Thirrje për Projektpropozime në fushën e Turizmit
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit shpall thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve në fushën e turizmit nga data 07/10/2021 deri më datën 06/11/2021. Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është të forcojë konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e sektorit të turizmit në Shqipëri, nisur edhe nga situata në të cilën ndodhet industria e turizmit për shkak të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni COVID 19, nevojitet fokusim në promovimin e destinancioneve turistike e të vlerave të trashëgimnisë kulturore dhe natyrore vendase, si dhe duke diversifikuar me modele innovative produktet turistike, duke zhvilluar modele të reja të funksionimit të aktiviteteve detare dhe menaxhimit të vijës bregdetare. Duke pasur parasysh këto objektiva kryesore, thirrja është e ndarë në tre tematika:
1- Promovimin e destinacioneve turistike e të vlerave të veçanta të produkteve dhe atraksioneve turistike.
Nën këtë tematikë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të bashkëfinancojë projekte që do të synojnë:
2- Krijimi/zhvillimi/përmirësimi/ i produkteve turistike specifike në përputhje me kërkesën gjithnjë në rritje për paketa inovative, që ofrojnë përvoja të pazakonta me surpriza dhe ide stimuluese, përveç shërbimeve bazë standarde.
Nën këtë tematikë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të bashkëfinancojë projekte që do të synojnë:
3- Përgatitja e studimeve apo të modeleve të produkteve turistike
Nën këtë tematikë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të bashkëfinancojë projekte që do të synojnë: