Postuar më: 07/10/2022

Thirrje për mbështetje financiare të Projekteve në Fushën e Turizmit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit shpall për herë të dytë thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve në fushën e turizmit, të paraqitura nga persona fizikë dhe juridikë, vendas apo të huaj, privatë ose publikë, të cilët kanë në objekt të veprimtarisë së tyre turizmin, në funksion të realizimit të misionit strategjik:

“Shqipëria, një destinacion mikpritës, tërheqës dhe autentik, për zhvillim të qëndrueshëm të potencialeve ekonomike, natyrore dhe sociale të vendit”

Thirrja synon promovimin e destinacioneve, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike, nëpërmjet zhvillimit të turizmit malor, natyror dhe kulturor, turizmit kulinar, ekoturizmit, turizmit nostalgjik, turizmit të aventurës etj.

Thirrja do të qëndrojë e hapur nga data 07 Tetor deri më datën 05 Nëntor të vitit 2022. Projektet duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, gjatë periudhës 16.11.2022 deri më 15.12.2022.

Tematika e Thirrjes për mbështetje financiare të Projekteve në Turizëm është:

1.Promovimi i destinacioneve dhe zhvillimi i produkteve turistike.

Promovimi i destinacioneve turistike e vlerave të veçanta, zhvillimi i produkteve dhe atraksioneve turistike të turizmit malor, rural, shtigjeve, agroturizmit, ekoturizmit, aventurës, monumenteve të natyrës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit në industrinë e mikpritjes.

Lutemi gjeni bashkangjitur : (i) Formularin e Projekteve dhe (ii) Procedurat