Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1848
|
Statusi: Konsultim i hapur
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
P R O J E K T L I GJ
Nr. ___, datë ____.____.2020
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8743, DATË 22.02.2001, “PËR PRONAT E PALUAJTSHME TË SHTETIT”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 41, 78 dhe 83 pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
Në ligjin nr.8743, dt.22.02.2001, “Për pronat e paluajtshme të Shtetit”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2 shtohet gërma “ç” me këtë përmbajtje:
“ç) “bregu i detit” është sipërfaqja e tokës përgjatë detit, me gjerësi dhe kufi të përcaktuar sipas legjislacionit “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, e cila është pronë publike e patjetërsueshme.”
Neni 2
Në nenin 3, në gërmën “a” të pikës 1, pas shprehjes “vija bregdetare për të hyrë në tokë” shtohet shprehja “bregu i detit”.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETARI I KUVENDIT
GRAMOZ RUCI
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim