Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 770
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
P R O J E K T V E N D I M
Nr.____, datë _____2021
“PËR MIRATIMIN E LISTËS SË SUBSTANCAVE KANDIDATE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 21, të ligjit nr. 27/2016, datë 17.03.2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave,
VENDOSI:
1. Miratimin e Listës së Substancave Kandidate, sipas Shtojcës I, bashkëlidhur këtij vendimi, substancat e rrezikshme të së cilës janë kandidate për t’u futur në listën e substancave me rrezikshmëri shumë të lartë për shëndetin e njeriut dhe mjedisin (lista SVHC).
2. Lista përditësohet bazuar në Listën e rishikuar të substancave kandidate të Bashkimit Evropian.
3. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe institucionet në varësi të tyre për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas një viti nga botimi në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi RAMA
MINISTRI PROPOZUES
Blendi KLOSI
Grupet e interesit, ekspertet e fushes, qytetaret, jane te lutur te dergojne komentet/mendimet e tyre ne adresen Rovena.Agalliu@turizmi.gov.al, deri ne daten 05 Mars 2021.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim