Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 4
|
Nr.Shikimeve: 1436
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit njofton publikimin për zhvillimin e konsultimit publik me grupet e interesit, komunitetin e biznesit, publikun dhe aktorë të tjerë të interesuar, për draft Strategjine Kombetare te Turizmit.
Ju lutem gjeni si më poshtë Komentet e Dhomës Amerikane të Tregtisë në lidhje me draft Strategjinë Afatmesme të të ardhurave 2024-2027 dhe Planin e Veprimit
1. Rekomandimet e AmCham në lidhje me Informalitetin dhe zgjerimin e bazës së tatimpaguesve.
• Rritja e të ardhurave buxhetore përmes përfshirjes në ekonominë formale të më shumë tatimpaguesve dhe jo nëpërmjet rritjes së normave tatimore.
• Hartimi i një politike për luftën kundër informalitetit dhe ndjekja e implementimit të saj gjatë gjithë kohës. Eksperienca ka treguar se fushatat kundër informalitetit (psh fushatat në bregdet në kohën e sezonit turistik) nuk kanë funksionuar.
Komente për draft strategjinë: Në gjykimin tonë, draft strategjia parashikon qartazi rritjen e të ardhurave nëpërmjet rritjes së normave tatimore (veçanërisht tatimin mbi pasurinë) dhe është e përgjithshme në lidhje me “mirë administrimin tatimor” dhe mënyrën sesi do të arrihet ulja e informalitetit dhe mbledhja e më shumë të ardhurave.
Synime të tilla si: “Zvogëlimi i hendekut të pajtueshmërisë së TVSH”; “Zvogëlimi i shmangies tatimore”; “Reduktimi i punës së padeklaruar” kanë qenë objektiv i qeverisë në vite por deri tani nuk kanë rezultuar shumë efektive.
Përshëndesim synimin e qeverisë për të ndryshuar skemën e tatimit të pagave duke rritur pragun e patatueshëm dhe duke ndryshuar normat e progresivitetit. Kjo ka qenë një kërkesë e hershme e anëtarëve tanë. Gjithsesi, ne sugjerojmë që ndryshimi të bëhet brenda fundit të vitit 2024, duke u fokusuar në rritjen e pragut të patatueshëm dhe rritjen e kufirit për të cilin aplikohet norma 13% dhe 23%.
Sa i takon rritjes së parashikuar të pagës minimale dhe asaj maksimale për efekt të kontributeve të sigurimeve është e rëndësishme për biznesin që rritja e pagës minimale të mos shoqërohet me rritjen e pagës maksimale e cila aktualisht është shumë e lartë (176.416 Lekë) pasi krijon kosto shtesë.
Ndryshimet e propozuara në lidhje me skemën e tatimit mbi të ardhurat të bizneseve të vogla duhen bërë sa më parë, pa pritur vitin 2027 për shkak se skema aktuale (e cila qëndroi në fuqi edhe me ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat) krijon shmangie tatimore nëpërmjet shkallëzimeve të xhiros.
Propozimi i AmCham dhjetor 2017:
“Sugjerimi ynë është që ministria të propozojë ndryshimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat dhe atë për taksat vendore që të vendosë një mënyrë dhe masë tatimi që iu lejon bizneseve të vogla formalizimin e tyre pa barrë fiskale të ekzagjeruar. Në këtë këndvështrim, duhet të trajtohen veçmas aktivitetet e shitjes së mallrave dhe ato të shërbimeve për arsye se tek ofrimi i shërbimeve, xhiro prej 8 milionë është më pranë fitimit neto të subjektit ndërsa në rastin e shitjes së mallrave, pjesën më të madhe të xhiros e zë vlera e shitjes së mallrave (dhe jo marxhi i fitimit)”
Pra, duke i mbetur filozofisë se kush fiton (jo qarkullon) më shumë paguan më shumë, klasifikimi i biznesit të bëhet në bazë të fitimit. Kjo e shoqëruar me lehtësim të raportimit/ dokumentimit për bizneset me xhiro të vogël. Duke u tatuar fitimi dhe jo xhiro do të ketë efekt edhe në kërkesën më të madhe për të dokumentuar lëvizjet e mallrave dhe uljen e presionit për të fshehur të ardhurat/qarkullimin”.
2: Rekomandimet e AmCham në lidhje me Qëndrueshmërinë e sistemit fiskal.
Politikat tatimore duhet të jenë të drejta, të qëndrueshme dhe të parashikueshme për të minimizuar ndikimin negativ te bizneset.
Barra fiskale. Sistemi tatimor duhet të harmonizohet me atë të vendeve të BE (përfshirë incentivat/përjashtimet/rimbursimet në fushën e TVSH dhe akcizave, të cilat janë të rregulluara në nivel evropian). Anëtarët e Dhomës këmbëngulin që ndryshimet ligjore në lidhje me tatimet indirekte si TVSH dhe akciza por edhe taksat mjedisore si ajo e karbonit apo e plastikes të bëhen me synim harmonizimin e plotë të legjislacionit shqiptar me atë të BE.
Komente për draft strategjinë: Në strategji parashikohet: “Qeveria parashikon ndryshime në legjislacion me qëllim realizimin e
1. Të ardhura shtesë nga tatimet/taksat indirekte – tatimet/taksat mbi konsumin. Këto të ardhura do të sigurohen kryesisht nga analiza e impakteve të deritanishme të politikave fiskale mbi të ardhurat, nga rishikimi i përjashtimeve në TVSH apo Akcizë të kategorive të caktuara të furnizimit të mallrave dhe shërbimeve, të cilat e kanë përfunduar misionin e tyre për të cilin ishin dizenjuar, apo që kanë rezultuar jo me impaktet pozitive të pritshme, si dhe nga zbatimi i skedulit të rritjes të nivelit të akcizave për mallra të tillë si cigaret dhe duhanet.
2. Rishikimi i përjashtimeve nga taksat dhe tarifat kombëtare. Të gjitha përjashtimet nga taksat dhe tarifat kombëtare do jenë objekt rishikimi periodik, duke vlerësuar efektivitetin dhe efikasitetin e tyre. Ka disa përjashtime të parashikuara në ligj, të cilat pjesërisht janë prezantuar me qëllim favorizimin e disa sektorëve prioritarë dhe pjesërisht me qëllim adresimin e problematikave me të cilat është përballur administrata tatimore. Sektorët prioritarë do të duhet të mbështeten qartësisht përmes transfertave direkte nga buxheti, në mënyrë që të jenë më të lehta për t’u monitoruar, ndërkohë që eliminimi i përjashtimeve nga pagimi i taksave, nuk cënon integritetin e sistemit tatimor
i. Analizimi i nivelit të taksës së plastikës, dhe inkurajim nëpërmjet mekanizmave tatimore për riciklimin e tyre.
ii. Mbështetje për regjimin e taksave ambientale nëpërmjet udhëzimeve sqaruese .
Do të vlerësohet ndryshimi i taksës mbi plastikën (kryesisht për ambalazhet plastike), duke qenë se kjo taksë ka hasur disa problematika në zbatim. Duke marrë në konsideratë aspiratën e vendit tonë për t'u bërë destinacion i pëlqyer turistik, do të ishte veçanërisht e rëndësishme të sigurohen stimujt e duhur për ta mbajtur mjedisin të pastër. Ky objektiv është pasqyruar edhe në politikat e ndërmarra siç është rasti i rishikimit të nivelit të taksës së karbonit për qymyrin.
Ndryshimet si më sipër sidomos në TVSH dhe akcizë janë argumentuar edhe me raportin e FMN që identifikonte përjashtime tatimore që ekzistojnë në Shqipëri dhe të ardhurat e buxhetit nëse do të anulloheshin këto përjashtime. Nga ana tjetër, raporti i FMN nuk bën analizë dhe krahasim të këtyre përjashtimeve me ato të vendeve të BE (duke qënë se qëllimi i këtij raporti është identifikimi i ndryshimeve me qëllim rritjen e të ardhurave buxhetore).
Ne sugjerojmë që çdo ndryshim në TVSH dhe akcizë (duke qenë të rregulluar në nivel evropian) të bëhen në përputhje me Direktivat përkatëse (harmonizim i plotë), përfshirë këtu normën e ulët tatimore të TVSH për produktet e shportës.
3: Rekomandimet e AmCham në lidhje me ndryshimet ligjore në proces:
Analiza për projektligjet e propozuara së fundmi që kanë impakt në barrën fiskale, siç janë:
• Projektligji për taksën mbi pasurinë e paluajtshme.
Ky Projektligj është publikuar në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike. Gjatë kohës së konsultimit Dhoma Amerikane ka përcjellë në Ministrinë e Financave komentet e saj, për të cilat ende nuk na është kthyer një përgjigje nëse janë shqyrtuar si komente dhe nëse po cilat janë marrë në konsideratë.
• Projektligji mbi sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.
Projektligji "Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet", është publikuar në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike. Edhe për këtë projektligj Dhoma Amerikane ka përcjellë komentet pranë Ministrisë së Financave por ende nuk kemi asnjë përgjigje.
• Projektligji për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit.
Ky projektligj erdhi si propozim i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe parashikon vendosjen e një detyrimi të ri financiar. Për këtë arsye ne kemi sugjeruar përfshirjen e Ministrisë së Financave për shqyrtimin e këtij projektligji. Në komentet që Dhoma i ka përcjellë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur për dijeni edhe Ministrinë e Financave pasi parashikimi i një detyrimi të ri financiar është shqetësues për bizneset. Edhe për këtë projektligj nuk kemi asnjë përgjigje.
Koment: Në lidhje me ndryshimet ligjore që janë në proces si projektligjet më sipër, ne presim një proces konsultimi real dhe të kemi përgjigje me shkrim nga Ministria e Financave për ato çështje ku propozimi për ndryshim nuk pranohet. Anëtarët e Dhomës janë të shqetësuar për kostot e larta që rëndojnë mbi bizneset dhe qytetaret sidomos për tatimin mbi pasurinë, sigurimin nga tërmeti dhe përgjegjësia e zgjeruar e prodhuesit. Duhet bërë një analizë e përgjithshme se si këto ndikojnë bashkërisht në barrën fiskale.
Me respekt
Dhoma Amerikane e Tregtisë
Analize strategjia e Turizmit
Së pari, duhet theksuar fakti se ky eshte një document që I përgjigjet kohës, dhe përmban risi. Është në një masë të madhe I kompletuar në aspektin e strukturës dhe përmbajtjes.
Nje risi mund te konsideroj “INTELIGJENCA E TREGUT DHE STUDIMI I TREGUT” ne te cilin parashikohetnje ndervperim edhe me akademine ne orientimin e zhvillimit te turizmit.
Risi mund te quaj edhe krijimin e “QENDRA E NJOHURIVE”.
Megjithatë, nga analiza e draft-dokumentit të publikuar, si edhe në funksion të përmirësimit të tij, gjykoj, se ka nevojë për përmirësim si në aspektin strukturor ashtu edhe atë të përmbajtjes.
Dokumenti ka problem ne strukturë dhe përmbajtje.
Ne kontekstin e strukturës: Studime të ndryshme e kanë hulumtuar tashmë se si një dokument kaq i rëndësishëm duhet të organizohet apo strukturohet në funksion që të jetë i kuptueshëm, me synim të qartë, dhe i matshëm në vazhdimësi në aspektin e performancës. Është e nevojshme që strategjia të përmbajë në strukturën e saj disa element kryesorë. Kështu, Tribe (2010) liston 4 elementët kryesorë të strategjisë në turizëm, si vijon: Qëllimi, Analiza, Zgjedhja e alternativës (zgjedhja strategjike), Implementimi i strategjisë.
Në tërësi, këto pjesë janë respektuar në draft-dokumentin, por nuk ka këto elementë:
Nuk ka një ndërlidhje logjike midis, Qellimit, objektivave strategjik (që mungojnë) me iniciativat e propozuara.
Nuk ka një seksion të metodologjisë, të paktën i prezantuar shkurtimisht.
Problematika në pjesën e Përmbajtjes.
Në pjesën (seksionin) e Analizës, ka një sërë problematikash, të cilat, nësë qëndrojën kështu sic janë prezantuar në draft-dokument, vihet në dyshim e gjitha besueshmëria e strategjisë.
Në pjesët e “Qëllimit”, gjykoj se është mjaftueshëm mirë. Megjithtë, Vizioni mendoj se duhet korrektur në heqjen e fjalës “..destinacion ri..” sepse është pikërisht ky aspekt që Shqipëria duhet të tejkalojë, dhe të konsiderohet destinacion i konsoliduar në turizëm. Prej shumë vitesh kemi qenë një detinacion në eksplorim apo i ri, tashmë duhet që nga ky moment e për më tepër, deri në 2030, duhet të kalojmë në një nivel të konsoliduar. Është e pa kuptimtë të kemi nje vizion deri në 2030 me synim për të qenë “destinacion i ri”. Të qenurit destionacion i ri, do të thotë, të ofrosh shërbime me çmime të ulëta, shërbime që nuk garantojnë cilësi, dhe për rrjedhojë, normë e ulët e kthimit (ri-vizitim) të vizitorëve.
Nuk ka qartësi në listimin (sikundër duhet në një dokument të tillë) të objëktivave strategjik, objektivat specifik, masat që duhet të ndërmerren dhe mbi të gjitha treguesit. Mungesa e këtyre elementëve krijon paqartësi dhe pamundësi në matjen e performancës së strategjisë ndër vite, duke qenë se ka një shtrirje ndjeshëm afat-gjatë (6 vite).
Metodologjikisht, ka paqartësi të theksuar. Pa një përshkrim të tillë, rrezikohet besueshmëria e të gjithë analizës, dhe mbi të gjitha të propozimeve për iniciativat në të ardhmen. Për shembull, krijohet dyshim mbi llojet e produkteve të propozuara. Gjykoj se duhet të paktën të përmenden aspektë të tilla si, target grupi i intervistuar, shtrirja gjeografike, demografike, kriteret e klasifikimit të zonave (cluster) dhe të produkteve të propozuara. Mungojnë këto aspeketeve.
Në nën-seksionin “Konteksti i përgjithshëm” të dokumentit ka deklarata të forta dhe pastër politike, dhe jo në shërbim të një sfondi apo racionalizimi për të prezantuar turizmin, arritjet dhe sfidat e tijë. Gjykoj se duhet rishikuar.
Ka mungese të koherencës midis analizës dhe pjese se propozuar per nderhyrje (produkteve te propozuara, investimeve e propozuar). Më konkretisht, nuk ka një analizë të thelluar të bazës së ofertës së turizmit në shqipëri. Elemnët e ofertës janë në dy kategori: Burime antropogjenë dhe natyrore. Një klasifikim tjetër është nga Goeldner and Ritchie (2012) që i ndajnë elementët e ofertës në: Burimet natyrore dhe mjedisi, Mjedisi i ndërtuar (struktura dhe superstruktura), sektorët përbërës të turizmit, Mikpritja dhe burimeve kulturore. Krahas analizës së sektorit të akomodimit, në draft dokument mungon plotësisht analiza e thelluar e pjesës dërmuese të ofertës së turizmit të Shqipërisë. Ky aspekt është problemi më i madh sepse ngre pikpyetje për të gjithë pjesën në vazhdim të këtij dokumenti. Kështu, mungesa e kësaj analizë ngre pikpyetje mbi produktet e propozuara, në aspektin nëse vërtet janë të nevojshëm, dhe për më tepër sipas cluster të propozuar.
Një dokument ka shumë i rëndësishëm, duhet të jetë sa më shumë i besueshëm në cdo deklaratë apo shifër që prezanton. Në këtë aspekt, ka mungesë totalë të referencave si në deklarata ashtu edhe në prezantimin e shifrave. Ka deklarata dhe statistika pa nje refernce, gje qe krijon dyshime ne saktesine dhe kredibiliteti e parashikimeve te vete strategjise.
Edhe pse një nga aspektet më të rendesishem të këtij dokumenti janë propozimi i klasterizimit dhe respektivisht të produkteve turistike me bazë zoonimin, nga ana tjetër, ka disa probleme:
• Metodologjia e klasifikimi të clusterve nuk ekziston. Dmth cfare kriteresh, kush aktore u perfshine, ne cfare periudhe u shtri kjo metodologji, teknika e analizes se kritereve, kush model/qasje teorik u mor ne konsiderate për zonimin?
• Nuk kuptohet se kujt modeli konceptual i është bazuar klasifikimi i produkteve. Për më tepër, ka raste ku klasifikimi llojeve të produkteve nuk jane shume korrekt ( ps.sh. në cluster Verior i brendshëm ka dy lloj produktesh “NATYRA” dhe “AKTIVITETET NË NATYRË”!!!.
• Klasifikimi ne produkte paresor dhe dytesor, ne disa raste nuk eshte korrekt (ne rajoni veri I brendshem., te mos e klasifikosh turizmin shendetesor si produkt primar nuk me duket me vend. Psh, ne diber jane llixhat me te medha ne vend. Sot qe flasim ka resorte ne zona rural qe ofrojne sherbime wellness (SPA) që janë pjesë e turizmit shëndetësor. Krahas, kesaj vete strategjie parashikon qe do te nxitet krijimi I resorteve ku karakteristike e tyre jane wellness spa etj. Edhe njëherë, ky problem i lidhur me paqartësinë e produkteve dhe klasifikimit të tyre, lidhe me dyshimin e një mungese të analizës së thellë të ofertës së territorit të vendit, dhe mungesës së një metodologjie të saktë.
Ka nje aspekt interesant qe propozohen disa lloje taksash shtese, kryesisht per njesite e vogla akomodimi, te cilat shpesh jane ne zona rurale. Kjo eshte pak jo relevante sepse keto subjekte, edhe sot qe flaim, nuk marrin sherbime si rruga, drita, uje, pastrimi, ndaj do kthehej në një bumerang për qeverinë. Duhet paralelisht të punëhet në formalizim tregu, ofrim shërbime publike, dhe menjëhrë shqyrtim taksash të mundshme.
Nuk shikoj nje theks ne skema nxitjeje ne aplikimn e teknologjive në përgjithësi dhe për më tepër, ato digjitale.!! Krahas propozimit per presenze ne internet, qe flet thjeshte per digjital marketing, nuk flet per skema nxitëse (subvencionim, gratë, trajnime etj.) te aplikimeve te teknolgojive te ndryshme ne sipermarrjet apo DMO!
Ne disa nga propozimet ka paqartesi: psh DYQANI ME PRODUKTE 100% SHQIPTARE!! Niveli i thellësisë së përshkruar në draft-dokument, nuk është aspak i qartë se synohet të arrihet më këtë propozim, kush përfshihet në mënyrë aktive, dhe disa masa dhe tregues.
Mungojnë propozime konkrete mbi platforma start-up, inkubatori, apo akseleratori….!!
Duke i përmbledhur elementët e ndryshëm të përkufizimeve të termat strategji, si edhe në funksion të të kuptuarit më mirë të këtij koncepti, dalin në pah tre pyetje kryesore, si vijon:
1. Ku synohet të shkohet?
2. Si mund të arrihet atje?
3. Si mund ta kuptojmë nëse kemi arritur atje?
Lidhur me pikën e fundit, në këtë dokument mungon një qasje, plan, apo çdo aspekt tjetër qe mat në vazhdimësi performancën e zbatimit të strategjisë. Për më tepër, duke qenë se kjo është një strategji shumë afat-gjatë, një aspekt i tillë është vendimtarë.
Marr shkas, nga kz dokument, dhe shume dokumente të tjerë strategjik, që të theksoj faktin se pjesë e ekipit të punës duhet gjithnjë një akademik i fushës, i cili është një garanci në shmangien gabimeve, paqartësive të aplikimit të koncepteve, qasjeve, modeleve, korrektësisë në strukturë dhe përmbajtje të dokumenteve të tillë. Mos, harrojmë, strategjia është dokumenti i parë dhe i rëndësishëm i mishërimit të politikës (filozofisë), ndaj duhet kujdes dhe gjitheperfshirje.
Shpresim Domi,
Lektor UBT, Hulumtues, Konsulent ne Turizem.
https://scholar.google.com/citations?user=pQ8qXyQAAAAJ&hl=en&oi=ao
Ju lutem konsideroni kete version:
Së pari, duhet theksuar fakti se ky eshte një document që I përgjigjet kohës, dhe përmban risi. Është në një masë të madhe I kompletuar në aspektin e strukturës dhe përmbajtjes.
Nje risi mund te konsideroj “INTELIGJENCA E TREGUT DHE STUDIMI I TREGUT” ne te cilin parashikohetnje ndervperim edhe me akademine ne orientimin e zhvillimit te turizmit.
Risi mund te quaj edhe krijimin e “QENDRA E NJOHURIVE”.
Megjithatë, nga analiza e draft-dokumentit të publikuar, si edhe në funksion të përmirësimit të tij, gjykoj, se ka nevojë për përmirësim si në aspektin strukturor ashtu edhe atë të përmbajtjes.
Dokumenti ka problem ne strukturë dhe përmbajtje.
A. Ne kontekstin e strukturës: Studime të ndryshme e kanë hulumtuar tashmë se si një dokument kaq i rëndësishëm duhet të organizohet apo strukturohet në funksion që të jetë i kuptueshëm, me synim të qartë, dhe i matshëm në vazhdimësi në aspektin e performancës. Është e nevojshme që strategjia të përmbajë në strukturën e saj disa element kryesorë. Kështu, Tribe (2010) liston 4 elementët kryesorë të strategjisë në turizëm, si vijon: Qëllimi, Analiza, Zgjedhja e alternativës (zgjedhja strategjike), Implementimi i strategjisë.
Në tërësi, këto pjesë janë respektuar në draft-dokumentin, por nuk ka këto elementë:
Nuk ka një ndërlidhje logjike midis, Qellimit, objektivave strategjik (që mungojnë) me iniciativat e propozuara.
Nuk ka një seksion të metodologjisë, të paktën i prezantuar shkurtimisht.
B. Problematika në pjesën e Përmbajtjes.
Në pjesën (seksionin) e Analizës, ka një sërë problematikash, të cilat, nësë qëndrojën kështu sic janë prezantuar në draft-dokument, vihet në dyshim e gjitha besueshmëria e strategjisë.
Në pjesët e “Qëllimit”, gjykoj se është mjaftueshëm mirë. Megjithtë, Vizioni mendoj se duhet korrektur në heqjen e fjalës “..destinacion ri..” sepse është pikërisht ky aspekt që Shqipëria duhet të tejkalojë, dhe të konsiderohet destinacion i konsoliduar në turizëm. Prej shumë vitesh kemi qenë një detinacion në eksplorim apo i ri, tashmë duhet që nga ky moment e për më tepër, deri në 2030, duhet të kalojmë në një nivel të konsoliduar. Është e pa kuptimtë të kemi nje vizion deri në 2030 me synim për të qenë “destinacion i ri”. Të qenurit destionacion i ri, do të thotë, të ofrosh shërbime me çmime të ulëta, shërbime që nuk garantojnë cilësi, dhe për rrjedhojë, normë e ulët e kthimit (ri-vizitim) të vizitorëve.
Nuk ka qartësi në listimin (sikundër duhet në një dokument të tillë) të objëktivave strategjik, objektivat specifik, masat që duhet të ndërmerren dhe mbi të gjitha treguesit. Mungesa e këtyre elementëve krijon paqartësi dhe pamundësi në matjen e performancës së strategjisë ndër vite, duke qenë se ka një shtrirje ndjeshëm afat-gjatë (6 vite).
Metodologjikisht, ka paqartësi të theksuar. Pa një përshkrim të tillë, rrezikohet besueshmëria e të gjithë analizës, dhe mbi të gjitha të propozimeve për iniciativat në të ardhmen. Për shembull, krijohet dyshim mbi llojet e produkteve të propozuara. Gjykoj se duhet të paktën të përmenden aspektë të tilla si, target grupi i intervistuar, shtrirja gjeografike, demografike, kriteret e klasifikimit të zonave (cluster) dhe të produkteve të propozuara. Mungojnë këto aspeketeve.
Në nën-seksionin “Konteksti i përgjithshëm” të dokumentit ka deklarata të forta dhe pastër politike, dhe jo në shërbim të një sfondi apo racionalizimi për të prezantuar turizmin, arritjet dhe sfidat e tijë. Gjykoj se duhet rishikuar.
Ka mungese të koherencës midis analizës dhe pjese se propozuar per nderhyrje (produkteve te propozuara, investimeve e propozuar). Më konkretisht, nuk ka një analizë të thelluar të bazës së ofertës së turizmit në shqipëri. Elemnët e ofertës janë në dy kategori: Burime antropogjenë dhe natyrore. Një klasifikim tjetër është nga Goeldner and Ritchie (2012) që i ndajnë elementët e ofertës në: Burimet natyrore dhe mjedisi, Mjedisi i ndërtuar (struktura dhe superstruktura), sektorët përbërës të turizmit, Mikpritja dhe burimeve kulturore. Krahas analizës së sektorit të akomodimit, në draft dokument mungon plotësisht analiza e thelluar e pjesës dërmuese të ofertës së turizmit të Shqipërisë. Ky aspekt është problemi më i madh sepse ngre pikpyetje për të gjithë pjesën në vazhdim të këtij dokumenti. Kështu, mungesa e kësaj analizë ngre pikpyetje mbi produktet e propozuara, në aspektin nëse vërtet janë të nevojshëm, dhe për më tepër sipas cluster të propozuar.
Një dokument kaq shumë i rëndësishëm, duhet të jetë sa më shumë i besueshëm në çdo deklaratë apo shifër që prezanton. Në këtë aspekt, ka mungesë totale të referencave si në deklarata ashtu edhe në prezantimin e shifrave, ose të paktë ato më kryesoret duhet të jenë në tekst apo në fund të dokumentit. Kjo gjë qe krijon dyshime në saktesine dhe kredibiliteti e parashikimeve të vetë strategjisë.
Mbi te gjitha, nuk ka një prezantim të analizës paraprake (studim në tavoline), mbi qasjen e modelit Europian, strategjive të BE apo sugjerimeve të UNËTO. Në kuadër të synimit për tu anëtarësuar në BE, ky aspekt është me shume rëndësi.
Edhe pse një nga aspektet më të rëndësishme të këtij dokumenti janë propozimi i klasterizimit dhe respektivisht të produkteve turistike me bazë zoonimin, nga ana tjetër, ka disa probleme:
•Metodologjia e klasifikimi të clusterve nuk ekziston. Dmth cfare kriteresh, kush aktore u perfshine, ne cfare periudhe u shtri kjo metodologji, teknika e analizes se kritereve, kush model/qasje teorik u mor ne konsiderate për zonimin?
•Nuk kuptohet se kujt modeli konceptual i është bazuar klasifikimi i produkteve. Për më tepër, ka raste ku klasifikimi llojeve të produkteve nuk jane shume korrekt ( p.sh. në cluster “Verior i brendshëm” ka dy lloj produktesh “NATYRA” dhe “AKTIVITETET NË NATYRË”!!!. Nuk është korrekte.
•Klasifikimi ne produkte parësor dhe dytësor, ne disa raste nuk është korrekt (ne rajoni veri ibrendshem., mos klasifikimi i turizmit shendetesor si produkt primar nuk me duket me vend. Psh, ne diber jane llixhat me te medha ne vend. Sot qe flasim ka resorte ne zona rural qe ofrojne sherbime wellness (SPA) që janë pjesë e turizmit shëndetësor. Krahas kesaj, vete strategjie parashikon qe do te nxitet krijimi i resorteve ku karakteristike e tyre jane wellness spa etj. Edhe njëherë, ky problem i lidhur me paqartësinë e produkteve dhe klasifikimit të tyre, lidhe me dyshimin e një mungese të analizës së thellë të ofertës së territorit të vendit, dhe mungesës së një metodologjie të saktë.
Ka nje aspekt interesant qe propozohen disa lloje taksash shtese, kryesisht per njesite e vogla akomodimi, te cilat shpesh jane ne zona rurale. Kjo eshte pak jo relevante sepse keto subjekte, edhe sot qe flasim, nuk marrin shërbime si rruga, drita, uje, pastrimi, ndaj do kthehej në një bumerang për qeverinë. Duhet paralelisht të punohet në formalizim tregu, ofrim shërbime publike, dhe menjëherë shqyrtim taksash të mundshme.
Nuk shikoj një theks në skema nxitjeje ne aplikimn e teknologjive në përgjithësi dhe për më tepër, ato digjitale.!! Krahas propozimit per presenze ne internet, qe flet thjeshte per digjital marketing, nuk flet per skema nxitëse (subvencionim, gratë, trajnime etj.) te aplikimeve te teknolgojive te ndryshme ne sipermarrjet apo DMO!
Ne disa nga propozimet ka paqartesi: psh DYQANI ME PRODUKTE 100% SHQIPTARE!! Niveli i thellësisë së përshkruar në draft-dokument, nuk është aspak i qartë se synohet të arrihet më këtë propozim, kush përfshihet në mënyrë aktive, dhe disa masa dhe tregues.
Propozimi i dhënies prioritet resorteve në zonat rurale, duhet kujdës i lartë, sepse resortet janë në cdo rast subjeket të mëdha, masiv në shërbime, dhe për rrjedhojë, rrezikohet venitja e autenticitetit lokal (folklori, etnografia, ndërveprimi me sitlin e jetesës në zona rurale, shkëputje e zinxhirit të bujqësisë me atë të turizmit, etj.). Mos harrojmë, se vizitorët ndërkombëtarë të huaj, janë në kërkim pikëriht të këtyre aspekteve.
Mungojnë propozime konkrete mbi platforma start-up, inkubatori, apo akseleratori….!!
Duke i përmbledhur elementët e ndryshëm të përkufizimeve të termat strategji, si edhe në funksion të të kuptuarit më mirë të këtij koncepti, dalin në pah tre pyetje kryesore, si vijon: Ku synohet të shkohet? Si mund të arrihet atje? Si mund ta kuptojmë nëse kemi arritur atje? Lidhur me pikën e fundit, në këtë dokument mungon një qasje, plan, apo çdo aspekt tjetër qe mat në vazhdimësi performancën e zbatimit të strategjisë. Për më tepër, duke qenë se kjo është një strategji shumë afat-gjatë, një aspekt i tillë është vendimtarë.
Marr shkas, nga ky dokument, dhe shume dokumente të tjerë strategjik (dhe përtej interesit personal) që të theksoj faktin se pjesë e ekipit të punës duhet gjithnjë një akademik i fushës, i cili është një garanci në shmangien gabimeve dhe paqartësive të aplikimit të koncepteve, qasjeve, modeleve, korrektësisë në strukturë dhe përmbajtje të dokumenteve të tillë. Mos, harrojmë, strategjia është dokumenti i parë dhe i rëndësishëm i mishërimit të politikës (filozofisë), ndaj duhet kujdes dhe gjitheperfshirje.
Shpresim Domi, Lektor UBT, Hulumtues, Konsulent ne Turizem.
https://scholar.google.com/citations?user=pQ8qXyQAAAAJ&hl=en&oi=ao
Po Mati ku eshte qe spermendet asnje pjese e tij, kush jane keta eksperte pa lidhje qe nuk permendin shtyllen kurrizore te Shqiperise, dhe bejne strategji, hidheni ne kosh si gjithe punet e tjera qe jane bere keq ne kete vend.