Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1025
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Kuvendi
P R O J E K T L I GJ
Nr._____/2022
“PËR
NJË SHTESË DHE DISA NDRYSHIME NW LIGJIN NR. 9587, datë 20.7.2006 “PËR MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT” I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.9587, datë 20.7.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit” i ndryshuar parashikon, bëhen këto shtesa dhe ndryshime, si më poshtë vijon:
Neni 1
Në nenin 54 bëhen ndryshimet dhe shtesa si më poshtë
Në përmbajtje të këtij neni fjalët “Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit” zëvendësohen me fjalët “Struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit”.
Pika 3 ndryshon si më poshtë vijon:
“3. Struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit, për kundërvajtjet administrative të parashikuara në pikën 2 të këtij neni, jep dënimin kryesor me gjobë:
a) Për shkeljet e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “d”, “dh”, “ë” dhe “j”, nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë;
b) Për shkeljet e përcaktuara në shkronjat “ç”, “e”, “g”, “gj”, “h” dhe “i” nga 13 000 (trembëdhjetë mijë) lekë deri në 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë.
Pas pikës 3, shtohet pika 3/1 me përmbajtje si më poshtë:
“3/1. Gjoba e vendosur për kundravajtjet e parashikuara në pikën 3 të këtij neni përbën titull ekzekutiv dhe paguhet brenda periudhës së përcaktuar në nenin 30 të ligjit nr.10 279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim