VKM "Kriteret për ushtrimin, miratimin dhe monitorimin e veprimtarive kërkimore-shkencore në Fondin Pyjor Kombëtar"

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1051

|

Statusi: Konsultim i hapur

 

 

 
 

 

 

PROJEKTVENDIM

 

Nr. ......, datë ......2021

 

PËR

  KRITERET E USHTRIMIT, TË MIRATIMIT DHE TË MONITORIMIT TË VEPRIMTARIVE KËRKIMORE-SHKENCORE NË FONDIN PYJOR KOMBËTAR

 

            Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, pikës 4 të nenit 20, të ligjit nr.57/2020, datë 30.04.2020, “Për pyjet”, me propozimin e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave,

 

V E N D O S I:

 

Miratimin e kritereve për ushtrimin, miratimin dhe monitorimin e veprimtarive kërkimore-shkencore në Fondin Pyjor Kombëtar, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.

 

Veprimtaritë kërkimore-shkencore në Fondin Pyjor Kombëtar, ushtrohen nga institucionet

     arsimore, institucionet e tjera dhe subjektet juridike e fizike, në përputhje me legjislacionin në

     fuqi për pyjet dhe me legjislacionin e posaçëm në fushën kërkimore-shkencore, sipas kritereve

     të mëposhtme:

Personi fizik të ketë gradë shkencore në fushën e pyjeve dhe përvojë mbi 10-vjeçare, në fushën e pyjeve;
Personi juridik të ketë të paktën 3 specialistë pyjesh me kualifikim jo më të ulët se Master Shkencor dhe drejtuesin me gradë shkencore dhe përvojë mbi 10-vjeçare, në fushën e pyjeve;
Për institucionet arsimore, institucione të tjera dhe subjektet që kërkojnë të ngrenë baza eksperimentale dhe didaktike në fondin pyjor publik, drejtuesi i grupit studimor, të ketë mbi 10 vjet eksperiencë në fushën e pyjeve;
Të ketë mjetet dhe infrastrukturën e nevojshme për rastin studimor/kërkimor që do ushtrojë;
Të kryejë pagesën sipas tarifave të përcaktuara në aktin nënligjor, për të ardhurat e gjeneruara nga tarifat në zbatim të ligjit nr.57/2020, “Për pyjet”.

 

Për miratimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore në fondin pyjor bashkiak, si pjesë e fondit pyjor kombëtar, subjektet paraqesin kërkesën me shkrim për miratim pranë bashkisë përkatëse, që ka në pronësi këtë fond.

 

Kërkesa me shkrim shoqërohet me dokumentacionin që verteton plotësimin e kritereve të përcaktuara në pikën 2, si dhe nga tre shtojca, të cilat janë pjesë përbërëse e këtij vendimi:

Shtojca nr. 1, pasqyron detaje mbi aplikuesit;
Shtojca nr. 2, pasqyron detajet mbi veprimtarinë kërkimore-shkencore;
Shtojca nr. 3, vetëdeklarimi.

 

 

Struktura përgjegjëse për pyjet në bashki, brenda 15 ditëve pune nga data e dorëzimit, shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur.

 

Në rast se nga ana e strukturave përgjegjëse për pyjet në bashki, konstatohet se kërkesa e paraqitur nga subjekti kërkues nuk plotëson kërkesat e pikës 4, të këtij vendimi, subjektit i kërkohet plotësimi i dokumentacionit brenda 10 ditëve. Në rast se subjekti nuk paraqet dokumentacionin plotësues brenda afatit të kërkuar, kërkesa refuzohet.

 

Struktura përgjegjëse për pyjet në bashki, mbështetet në planet e mbarështimit për shqyrtimin e kërkesës së subjektit, për ushtrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore, dhe në rast se kërkesa është në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi për pyjet si dhe parashikimet e këtij vendimi, miraton të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore.

 

  Struktura përgjegjëse për pyjet në bashki njofton Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, mbi ushtrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore.

 

Struktura përgjegjëse për pyjet në bashki dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve, monitorojnë  veprimtarinë kërkimore-shkencore të subjektit, dhe në rast se konstatohen shkelje gjatë veprimtarisë kërkimore-shkencore,  marrin masa administrative në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, për mospërmbushje dhe mosrespektim të kushteve të kërkesës dhe aktivitetit të miratuar për tu ushtruar.

 

Në rastet e studimeve, marrjes dhe programeve të tjera lidhur me përdorimin e bazës gjenetike të florës/faunës, bashkia për dhënien e miratimit për ushtrimin e veprimtarisë së kërkimit shkencor në fondin pyjor kombëtar dhe subjekti që ushtron këtë veprimtari, duhet të bazohet në kërkesat e ligjit nr.9587, datë 20.07.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar.

 

Subjekti pas përfundimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore, dorëzon në bashki dhe në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve një raport përmbledhës mbi rezultatet e marra. Agjencia dërgon çdo 6 muaj informacionin e marrë, në ministrinë përgjegjëse për pyjet.

 

Struktura përgjegjëse për pyjet në bashki administron regjistrin e kërkesave dhe miratimeve për ushtrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore, si dhe i vënë në dispozicion të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe ministrisë përgjegjëse për pyjet, në fund të çdo viti ose sa herë kërkohet prej tyre.

 

Në rast se kërkesa për ushtrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore bëhet për pyjet në pronësi private, subjekti i paraqet kërkesën pronarit si edhe bashkisë brenda territorit  të së cilës gjendet sipërfaqja pyjore. Kërkesa miratohet nga bashkia përkatëse, bazuar në parashikimet e këtij vendimi, pas marrjes së dakordësisë nga pronari.

 

Kur veprimtaria kërkimore-shkencore kërkohet në fond pyjor të zonave të mbrojtura mjedisore, zbatohen percaktimet e bëra në VKM nr.302, datë 10.05.2019, “Për kriteret e ushtrimit, të miratimit e monitorimit të veprimtarive kerkimore-shkencore në Zonat e Mbrojtura Mjedisore.

 

Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, bashkitë dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

               

 

KRYEMINISTRI

 

EDI RAMA
 

 

Shtojca nr.1 

 

Formulari i Aplikimit

          

KËRKESË

PËR TË DREJTËN E USHTRIMIT TË VEPRIMTARIVE

KËRKIMORE-SHKENCORE

NË FONDIN PYJOR KOMBËTAR

 

 

DETAJE TË APLIKUESIT/APLIKUESVE (zgjidh opsionin)

 
 

 
 
 
 

1.1 Emër Mbiemër:

 

1.2 Institucioni (emërtimi dhe NIPT):

1.1.1 Pozicioni:

 

 

1.3 Adresa:

1.3.1 Kodi postar:

1.4 Nr i telefonit/ e-mail:

 

1.5 Lista e anëtarëve të stafit pjesëmarrës në studimin kërkimor-shkencor, grada shkencore, pozicioni:

 

 

 

 

 
 
 

1.6 Titulli i studimit/projektit:

 

1.7. Bashkia:

 

1.8 Ekonomia Pyjore dhe ngastra në të cilën zhvillohet veprimtaria (me treguesit kadastralë):

 

1.9 Kordinatat gjeografike të zonës (KRRGJSH):

 

1.10 Përshkrimi i shkurtër i projektit:

 

1.9.1 Metodologjia e studimit/projektit:

 

1.9.2  Fillimi dhe mbarimi i projektit:

 

19.3. Data e dorëzimit të raportit përfundimtar:

 

 

 

MBAR

 
 
 
 
 
 
 

 

Shtojca nr.2

 

DETAJE MBI VEPRIMTARINË KËRKIMORE-SHKENCORE NË FONDIN PYJOR KOMBËTAR

 

 

Bashkia

Treguesit kadastralë të zonës që do të studiohet

Emri latinisht

i llojit

florë/faunë

Emri i

zakonshëm

i llojit

(shqip dhe latinisht)

Gjendja e objektit të studimit/kërkimit

Statusi i llojit/ve

Sasia

Shpeshtësia e matjeve dhe marrjes së mostrave/provave

□ I gjallë

□ I ngordhur

□ Material gjenetik

□ Mostra

□ I rrezikuar

□ I Përkeqësuar

□ I Kërcënuar

 

 
 
 
 
 

 

 

 

 
 
 
 
 

 

 

 

 
 
 
 
 

 

 

 

 
 
 
 
 

 

 

 

 
 
 
 
 

 

 

 

 
 
 
 
 

 

 

 

 
 
 
 
 

 

 

 

 
 
 
 
 

 

 

 

 

 

Shtojca nr.3 

 

VETËDEKLARIM

 

 

Unë i/e nënshkruari/a  _______________                           i/e datëlindjes  ________________                       

                             (emër/atësi/mbiemër)                                                    (datë/muaj/vit)

Nëse aplikanti përfaqëson një institucion duhet të saktësojë pozicionin që mban

 

 

Deklaroj, me vullnet të lirë e të plotë, se mbaj përgjegjësi personale për të gjithë informacionin që është plotësuar në këtë formular dhe se veprimtaria e kërkimit-shkencor nuk do të ketë ndikime negative në drejtim të prishjes së ekuilibrave natyrorë dhe se pas  përfundimit të projektit do të dorëzojë pranë bashkisë__________________dhe Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, raportin përmbledhës për rezultatet e arritura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

 

 

       Deklaruesi                                                                                                    Datë

 _______________                                                                                           ____ / ___/___

 

          Firma

 

 

 

 
 

 

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim