Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 855
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
R E P U B L I K A E SH Q I P Ë R I S Ë
KËSHILLI I MINISTRAVE
VENDIM
PËR
MIRATIMIN E NDRYSHIMIT NË SIPËRFAQE TË EKOSISTEMIT NATYROR
“DARDHË –XHYRË”
SHPALLUR “REZERVAT NATYROR I MENAXHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 36 të Ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, me propozim të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e ndryshimit në sipërfaqe të ekosistemit natyror “Dardhë - Xhyrë”, shpallur “Rezervat Natyror i Menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura), nga 400 ha në 400.3 ha, sipas hartës bashkëngjitur në Shtojcën 1, dhe sipas tabelës së koordinatave në Shtojcën 2, bashkëlidhur këtij vendimi dhe që janë pjesë përbërëse e tij.
2. Zona brenda këtij ekosistemit natyror përfshin pyje, sipërfaqe heterogjene bujqësore, sipërfaqe pa/ose me vegjetacion të pakët, shkurre dhe bimësi barishtore. Mbulesa e tokës brenda sipërfaqes së Rezervatit Natyror të Menaxhuar “Dardhë - Xhyrë”, jepet në Tabelën 1 të këtij vendimi, si më poshtë vijon:
Tabela 1. Sipërfaqja e RNM-së, e përshkruar sipas mbulesës.
Mbulesa
Sip. në ha
Përqindja
Pyje
257.9
64.44
Sipërfaqe heterogjene bujqësore
1.8
0.46
Sipërfaqe pa/ose me vegjetacion të pakët
138.2
34.5
Shkurre & Bimësi barishtore
2.4
0.60
Total
400.3
100.00
3. Rezervati Natyror i Menaxhuar “Dardhë - Xhyrë” ndahet në një nënzone ruajtje e administrimi, si më poshtë vijon:
a) Nënzona e Përdorimit Tradicional dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, me sipërfaqe 400.3 (katërqind presje tre) ha, e shënuar në hartë me ZPTQ.
Kjo nënzonë përfshin tokat pyjore, bujqësore ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive tradicionale si punime për shëndetësimin e pyjeve, aktivitete bujqësore, kullotja, grumbullimi dhe kultivimi i bimëve mjekësore e aromatike, me përdorim të balancuar të tyre dhe nuk lejohen ndërtimet e veprimtaritë ekonomike që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes natyrore të ekosistemit natyror. Në nënzonën e përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm, zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, që siguron një territor me ndikim të ulët dhe kontroll të veprimtarive ekonomike, sociale, agrobiznesit, argëtuese, sportive e ekoturistike, ndërtimi i infrastrukturës sipas planeve të zhvillimit urban e turistik të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), të cilat nuk cenojnë integritetin ekologjik të ekosistemit natyror dhe respektojnë funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike dhe ato të peizazhit natyror e kulturor.
Zonimi dhe sipërfaqet në Rezervatin Natyror i Menaxhuar “Dardhë - Xhyrë”, jepet në Tabelën 2.
Tabela 2. Zonimi i brendshëm i RNM-së
Zonimi
Sip. ha
Përqindja
Zona e përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm
400.3
100
Totali
400.3
100,00
4. Aktivitetet shfrytëzuese të burimeve natyrore, të cilat ndodhen brenda territorit të Rezervatit Natyror i Menaxhuar dhe që janë pajisur me leje mjedisore dhe/ose vendim të KKT-së deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, do të lejohet të vazhdojnë ushtrimin e aktivitetit nëse përmbushin kushtet e parashikuara nga Ligji nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”.
5. Zonat urbane brenda perimetrit të zonave të mbrojtura, të identifikuara në Vendimin nr. 10, datë 28.12.2020 në Këshillin Kombëtar të Territorit, do të jenë pjesë e Planit të Menaxhimit të zonës së mbrojtur duke u harmonizuar me rregullat e parashikuara nga Planet e Përgjithshme Vendore dhe Planet e Detajuara Urbane të miratuara.
6. Ministria përgjegjëse për zonat e mbrojtura, në bashkëpunim me ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, shoqërinë civile dhe me pronarët privatë, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur, miraton Planin e Menaxhimit të Rezervatit Natyror të Menaxhuar dhe objektivat e ruajtjes së zonës, të hartuar nga specialistët e fushës në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura brenda dy vitesh, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
7. Administrata e Zonës së Mbrojtur të Qarkut Elbasan kryen funksionet menaxhuese të Rezervatit Natyror të Menaxhuar “Dardhë - Xhyrë”.
8. Me hyrjen në fuqi të këtij Vendimi, Vendimi nr. 102, datë 15.01.1996 i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen Rezervat Natyror i Menaxhuar, Dardhë - Xhyrë”, shfuqizohet.
9. Ngarkohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe organet përkatëse të vetqeverisjes vendore, për zbatimin e këtij vendimi
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
EDI RAMA
SHTOJCA 1
SHTOJCA 2
Pikat
X
Y
Pikat
X
Y
Pikat
X
Y
1
530556.7
4553098.1
51
534759
4547836
101
532633.5
4550562
2
530707.2
4552898.7
52
534586.2
4548055
102
532731.8
4550526
3
530801.6
4552743.7
53
534516.9
4548161
103
532848.2
4550525
4
530850.5
4552630.5
54
534225.6
4547961
104
532898.9
4550491
5
530996.7
4552461.5
55
534084.6
4547882
105
532966.1
4550397
6
530991.3
4552239.2
56
534067.9
4547985
106
533150.1
4550272
7
530881
4552161.2
57
534037.5
4548093
107
533298
4550182
8
530765
4552130.8
58
534052.1
4548342
108
533377.9
4550136
9
530659.3
4552119
59
534012.8
4548383
109
533484.6
4550060
10
530571.7
4552139.1
60
533998.2
4548466
110
533585.6
4550022
11
530542.8
4552235.4
61
533911.7
4548545
111
533657.8
4549956
12
530517.1
4552286.7
62
533863.5
4548684
112
533756.3
4549902
13
530469.1
4552315.2
63
533758.7
4548838
113
533860.3
4549840
14
530499.4
4552442.6
64
533710.8
4548939
114
533914.1
4549761
15
530366.3
4552512.5
65
533506.7
4548948
115
533946.9
4549663
16
530224.3
4552439.4
66
533384.3
4549099
116
533979.3
4549608
17
530196.2
4552579.3
67
533373.7
4549180
117
534040.1
4549504
18
530293.3
4552651.9
68
533322.4
4549242
118
534083.3
4549428
19
530299.3
4552821.3
69
533249.2
4549348
119
534145.4
4549312
20
530316.2
4552961.7
70
533207.4
4549439
120
534214.7
4549273
21
530165.1
4552983.8
71
533165.6
4549520
121
534257.8
4549202
22
530116.3
4552974
72
533039.7
4549647
122
534340.2
4549172
23
530004.7
4553012.4
73
532883.1
4549740
123
534402.2
4549072
24
529923.9
4553138.5
74
532736
4549816
124
534419
4548990
25
529814.5
4553221.9
75
532713.8
4549908
125
534453.8
4548956
26
529694.4
4553305.2
76
532649.8
4549947
126
534478.3
4548901
27
529691.9
4553407
77
532577.5
4550026
127
534566.2
4548849
28
529797.2
4553453.2
78
532521.4
4550068
128
534644.5
4548830
29
529902.5
4553502
79
532457.4
4550114
129
534740.2
4548786
30
530007.7
4553558.8
80
532390.6
4550169
130
534775.1
4548741
31
530144.7
4553613.3
81
532274.4
4550260
131
534809.7
4548723
32
530255.5
4553641
82
532186.5
4550294
132
534816.4
4548604
33
530332.2
4553641.9
83
532113.5
4550389
133
534920.8
4548500
34
530394
4553560.6
84
531859.6
4550491
134
535065.7
4548324
35
530476.9
4553482.2
85
531657
4550608
36
530493.6
4553413.6
86
531562.3
4550727
37
530449.9
4553304.6
87
531470.9
4550894
38
530437.1
4553267.4
88
531437.9
4551060
39
530478.1
4553146.2
89
531327.5
4551195
40
530556.7
4553098.1
90
531254.8
4551432
41
535065.7
4548324
91
531381.9
4551536
42
535229.1
4548143.3
92
531494.2
4551572
43
535302
4548022.4
93
531595.6
4551548
44
535393.3
4547901.7
94
531605
4551410
45
535255.1
4547725.5
95
531709.6
4551277
46
535155.1
4547676.7
96
531861.6
4551079
47
535044.6
4547619.9
97
532026.2
4550964
48
534984.4
4547568.9
98
532111
4550860
49
534938.8
4547621.3
99
532181
4550774
50
534879.9
4547681.5
100
532435.4
4550635
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim