Postuar më: 27/02/2018

Vazhdojnë konsultimet për Strategjinë e Turizmit 2018-2022

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me grupet e interesit, ka hartuar draft-Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit 2018-2022. Drafti përfundimtar ka kaluar në diskutim me përfaqësuesit e qeverisjen vendore, subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike  dhe me organizatat e ndërkombëtare  në Shqipëri që bashkëpunojnë në fushën e turizmit. Takimi përfundimtar do të organizohet në datë 01 mars 2018 me pjesmarrjen e përfaqësuesve të universiteteve, organizatave jofitimprurëse etj. Mirëpresim komente lidhur me këtë draft strategji deri në datën 08 mars 2018.

Draftin e dokumentit strategjik mund ta lexoni në linkun: http://turizmi.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/Strategjia-e-Turizmit-18-22-draft-1.pdf, ndërsa komentet me shkrim mund t’i nisni në email adresën erjola.sojati@turizmi.gov.al.

 

 

  •