Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 982
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
KËSHILLI I MINISTRAVE
PROJEKT
vendim
Nr. ......, datë ......2021
PËR
MIRATIMIN E DOKUMENTACIONIT SHOQËRUES TË FORMULARIT, AFATET DHE PROCEDURA E SHQYRTIMIT TË KËRKESËS PËR PAJISJE ME DEKLARATË, SI DHE DEKLARATA PËR ARRITJEN E FAZËS SË ZHVILLIMIT PËRFUNDIMTAR TË KËRKIMIT SHKENCOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 6, të nenit 49/1, të ligjit nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit” i ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Miratimin e dokumentacionit shoqërues të formularit, afatet dhe procedura e shqyrtimit të kërkesës për pajisje me deklaratë të kontrollit të detajuar ndaj kërkimit shkencor për burimet gjenetike, si dhe deklarata për arritjen e fazës së zhvillimit përfundimtar të kërkimit shkencor, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Dokumentacioni shoqërues i formularit duhet të përmbajë:
Kërkesën e plotësuar për pajisjen me deklaratë të kontrollit të detajuar ndaj
kërkimet shkencore për burimet gjenetike, sipas formatit të miratuar nga ministri;
Certifikatën për përdorimin e materialit biologjik, të lëshuar nga ministria për
aplikimin për akses në burimet gjenetike in-situ;
Dokumentin e miratimit nga ministria për aksesin në burime gjenetike ex-situ;
Marrëveshjen për transferimin e materialit nga burimet ex- situ që janë në
pronësi apo financim publik, dhe të dhënave shoqëruese të tyre;
Pëlqimin e informuar paraprak, me shkrim nga komuniteti, për të pasur akses në dijet, risitë dhe praktikat e komuniteteve vendore në lidhje me burimet gjenetike dhe njohuritë tradicionale;
Miratimin paraprak për transferimin e materialeve gjenetike tek të tretët në bazë të normave ndërkombëtare, të lëshuar nga ministria/apo pronari privat, si dhe marrëveshjen e nënshkruar nga palët.
Informacionin mbi materialin biologjik që do të jetë objekt i shfrytëzimit i të burimeve gjenetike, numrin e mostrave dhe sasitë përkatëse, sipas Shtojcës nr. 1, bashkëlidhur këtij vendimi;
Informacionin mbi metodat laboratorike për veprimtaritë kërkimore- shkencore në burimet gjenetike, sipas Shtojcës nr. 2, bashkëlidhur këtij vendimi.
Dokumentacioni i përcaktuar sipas pikës 2, të këtij vendimi, depozitohet pranë ministrisë, e cila e shqyrton atë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e dorëzimit të kërkesës për pajisje me deklaratë.
Në rast se ministria konstaton se kërkesa e paraqitur nga kërkuesi nuk plotëson dokumentacionin e përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, njofton kërkuesin për të bërë plotësimet e nevojshme brenda një afati 10 ditor.
Ministria, pas plotësimit të dokumentacionit shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues dhe ministri, brenda 10 (dhjetë) ditëve nxjerr aktin e miratimit për pajisjen me deklaratën e kontrollit të detajuar ndaj kërkimit shkencore për burimet gjenetike.
Pajisja me deklaratën e arritjes së fazës përfundimtare të kërkimit shkencor kryhet pas plotësimit nga kërkuesi të formularit dhe dokumentacionit shoqërues sipas nenit 49/2, të ligjit nr. 9587/2006, dhe e depoziton pranë ministrisë, e cila e shqyrton atë brenda 20 (njëzet) ditëve nga data e dorëzimit të formularit të kërkesës.
Në rast se Ministria konstaton se formulari i paraqitur nga kërkuesi nuk plotëson dokumentacionin e përcaktuar në pikën 2 të nenit 49/2, të këtij ligji, njofton kërkuesin për të bërë plotësimet e nevojshme brenda një afati 15 (pesëmbëdhjetë) ditor.
Ministria, pas plotësimit të dokumentacionit, e shqyrton formularin dhe ministri brenda 10 (dhjetë) ditëve, nxjerr aktin e miratimit për deklaratën për arritjen e fazës së zhvillimit përfundimtar të kërkimit shkencor.
Ngarkohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe strukturat përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Shtojca nr. 1
Informacioni mbi mbi materialin biologjik që do të jetë objekt i shfrytëzimit i të burimeve gjenetike, numrin e mostrave dhe sasitë përkatëse.
Të paraqitet një përmbledhje e metodave laboratorike, biologjinë molekulare të ADN-së (p.sh. për PCR në kohën reale).
________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Emri shkencor i burimit gjenetik Emri i zakonshëm i llojit:
1.3 Statusi i llojit
I rrezikuar □
Endemike □
I përkeqësuar □
I kërcënuar □
Sasia
Karakteristika
Ekzemplarëtˡ
Pjesë
Fara, Spore Organele, Embrione
Gamete
Qelizat somatike
Acidet nukleike
Pjesë të tjera²
Faune
Vertebrorë
Jo Vertebrorë
Bimë
Alga
protozoar
Kërpudha
Baktere
Myshk
Virus
Grupime të tjera³
ˡ Në mungesë të pjesëve të veçanta të një mostre, referojuni qelizës përkatëse si 'mostra të plota'.² Kategoria 'pjesë të tjera' përfshin pjesët riprodhuese, strukturat riprodhuese vegjetative si kërcell, zhardhokë dhe rizoma. ³ Kategoria 'grupime të tjera' përfshin llumin, mykun, etj.
Shtojca nr. 2
2.1 Informacionin mbi metodat laboratorike për veprimtaritë-kërkimore shkencore në burimet gjenetike
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
2.2 Baza shkencore: Duhet të paraqitet një përmbledhje e parimeve se si funksionon metoda, p.sh. informacion i bazuar në biologjinë molekulare të ADN-së (p.sh. për PCR në kohë reale). Rekomandohen referenca për publikimet përkatëse shkencore.
2.3 Të paraqitet protokolli i plotë i optimizuar i metodës/metodave të kërkimit shkencor në burimet gjenetike nëse aplikohet në mënyrë të pavarur në laboratorë të tjerë.
Të përshkruhen qartë të gjitha fazat e protokollit operacional.
2.4 Protokolli i punës në laborator, duhet të përfshijë detaje në lidhje me:
Kushtet, udhëzimet dhe rregullat e punës,
Përcaktimi i materialeve të kërkuara, përfshirë një vlerësim të sasive dhe udhëzimeve për ruajtjen dhe trajtimin e materialeve gjenetike.
Pajisjet e kërkuara, qoftë pajisjet kryesore, të tilla si një sistem PCR ose centrifugë, si: instrumente të vegjël si mikropipetat, tubat e reagimit, madhësitë e duhura të tyre etj.
2.5 Të përshkruhet metodika e regjistrimit te të dhënave (programeve bio statistikore).
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim