Zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit
Sofjan Jaupaj (LLM në Drejtësi) – Sofjan Jaupaj u diplomua për Drejtësi në vitin 2013 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës ku ka qenë anëtar i rrjetit të studentëve ekselentë të këtij Universiteti dhe ndoqi studimet LL.M. për të Drejtën e Pronësisë Intelektuale në Itali, Zvicër (përfitues i bursës evropiane të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale).
Në 10 vitet e fundit ai ka mbajtur pozicione të ndryshme në sektorin publik në Shqipëri si Drejtor i Kabinetit i Kryenegociatorit për Integrimin në BE të Shqipërisë, Drejtor i Integrimit dhe Koordinator i Lartë për normat ligjore prioritare të BE-së pranë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe aktualisht në 3 vitet e fundit ka qenë i emëruar Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.
Nga viti 2021 ai është Autoriteti Kombëtar për Fondin e Gjelbër të Klimës dhe Fondin Global të Mjedisit. Ai ka qenë profesor i jashtëm në disa lëndë ligjore gjatë 2019-2021. Z. Jaupaj është trajnuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës dhe Kolegji i Evropës Brugges për cështjet europiane dhe diplomacinë ekonomike si dhe nga “Harvard Law School” në SHBA për pronësinë intelektuale me specialitet të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të. Ai është një alumni i Akademisë Politike të Këshillit të Evropës. Zotëron në nivel të shkëlqyer gjuhën angleze dhe italiane.
Zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit
Znj. Ilva Gjuzi është diplomuar në Universitetin e Kembrixhit për Arkitekturë në vitin 2014 pasi ka përfunduar studimet e shkollës së mesme në Kolegjin St’Andrews në qytetin e Kembrixhit me rezultate të shkëlqyera.
Znj. Gjuzi ka kryer
gjithashtu studime Master në Universitetin Epoka në Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinerisë dhe në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës pranë Fakultetit të Shkencave Politike Juridike me profilizim në Politika Publike.
Prej vitit 2019 deri në 2024 është angazhuar si eksperte e zhvillimit të politikave për Turizëm të Qendrueshëm në kuadër të Stratëgjisë së Bashkimit Europian për Rajonin Adriatiko-Jonian.
Prej vitit 2017 deri në vitin 2019 znj. Gjuzi ka qenë pjesë e Ministrisë së Zhvillimit Urban në Sektorin e Planifikimit Rajonal dhe Vendor dhe në vijim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në Sektorin e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Territorit.
Në periudhën 2015 – 2017 znj. Gjuzi ka punuar pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Tërritorit në njësinë Atelier Albania. Ajo ka qenë pjesë e ekipit organizativ të Edicionit të parë të Akademisë Verore Atelier Albania (AASA 2015) me fokus hartimin e një programi të qendrueshëm për zhvillimin e turizmit gjithëvjetor në fshatrat malorë të Rivierës Shqiptare dhe në vijim është angazhuar në sektorin e bashkëpunimit mes AKPT-së dhe GIZ-it në programet me fokus zhvillimin
e turizmit në Shqipëri.
Znj. Gjuzi posedon njohuri dhe eksperiencë të gjerë në ndërlidhjen e sektorit publik dhe privat të turizmit, pasi prej vitesh është e angazhuar në sipërmarrje private familjare në industrinë e turizmit dhe ndërtimit. Ajo është njohëse shumë e mirë e zinxhirit të ekonomisë së turizmit duke nisur nga fazat e hershme të konceptimit, projektimit dhe materializimit të strukturave akomoduese dhe potencialit të diversifikimit të ofertës turistike gjithëvjetore.
Prej shtatorit 2024 znj. Ilva Gjuzi është Nënkryetare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe njëherazi anëtare e Asemblesë së Partisë Socialiste të Tiranës.
Ilva Gjuzi ka qenë pjesë e Edicionit të I-rë të Akademisë Politike të Partisë Socialiste.
Znj. Gjuzi është e martuar dhe ka tre fëmijë