Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1113
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
KËSHILLI I MINISTRAVE
VENDIM
PËR
SHPALLJEN “PARK NATYROR” TË EKOSISTEMIT NATYROR
“LIQENI I ULZËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2 të nenit 10, pikës 4 të nenit 12 dhe nenit të Ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Shpalljen “Park Natyror” (kategoria e IV e zonave të mbrojtura) të ekosistemit natyror “Liqeni i Ulzës”, me sipërfaqe 4205.15 ha, sipas hartës bashkëngjitur në Shtojcën 1, dhe sipas tabelës së koordinatave në Shtojcën 2, bashkëlidhur këtij vendimi dhe që janë pjesë përbërëse e tij.
2. Kjo zonë përfshin sipërfaqe me pyje, bujqësore, shkurre, inproduktive dhe sipërfaqe ujore. Mbulesa e tokës brenda sipërfaqes së Parkut Natyror “Liqeni i Ulzës”, jepet sipas Tabelës 1, si më poshtë:
Tabela 1. Sipërfaqja e PN-së, e përshkruar sipas mbulesës.
Mbulesa
Sip. në ha
Përqindja
Pyje
1879.7
44.7000
Sipërfaqe heterogjene bujqësore
372.5
8.8582
Siperfaqe ujore
969
23.0432
Sipërfaqe pa/ose me vegjetacion te pakët
20
0.4756
Urbane
24.35
0.5791
Shkurre& Bimësi barishtore
939.6
22.3440
Total
4205.15
100
3. Parku Natyror “Liqeni i Ulzës” dhe zona përreth tij, ndahet në dy nënzona ruajtje e administrimi, si më poshtë vijon:
a) Nënzona Qëndrore, me sipërfaqe 1523.25 (një mijë e pesëqind e njëzetë e tre presje njëzetë e pesë) ha, e shënuar në hartë me ZQ.
Kjo nënzonë përfshin habitatet kryesore pyjore, shkurresh dhe përcaktohet si zonë me vlera të larta e të rralla për trashëgiminë natyrore e biodiversitetin dhe në të zbatohet shkalla e më lartë e mbrojtjes, që siguron një territor të pashqetësuar. Në këtë nënzonë lejohen kërkimi shkencor, zhvillimi i veprimtarive ekoturistike të lira në natyrë.
b) Nënzona e Përdorimit Tradicional dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, me sipërfaqe 2681.9 (dy mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e një presje nëntë) ha, e shënuar në hartë me ZPTQ.
Kjo nënzonë përfshin tokat pyjore, bujqësore e kullotat, dhe territore ujore, ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive tradicionale si punime për shëndetësimin e pyjeve, aktivitete bujqësore, kullotja, grumbullimi dhe kultivimi i bimëve mjekësore e aromatike, me përdorim të balancuar të tyre dhe nuk lejohen ndërtimet e veprimtaritë ekonomike që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes natyrore të ekosistemit natyror.
Në nënzonën e përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm, zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, që siguron një territor me ndikim të ulët dhe kontroll të veprimtarive ekonomike, sociale, agrobiznesit, argëtuese, sportive e ekoturistike, ndërtimi i infrastrukturës sipas planeve të zhvillimit urban e turistik të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), të cilat nuk cënojnë integritetin ekologjik të ekosistemit natyror dhe respektojnë funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike dhe ato të peizazhit natyror e kulturor.
Zonimi dhe sipërfaqet në Parkun Natyror “Liqeni i Ulzës” dhe zonën përreth tij jepen në Tabelën 2.
Tabela 2. Zonimi i brendshëm i PN-së.
Zonimi
Sip. në ha
Përqindja
Zona qëndrore
1523.25
36.23
Zona e përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm
2681.9
63.79
Totali
4205.15
100.0
4. Aktivitetet shfrytëzuese të burimeve natyrore, të cilat ndodhen brenda territorit të Parkut Natyror dhe që janë pajisur me leje mjedisore dhe/ose vendim të KKT-së deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, do të lejohet të vazhdojnë ushtrimin e aktivitetit, nëse përmbushin kushtet e parashikuaranga Ligji nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”.
5. Zonat urbane brenda perimetrit të zonave të mbrojtura, të identifikuara në Vendimin nr. 10, datë 28.12.2020 në Këshillin Kombëtar të Territorit, do të jenë pjesë e Planit të Menaxhimit të zonës së mbrojtur, duke u harmonizuar me rregullat e parashikuara nga Planet e Përgjithshme Vendore dhe Planet e Detajuara Urbane të miratuara.
6. Ministria përgjegjëse për zonat e mbrojtura, në bashkëpunim me ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, shoqërinë civile dhe me pronarët privatë, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur, miraton Planin e Menaxhimit të Parkut Natyror dhe objektivat e ruajtjes së zonës, të hartuar nga specialistët e fushës në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura brenda dy vitesh, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
7. Administrata e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Dibër kryen funksionet menaxhuese të Parkut Natyror “Liqeni i Ulzës” dhe zonës përreth tij.
8. Ngarkohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe organet përkatëse të qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
EDI RAMA
SHTOJCA 1
SHTOJCA 2
Pika
X
Y
Pika
X
Y
Pika
X
Y
1
494836.8
4617659.4
51
488714.7
4612590
101
493886.5
4618197
2
494955
4617625.2
52
488114.4
4612701
102
493980.4
4618132
3
495119.5
4617577.8
53
487575.9
4612801
103
494152.6
4618027
4
495327
4617499.5
54
487361.7
4612904
104
494261.6
4617936
5
495548.5
4617381.4
55
487532.1
4613066
105
494518.6
4617813
6
495739.1
4617166.9
56
487502.4
4613342
106
494836.8
4617659
7
495868.7
4616899.1
57
487340.8
4613591
8
496146.8
4616671.9
58
486930.5
4613628
9
496129.1
4616458.9
59
487085.5
4613998
10
495970.5
4616335.1
60
487042
4614277
11
495809.8
4616118.2
61
487197.3
4614489
12
495684.3
4615962.5
62
486946.9
4614540
13
495575.1
4615758
63
486701.2
4615171
14
495532.6
4615677.6
64
486449.2
4615618
15
495496.7
4615603.4
65
486253.6
4615963
16
495364.9
4615332.5
66
486157.3
4616304
17
495092.4
4614765.5
67
485888.9
4616724
18
494767.7
4614087.4
68
485899.9
4616874
19
494568.5
4613781.9
69
485899.3
4617088
20
494482.5
4613647.8
70
485935.7
4617326
21
494032.8
4613504.2
71
485980.4
4617547
22
493719.7
4613404
72
486048.1
4617854
23
493294.6
4613369.4
73
486185.9
4618126
24
492895.4
4613662.2
74
486306.6
4618371
25
492758.6
4613760.3
75
486829.9
4618556
26
492020.3
4613817.4
76
487176.2
4618609
27
491779.6
4614080.2
77
487406.8
4618503
28
491842
4614225.4
78
487608.1
4618228
29
491696.7
4614251.2
79
487642
4617998
30
491549.9
4614381.5
80
488149.7
4617906
31
491514.4
4614161
81
488297.6
4617657
32
491491.1
4614050.9
82
488578.5
4617554
33
491463.5
4613917.8
83
488983.6
4617704
34
491320.1
4613757.7
84
489767
4617819
35
491318
4613915.6
85
490012.9
4617882
36
491142.9
4614098.8
86
490424.9
4617985
37
490922.4
4613736.1
87
490859.7
4618070
38
490796.2
4613235.9
88
491200
4618271
39
490461.2
4613654.3
89
491299.2
4618364
40
490343.5
4613508.7
90
491527.1
4618580
41
490209.7
4613663
91
492161.3
4618692
42
490093.4
4613426.2
92
492292.1
4618708
43
489895.6
4613303.5
93
492412.7
4618735
44
489804.5
4613127.9
94
492585
4618711
45
489715.3
4612971.8
95
492729.5
4618634
46
489543.2
4613035.4
96
492981.8
4618571
47
489390.4
4613496.4
97
493183.1
4618466
48
489103.3
4613295.1
98
493393.9
4618378
49
488856.1
4612961.3
99
493687.7
4618301
50
488845.1
4612723
100
493768.2
4618248
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim