Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 825
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Kuvendi
P R O J E K T L I GJ
Nr._____/2022
“PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 448, DATË 14.7. 2011 “PËR LEJET E MJEDISIT”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.10 448, datë 17.7.2011 “Për lejet e mjedisit”, i ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:
Neni 1
Në nenin 29 bëhen ndryshimet si mëposhtë:
1.Pika 1 ndryshon si më poshtë:
“ 1. Shkeljet e mëposhtme të këtij ligji, që nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë:
a) Zhvillimi i veprimtarisë që është subjekt i një lejeje mjedisi të tipave A ose B, sipas përcaktimeve të këtij ligji:
i) pa lejen përkatëse të mjedisit të tipit A, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë;
ii) pa lejen përkatëse të mjedisit të tipit B, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë;
duke u shtuar me vlerën 10 për qind të masës të gjobës çdo ditë, deri në plotësimin e detyrimit.
b) Mospërmbushja dhe mosrespektimi i kërkesave, parimeve dhe kushteve të lejes përkatëse të mjedisit të tipave A apo B nga operatori i një instalimi:
i) për lejet e mjedisit të tipit A, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë;
ii) për lejet e mjedisit të tipit B, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë;
duke u shtuar me vlerën 10 për qind të masës të gjobës çdo ditë, deri në plotësimin e detyrimit.
c) Mosinformimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit nga operatori, në përputhje me përcaktimin e pikës 3 të nenit 16 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të masës të gjobës çdo ditë, deri në korrigjimin e mospërputhjes.”
2. Pika 7 ndryshon si më poshtë:
“7. Gjoba e vendosur për kundravajtjet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni përbën titull ekzekutiv dhe paguhet brenda periudhës së përcaktuar në nenin 30 të ligjit nr.10 279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim