Shqipëria ndalon qeset plastike
Prej datës 4 korrik, në Shqipëri ndalohet prodhimi, tregtimi dhe përdorimi i qeseve plastike të holla nën 35 mikron sipas një vendim. Prej kësaj date, ky produkt konsiderohet i paligjshëm në territorin e Shqipërisë sipas vendimit të Këshillit të Ministrave. Në zbatim të këtij vendimi, i cili erdhi në kuadër të operacionit “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” dhe “Cleen and green 2020” Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bëri thirrjen e fundit publike, për të gjithë ata përdorues, importues dhe prodhues të qeseve më të holla se 35 mikron, se që nga ky moment do ta kenë të pamundur realizimin e këtij aktiviteti në Shqipëri, t’i prodhojnë, t’i përdorin dhe t’i tregtojnë ato,
Vendimi i Këshillit të Ministrave do të zbatohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe zbatimi këtij vendimi do të nisë nga prodhuesit e këtyre qeseve, tregëtuesit, importuesit, duke shkuar deri te konsumatori më i thjeshtë, qytetari.
Mbi 70 kompani të cilat nga regjistrimi i tyre në Qendrën e Rregjistrimit të Biznesit kanë të rregjistruar fjalën plastik, prodhimin dhe tregtimin e tyre. Të gjitha këto kompani nga Drejtoria e Tatimeve do të jenë në sitën e evidentimit, po ashtu dhe të transfomimit për t’i kthyer bizneset e tyre në prodhimin e qeseve mbi 35 mikron në qese mbi këtë masë dhe përbërje.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur një fushatë të gjerë informimi për shmangien e përdorimit të qeseve plastike nga ana e qytetarëve, për të çuar drejt eliminimit të plotë në përdorimin e qeseve plastike.