Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 984
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Kuvendi
P R O J E K T L I GJ
Nr._____/2022
“PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 431, DATË 9.6.2011 “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT”, I NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar, bëhen ndryshimet si më poshtë vijojnë:
Neni 1
Në nenin 60, pika 1, shkronja “g”, ndryshon si vijon:
“g) kryen inspektime dhe kontrollon veprimtaritë sipas parshikimeve të këtij ligji”.
Neni 2
Pika 1 dhe 2 e nenit 69 ndryshojnë me përmbajtjen si më poshtë vijon:
“ 1. Shkeljet e mëposhtme të këtij ligji, që nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë:
a) mosdhënia e informacionit për shkarkimin dhe transferimin e ndotësve nga operatori, sipas përcaktimit të nenit 32 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;
b) mospërmbushja e kërkesave për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e substancave ozonholluese, si dhe importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e produkteve dhe të pajisjeve që përmbajnë këto substanca, sipas përcaktimit të nenit 35 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;
c) mospërmbushja e kërkesave për lëshimin e qëllimshëm në mjedis të Organizmave të Modifikuar Gjenetikisht, për qëllime të tjera, përveç hedhjes së tyre në treg si produkte që synojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut, sipas përcaktimit të nenit 36 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;
ç) mospërmbushja e kërkesave për ndalimin e prodhimit, të importit, hedhjes në treg dhe të përdorimit, për reduktimin e shkarkimeve, minimizimin dhe eliminimin e ndotësve organikë të qëndrueshëm, sipas përcaktimit të nenit 37 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;
d) mospërmbushja e kërkesave për shkarkimin e erërave të pakëndshme nga veprimtaritë e reja dhe ekzistuese, sipas përcaktimit të nenit 39 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;
dh) mosplotësimi nga personi i autorizuar, që kryen monitorimin e mjedisit, sa më shumë të jetë e mundur, i kërkesave për minimizimin e ndërhyrjes mbi përdorimin e tokës dhe mosplotësimi, pas kryerjes së veprimtarisë, sa më shumë të jetë e mundur, i kërkesave për rikthimin e tokës në gjendjen e saj të mëparshme, sipas përcaktimit të nenit 43 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;
e) mosinformimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për mundësinë e një kërcënimi të drejtpërdrejtë për një dëm të tillë nga operatori, sipas përcaktimit të pikës 6 të nenit 50 të këtij ligji, si dhe mosmarrja e masave të nevojshme për të parandaluar shkaktimin e dëmit në mjedis, pavarësisht nga detyrimi i tij për marrjen e masave parandaluese të dëmit në mjedis, sipas përcaktimit të pikës 6 të nenit 50 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë;
ë) mosinformimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit nga operatori se me gjithë masat e marra në përputhje me përcaktimin e bërë në pikën 6 të nenit 50 të këtij ligji, kërcënimi i drejtpërdrejtë i dëmit në mjedis nuk është shmangur, sipas përcaktimit të bërë në pikën 7 të nenit 50 të këtij ligji, pavarësisht nga detyrimi i tij për të siguruar paraprakisht fondet për kompensimin e një dëmi të mundshëm ndaj mjedisit apo për eliminimin e një kërcënimi të pashmangshëm për dëme në mjedis, sipas përcaktimit të nenit 53 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë;
f) mospërmbushja e kërkesave të pikës 8 të nenit 50 të këtij ligji, nga operatori, pavarësisht nga detyrimi i tij për të rikthyer mjedisin në gjendjen e mëparshme, rehabilitimin e mjedisit, kompensimin e dëmit të shkaktuar apo për të marrë masa të tjera të përcaktuara në këtë ligj, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë;
g) përdorimi i ekoetiketës nga zotëruesi i saj edhe pas heqjes së saj nga ministria, sipas përcaktimit të pikës 4 të nenit 55 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë;
gj) mosplotësimi nga operatori i kërkesave të përcaktuara në njoftimin e përputhshmërisë, brenda afatit të përcaktuar në të, sipas përcaktimit të nenit 65 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në korrigjimin e mospërputhjes;
h) mosplotësimi nga pronari i sendit apo operatori i veprimtarisë i kërkesave të përcaktuara në njoftimin e pezullimit, brenda afatit të përcaktuar në të, sipas përcaktimit të nenit 66 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit.”
2. Gjoba e vendosur për kundravajtjet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni përbën titull ekzekutiv dhe të drejtën e gjobës e ka struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit. Krahas dënimit kryesor me gjobë, vendoset edhe dënimi plotësues i sekuestrimit të pajisjes, me të cilën, sipas tij, është kryer kundërvajtja e parashikuar në këtë ligj.
Neni 3
Kudo në tekstin e ligjit:
1) fjalët: “inspektorati pwr mjedisin” dhe “inspektorati qw mbulon fushwn e mbrojtes sw mjedist” zëvendësohen me fjalët: “struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit”;
2) fjala: “revokim” zëvendësohet me fjalën: “shfuqizim”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim