Kategorizimi i Strukturave Akomoduese
Në zbatim të Urdhrit nr.267, datë 24.07.2019 “Mbi miratimin e rregullores për mënyrën, kriteret dhe procedurat e kategorizimit të strukturave akomoduese”, i ndryshuar, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka filluar procesin e Kategorizimit të Strukturave Akomoduese.
Afati për Aplikim
Çdo subjekt, që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese, është i detyruar të aplikojë pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për t’u pajisur me certifikatën e kategorizimit brenda datës 31.03.2020, për të përfituar shkallën e reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese. Për këtë aplikim subjekti duhet të parqesë dokumentacionin e detyrueshëm dhe shoqërues të përcaktuar në pikën 1 të nenit 6 të urdhrit nr. 267 datë 24.07.2019, të ndryshuar dhe në rast se nuk e ka depozituar dokumentacionin shoqërues në momentin e aplikimit, duhet ta dorëzojë atë brenda datës 31.12.2020 pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin.
Kategoritë për të cilat do të aplikohet:
Kriteret minimale që duhet të përmbushi stuktura akomoduese për secilën kategori
Dokumentacioni i kërkuar (origjinal ose kopje të noterizuara):