Font Resize

Zonat e Mbrojtura

Request for proposal

ZONAT E MBROJTURA NË SHQIPËRI

Megjithëse një vend i vogël, Shqipëria është shumë e pasur në diversitetin biologjik. Diversiteti i jashtëzakonshëm i ekosistemeve dhe habitateve përfshin 3.200 bimë enëzore, 2.350 bimë jo-enëzore dhe 15.600 lloje rruazorësh e jo-rruazorësh, shumica e të cilave janë të kërcënuara në nivel global apo evropian.Shqipëria kohët e fundit ka bërë progres të konsiderueshëm në zgjerimin e rrjetit të zonave të mbrojtura nga 5.2% të territorit të vendit në 2005, në 16% të territorit në 2014. Sot, 799 zonat e mbrojtura përbëjnë rreth 18% (5,263 km²) të territorit.  Shumica e tyre është e përcaktuar në kategorinë Monument natyre (747) dhe shumica janë të vogla për nga madhësia.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) është institucioni përgjegjës për menaxhimin e sistemit kombëtar të zonave të mbrojtura në Shqipëri, ku menaxhimi i përditshëm i zonave të mbrojtura i është deleguar 12 Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) si pjesë e AKZM-së.

Per me shume informacion per Zonat e Mbrojtura ne Shqiperi, lutemi klikoni http://akzm.gov.al/