Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1626
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
KËSHILLI I MINISTRAVE
VENDIM
PËR
MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË STATUSIT DHE TË SIPËRFAQES TË EKOSISTEMIT UJOR/TOKËSOR “RRUSHKULL”
NGA “REZERVAT NATYROR I MENAXHUAR”
NË “PEIZAZH I MBROJTUR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, pikës 2 të nenit 8, të pikës 1 nenit 35 dhe nenit 36 të Ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, me propozim të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e ndryshimit të statusit të ekosistemit ujor/tokësor “Rrushkull” nga “Rezervat Natyror i Menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura) në “Peizazh i Mbrojtur” (kategoria V e zonave të mbrojtura).
2. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes të këtij ekosistemi, nga 650.0 ha, në 579.5 ha, sipas hartës bashkëngjitur në Shtojcën 1 dhe sipas kufirit të paraqitur sipas tabelës së koordinatave në Shtojcën 2, bashkëlidhur dhe që janë pjesë e këtij vendimi.
3. Kjo zonë përfshin sipërfaqe me pyje, bujqësore, heterogjene bujqësore, shkurre, kënetore, inproduktive dhe ujore detare. Mbulesa e tokës brenda sipërfaqes së Peizazhit të Mbrojtur “Rrushkull”, jepet në Tabelën 1 më poshtë:
Tabela 1. Sipërfaqja e PM-së, e përshkruar sipas mbulesës.
Mbulesa
Sip. në ha
Përqindja
Bujqësore
22.6
3.9
Pyje
297.0
51.3
Sipërfaqe heterogjene bujqësore
0.9
0.2
Sipërfaqe ujore detare
2.5
0.4
Sipërfaqe kënetore
253.7
43.8
Sipërfaqe pa/ose me vegjetacion të pakët
2.8
0.5
Total
579.5
100.0
4. Peizazhi i Mbrojtur “Rrushkull” ka një nënzonë ruajtjeje e administrimi, si më poshtë vijon:
a) Nënzona e Rekreacionit me sipërfaqe 579.5 (pesëqind e shtatëdhjetë e nëntë presje pesë) ha, e shënuar në hartë me ZR.
Në këtë zonë përfshihen pjesët e habitateve pyjore dhe ujorë. Në të zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes, që siguron një territor me ndikim të ulët dhe kontroll të veprimtarive turistik, si mundësi shëtitje në natyrë, shërbime turistike në mënyrë të tillë që respektojnë funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat e tij ekologjike dhe ato të peizazhit natyror, në mbështetje të studimeve urbanistike të miratuar nga KKT-ja.
Zonimi dhe sipërfaqet në Peizazhin e Mbrojtur “Rrushkull” jepen në Tabelën 2.
Tabela 2. Zonimi i brendshëm i PM-së.
Zonimi
Sipërfaqe ha
Përqindja
Zona e rekreacionit
579.5
100
Totali
579.5
100.00
5. Aktivitetet shfrytëzuese të burimeve natyrore, të cilat ndodhen brenda territorit të Peizazhit të Mbrojtur dhe që janë pajisur me leje mjedisore dhe/ose vendim të KKT-së deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, do të lejohet të vazhdojnë ushtrimin e aktivitetit nëse përmbushin kushtet e parashikuara nga Ligji nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”.
6. Zonat urbane brenda perimetrit të zonave të mbrojtura, të identifikuara në Vendimin nr. 10, datë 28.12.2020 në Këshillin Kombëtar të Territorit, do të jenë pjesë e Planit të Menaxhimit të zonës së mbrojtur duke u harmonizuar me rregullat e parashikuara nga Planet e Përgjithshme Vendore dhe Planet e Detajuara Urbane të miratuara.
7. Ministria përgjegjëse për zonat e mbrojtura, në bashkëpunim me ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, shoqërinë civile dhe me pronarët privatë, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur, miraton Planin e Menaxhimit të Peizazhit të Mbrojtur dhe objektivat e ruajtjes së zonës, të hartuar nga specialistët e fushës në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura brenda dy vitesh, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
8. Administrata e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Durrës kryen funksionet menaxhuese të Peizazhit të Mbrojtur “Rrushkull”.
9. Me hyrjen në fuqi të këtij Vendimi, Urdhri nr. 2, datë 26.12.1995 i Ministrit të Bujqësisë, “Për shpalljen Rezervat Natyror i Menaxhuar, Rrushkull”, shfuqizohet.
10. Ngarkohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe organet përkatëse të vetqeverisjes vendore, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
EDI RAMA
SHTOJCA 1
SHTOJCA 2
Pikat
X
Y
Pikat
X
Y
1
457802.3
4592296.5
51
456285
4589724
2
457821.7
4592323.3
52
456221.5
4589689
3
457854.9
4592304
53
456181.8
4589613
4
457876.1
4592329.7
54
456094.5
4589370
5
458147.2
4592824.6
55
456053.2
4589303
6
458276.3
4593053.2
56
456019.9
4589276
7
458561.4
4593622.6
57
455937.4
4589249
8
458597.3
4593691.4
58
455861.2
4589259
9
458847.4
4594256.4
59
455800.3
4589300
10
459005
4594200
60
455693.1
4589410
11
459028.2
4594191.4
61
455616.4
4589472
12
459095.9
4594165.9
62
455541
4589487
13
459388.2
4594045.5
63
455485.4
4589475
14
459586
4593963
64
455433.9
4589444
15
458976.3
4592779.7
65
455398.1
4589405
16
458623.5
4592102.4
66
455357.1
4589304
17
458334
4591469.7
67
455324
4589234
18
458609.4
4591257.7
68
455273.8
4589192
19
458543.3
4591140.6
69
455199.7
4589165
20
458457.7
4590994.1
70
455120.3
4589148
21
458233.9
4590637.5
71
454981.4
4589152
22
458119.6
4590459.5
72
454877.4
4589160
23
458107.4
4590412.8
73
455037.7
4589242
24
457767.5
4589926.3
74
455277.3
4589397
25
457672.2
4589807.3
75
455591.8
4589668
26
457536.6
4589898.3
76
455897.3
4589981
27
457486.6
4589931.9
77
456073.1
4590156
28
457437.4
4589904.6
78
456314.9
4590402
29
457266.5
4589809.5
79
456391.8
4590496
30
457028.2
4589693.4
80
456458.1
4590473
31
456784
4589581
81
456544.9
4590583
32
456729.7
4589532
82
456647.4
4590690
33
456666.5
4589459.1
83
456668.1
4590731
34
456571.1
4589393.9
84
456703.9
4590752
35
456516
4589305.1
85
456795.8
4590857
36
456512.9
4589204.1
86
456889.7
4590981
37
456532.8
4589126.5
87
457133.8
4591295
38
456546
4588993.6
88
457242
4591459
39
456402.5
4588985.5
89
457374.6
4591650
40
456351.7
4589001.4
90
457606.9
4591989
41
456273.9
4589068.1
91
457802.3
4592296
42
456231
4589166.5
43
456231
4589207.8
44
456235.8
4589245.9
45
456267.6
4589353.8
46
456340.6
4589514.2
47
456381.9
4589631.7
48
456381.9
4589674.5
49
456354.9
4589717.4
50
456326.3
4589726.9
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim