Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 902
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Kuvendi
P R O J E K T L I GJ
Nr._____/2022
“PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.10 440, DATË 7.7.2011 “PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.10 440, datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, i ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:
Neni 1
Në nenin 26 bëhet ndryshimi dhe shtesa si më poshtë:
1.Pika 1 ndryshon si më poshtë vijon:
“1. Shkeljet e mëposhtme të këtij ligji, që nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë:
a) zhvilluesi i një projekti, i cili listohet në shtojcat I dhe II të këtij ligji, nëse operon pa u pajisur me vendim për VNM-në paraprake sipas parashikimit të nenit 8 të këtij ligji, ose me deklaratë mjedisore sipas parashikimit të nenit 9 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe me pezullimin e punimeve.
b) mospërmbushja dhe mosrespektimi i kushteve të vendimit për VNM-në paraprake ose deklaratës mjedisore nga zhvilluesi i projektit:
i. për vendimin për VNM-në paraprake dënohet me gjobë nga 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) deri në 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë;
ii. për deklaratë mjedisore dënohet me gjobë nga 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.”
2. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:
“1/1. Gjoba e vendosur për kundravajtjet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni përbën titull ekzekutiv dhe të drejtën e gjobës e ka struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim