Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 900
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
R E P U B L I K A E SH Q I P Ë R I S Ë
KËSHILLI I MINISTRAVE
VENDIM
PËR
MIRATIMIN E NDRYSHIMIT NË SIPËRFAQE TË EKOSISTEMIT NATYROR, “CANGONJ”
SHPALLUR “REZERVAT NATYROR I MENAXHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 36 të Ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, me propozim të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e ndryshimit në sipërfaqe të ekosistemit natyror “Cangonj”, shpallur “Rezervat Natyror i Menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 250 ha në 250.3 ha, sipas hartës bashkëngjitur në Shtojcën 1, dhe sipas tabelës së koordinatave në Shtojcën 2, bashkëlidhur këtij vendimi dhe që janë pjesë përbërëse e tij.
2. Zona brenda këtij ekosistemit natyror përfshin sipëfaqe me pyje, sipërfaqe heterogjene bujqësore, shkurre, bimë barishtore dhe kullota. Mbulesa e tokës brenda sipërfaqes së Rezervatit Natyror të Menaxhuar “Cangonj”, jepet në Tabelën 1 të këtij vendimi, si më poshtë vijon:
Tabela 1. Sipërfaqja e RNM-së, e përshkruar sipas mbulesës.
Mbulesa
Sip. në ha
Përqindja
Pyje
162.01
64.73
Sipërfaqe heterogjene bujqësore
0.12
0.05
Kullota
6.13
2.45
Shkurre & bimësi barishtore
82.01
32.76
Total
250.3
100.0
3. Rezervati Natyror i Menaxhuar “Cangonj” ndahet në një nënzone ruajtje e administrimi, si më poshtë vijon:
a) Nënzona e Përdorimit Tradicional dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, me sipërfaqe 250.3 (dyqind e pesëdhjetë presje tre) ha, e shënuar në hartë me ZPTQ.
Kjo nënzonë përfshin tokat pyjore, bujqësore e kullotat, ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive tradicionale si punime për shëndetësimin e pyjeve, aktivitete bujqësore, kullotja, grumbullimi dhe kultivimi i bimëve mjekësore e aromatike, me përdorim të balancuar të tyre dhe nuk lejohen ndërtimet e veprimtaritë ekonomike që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes natyrore të ekosistemit natyror. Në nënzonën e përdorimit tradicional dhe përdorimit të qëndrueshëm, zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, që siguron një territor me ndikim të ulët dhe kontroll të veprimtarive ekonomike, sociale, agrobiznesit, argëtuese, sportive e ekoturistike, ndërtimi i infrastrukturës sipas planeve të zhvillimit urban e turistik të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), të cilat nuk cenojnë integritetin ekologjik të ekosistemit natyror dhe respektojnë funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike dhe ato të peizazhit natyror e kulturor.
Zonimi dhe sipërfaqet në Rezervatin Natyror të Menaxhuar “Cangonj” jepet në Tabelën 2.
Tabela 2. Zonimi i brendshëm i RNM-së.
Zonimi
Sip. në ha
Përqindja
Zona e përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm
250.3
100
Totali
250.3
100.00
4. Aktivitetet shfrytëzuese të burimeve natyrore, të cilat ndodhen brenda territorit të Rezervatit Natyror i Menaxhuar dhe që janë pajisur me leje mjedisore dhe/ose vendim të KKT-së deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, do të lejohet të vazhdojnë ushtrimin e aktivitetit, nëse përmbushin kushtet e parashikuara nga Ligji nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”.
5. Zonat urbane brenda perimetrit të zonave të mbrojtura, të identifikuara në Vendimin nr. 10, datë 28.12.2020 në Këshillin Kombëtar të Territorit, do të jenë pjesë e Planit të Menaxhimit të zonës së mbrojtur duke u harmonizuar me rregullat e parashikuara nga Planet e Përgjithshme Vendore dhe Planet e Detajuara Urbane të miratuara.
6. Ministria përgjegjëse për zonat e mbrojtura, në bashkëpunim me ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, shoqërinë civile dhe me pronarët privatë, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur, miraton Planin e Menaxhimit të Rezervatit Natyror të Menaxhuar dhe objektivat e ruajtjes së zonës, të hartuar nga specialistët e fushës në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura brenda dy vitesh, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
7. Administrata e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Korçë kryen funksionet menaxhuese të Rezervatit Natyror të Menaxhuar “Cangonj”.
8. Me hyrjen në fuqi të këtij Vendimi, Rregullorja nr. 1, datë 27.07.1977 e Ministrisë së Bujqësisë, “Për shpalljen Rezervat Natyror i Menaxhuar, Cangonj”, shfuqizohet.
9. Ngarkohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe organet përkatëse të vetqeverisjes vendore, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
EDI RAMA
SHTOJCA 1
SHTOJCA 2
Pikat
X
Y
Pikat
X
Y
1
577785.6
4505828
51
575790.5
4505191
2
577821.2
4505763
52
575717.9
4505247
3
577821.8
4505703
53
575672
4505308
4
577830.4
4505561
54
575743.5
4505527
5
577839.6
4505518
55
575800.1
4505571
6
577841.9
4505467
56
575856.8
4505660
7
577840.7
4505424
57
575885.8
4505765
8
577782
4505385
58
575857.4
4505832
9
577730.7
4505360
59
575921.1
4505964
10
577660.9
4505326
60
575981.1
4506044
11
577605.7
4505289
61
576102.5
4506074
12
577551.9
4505274
62
576312.5
4506121
13
577490.3
4505201
63
576392.6
4506113
14
577420.1
4505166
64
576530.4
4506106
15
577363
4505139
65
576650.7
4506139
16
577300.8
4505095
66
576711.5
4506135
17
577280.5
4505046
67
576761
4506144
18
577233.2
4504999
68
576860.8
4506163
19
577168.1
4504989
69
576925.2
4506155
20
577117.5
4504997
70
577010.7
4506139
21
577079.7
4504987
71
577106.6
4506115
22
577044.7
4504981
72
577210.6
4506146
23
576982.2
4504971
73
577275.7
4506125
24
576941.9
4504928
74
577485.6
4506023
25
576870
4504897
75
577645.4
4505928
26
576767.9
4504926
76
577686
4505872
27
576556.7
4504988
77
577785.6
4505828
28
576515.5
4504971
29
576516.3
4504970
30
576604.4
4504928
31
576697.4
4504854
32
576925.5
4504767
33
576996.4
4504720
34
577101.2
4504683
35
577134.6
4504642
36
577132.4
4504595
37
577110
4504519
38
577070.6
4504462
39
576983.4
4504402
40
576912.7
4504356
41
576732.1
4504328
42
576626.5
4504359
43
576542.4
4504410
44
576430.7
4504447
45
576335.9
4504518
46
576163.3
4504701
47
576050.4
4504843
48
575967.9
4504953
49
575919.4
4505061
50
575924.6
4505065
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim