 të
datës 2 Prill 2008 që përcakton, në zbatim të Rregullores (EC) Nr. 842/2006 të
Parlamentit Europian dhe të Këshillit, kërkesat dhe kushtet minimale për njohjen reciproke
të certifikimit të personelit për rikuperimin/kapjen
e disa GES të florinuara nga kabinat e tensionit të lartë;
-Rregulloren e Komisionit (EC) Nr. 306/2008 të
datës 2 Prill 2008 që përcakton, në zbatim të Rregullores (EC) Nr. 842/2006 të
Parlamentit Europian dhe të Këshillit, kërkesat dhe kushtet minimale për njohjen reciproke
të certifikimit të personelit për rikuperimin/kapjen nga paisjet të disa solventëve me bazë GES të
florinuara; - Rregulloren e Komisionit (EC) Nr. 307/2008 të
datës 2 Prill 2008 që përcakton, në zbatim të Rregullores (EC) Nr. 842/2006 të
Parlamentit Europian dhe të Këshillit, kërkesat minimale për programet e trajnimit dhe kushtet për njohjen
reciproke të atestimeve të trajnimit për personelin esistemeve të kondicionimit
të ajrit në disa automjete që përmbajnë disa GES të florinuara
- Rregulloren e Komisionit (EC)
Nr.1494/2007 të datës 17 Dhjetor 2007 që përcakton,
në zbatim të Rregullores (EC) Nr. 842/2006 të Parlamentit Europian dhe të
Këshillit, formatin e etiketave dhe kërkesa të
tjera për etiketat e produkteve dhe paisjeve që përmbajnë disa GES të
florinuara;
-Rregulloren e Komisionit (EC)
Nr.1494/2007 të datës 18 Dhjetor 2007 që përcakton,
në zbatim të Rregullores (EC) Nr. 842/2006 të Parlamentit Europian dhe të
Këshillit, kërkesat
standard për kontrollin e rrjedhjeve për sistemet e palëvizëshme të mbrojtjes nga zjarri që përmbajnë
disa GES të florinuara;
- Rregulloren e Komisionit (EC) Nr. 1516/2007 të
datës 19 Dhjetor 2007 që përcakton, në zbatim të Rregullores (EC) Nr. 842/2006
të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, kërkesat standard për kontrollin e
rrjedhjeve për sistemet e palëvizëshme të ftohjes, kondicionimit të ajrit dhe paisjeve
me pompa nxehtësie që përmbajnë disa GES të florinuara.
-Direktivën 2006/40/EC të Parlamentit
Europian dhe të Këshillit të datës 17 Maj 2006 për shkarkimet nga sistemet e
kondicionimit në automjete dhe që amendon Direktivën e Këshillit 70/156/EEC
[v]
Vendimin Nr. 529/2013/EU të Parlamentit Europian dhe të Këshillit për rregullat
e llogaritjes së shkarkimet e gazeve serrë dhe përthithjen e tyre si rezultat i
aktiviteteve që lidhen me përdorimin e tokës, ndryshimin e përdorimit të tokës
dhe pylltarisë dhe për informacionin mbi masat që lidhen me ato aktivitete….
dhe
Direktivën 2009/31/EC të Parlamentit Europian
dhe të Këshillit të datës 23 Prill 2009 për depozitimin gjeologjik të dioksidit
të karbonit dhe që amendon Directën e Këshillit 85/337/EEC, Direktivat e
Parlamentit Europian dhe të Këshillit 2000/60/EC, 2001/80/EC, 2004/35/EC,
2006/12/EC, 2008/1/EC dhe Rregulloren (EC) Nr.1013/2006….
[vi] Rregulloren e 525/2013/EC së BE-së për
ngritjen e një mekanizmi për monitorimin dhe raportimin e shkarkimeve të gazeve
serrë dhe të cështjeve të tjera që lidhen me klimën në nivel kombëtar dhe ë
Unionit.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim