Zëvendësministër – Ornela Çuçi

Znj. Ornela Çuçi ka lindur në Gjirokastër në vitin 1982, është nënë e dy djemve.

Në vitin 2004 kreu studimet pranë Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, për Biologji dhe Kimi. Më pas në 2009-ën përfundoi studimet e masterit pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, për Shkencë dhe Teknologji Mjedisore. Gjithashtu pranë këtij universiteti që nga viti  2017 mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave”, bazuar në kërkimin shkencor mbi impaktin e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe ndotjen e tokave në jug të Shqipërisë (rast studimor, qarku i Gjirokastrës).

Nisi karrierën si asistente për Shoqatën “Local Infrastructure Development Agency” (2003- 2005) e më pas si specialiste e shërbimeve në Instutucionin e Prefektit të Qarkut Gjirokastër, sektori i Koopetencave vendore (2005-2013). Nga viti 2013-2017 karriera e saj vazhdon si Drejtore e Projekteve në Albanian University e mandej në Universitetin Europian të Tiranës me një shkëputje një vjeçare si Drejtore e Qendrës së Kërkimit Shkencor në Universitetin “Marin Barleti”. Në të njëjtën kohë, u angazhua me kohë të pjesshme si koordinatore, shkruese apo zbatuese e shumë projekteve pranë Institucionit të Prefektit të Gjirokastrës, Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës, Universitetit Europian të Tiranës, Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe një sërë OJF-ve në vend dhe jashtë. Eksperte e lirë për Ministrinë e Mjedisit (2009– 2014) për ekspertizën dhe auditimin mjedisor.

Prej vitit 2011  e deri më sot znj. Çuçi shërben si lektore e ftuar në Universitetin e Gjirokastrës, Universitetin Evropian të Tiranës, Universitetin Politeknik të Tiranës dhe është autore e shumë shkrimeve dhe studimeve të publikuara në revista shkencore vendase dhe të huaja për fushën e mjedisit.

Nga viti 2014 e në vazhdim ekspertiza e saj në fushën e projekteve kaloi në nivel “Vlerësues i projekteve të Bashkimit Evropian” për projektet e zbatuara IPA Adrion dhe më tej për projektet Horizon 2020, Marie Skłodowska-Curie Actions.

Që prej vitit 2016, Këshilltare e Kryeministrit mbi çështjet mjedisore dhe Koordinatore Kombëtare për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane.

Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze, greke, frënge dhe italiane