Font Resize
Postuar më: 13/07/2020

Konsultime me grupet e interesit për çështjet që do të trajtohen në raportin e VSM-së

Për zhvillimin e “Konsultimit me grupet e interesit për çështjet që do të trajtohen në raportin e VSM-së”, mbi nismën për hartimin e 5 planeve të detajuara të zonave të rëndësisë kombëtare në bregdet përkatësisht PDZRK Baks-Rrjoll, PDZRK Rana e Hedhun- Port Shëngjin, PDZRK Grykë Derdhja e Ishmit, PDZRK Tale, PDZRK Spille sipas Studimit të Masterplanit për Zonat me Përparësi Zhvillimin e Turizmit.

Të nderuar,

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në cilësinë e autoritetit propozues ka ndërmarrë nismën për hartimin e 5 planeve të detajuara të zonave të rëndësisë kombëtare në bregdet përkatësisht PDZRK Baks-Rrjoll, PDZRK Rana e Hedhun- Port Shëngjin, PDZRK Grykë Derdhja e Ishmit, PDZRK Tale, PDZRK Spille sipas Studimit të Masterplanit për Zonat me Përparësi Zhvillimin e Turizmit.

 

Qëllimi i këtij masterplani lidhet me turizmin, si një nga industritë më të mëdha në botë që gjeneron të ardhura dhe lidhet ngushtë me sektorët e tjerë të zhvillimit. Punësimi në sektorin e turizmit ofron një potencial të konsiderueshëm për zbutjen e varfërisë, sidomos për gjininë femërore. Përveç kësaj, industria e turizmit ndikon menjëherë edhe në sektorët e tjerë, të tilla si industria e prodhimit, bujqësia dhe sektori i shërbimeve. Këto lidhje kanë krijuar efekte shumëzuese të cilat stimulojnë ekonominë lokale dhe gjithashtu ofrojnë burime të ndryshme të të ardhurave për popullsinë vendase dhe jo vetëm. Përveç nxitjes ekonomike, turizmi mund të kontribuojë edhe në ruajtjen e biodiversitetit, duke qenë se me rritjen e numrit të vizitorëve, shumë parqe kombëtare dhe zona të mbrojtura do mund të krijonin edhe përfitime financiare që do të ktheheshin në investime në shërbim të tyre.

 

Përmirësimi i industrisë së turizmit përfshin edhe cilësinë e produkteve dhe të shërbimeve (akomodimin, restorante, guidat turistike, operatorët turistik, etj), me qëllim rritjen e kërkesës

kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, promovimin e konkurrueshmërinë brenda kësaj industrie, dhe prodhimin e informacioneve të besueshme e të vlefshme mbi standardet e cilësisë.

 

Zona Bregdetare, me gjithë potencialet e saj për turizëm, ka nevojë për orientime konkrete zhvillimi, të cilat duhet të jenë të qarta dhe të bazuara në politikat kombëtare të zhvillimit të

sektorit, të jenë të në harmoni me vizionin global të evolimit të turizmit, të kenë në focus mbrojtjen e natyrës e peisazhit, të cilët janë edhe lënda e parë për sektorin. Këto oreintime duhet të lidhen si me funksionet e shumëllojshme që perfshin sektori dhe shpërndarjen e tyre në territor, ashtu edhe me tiparet e zhvillimit të territorit dhe gjuhën e komunikimit arkitektonik të zhvillimeve në funksion të turizmit. Si përherë, shtrirja e aktivitetit turistik mbetet një sfidë, e cila mund të trajtohet gjithashtu nëpërmjet një planifikimi të mirë të territorit dhe orientimeve konkrete të zhvillimit, duke marre në konsiderat të gjithë aspektet e mbrojtjes së mjedisit.

 

Përsa i përket arsyetimit për nevojën e hartimit të dokumenteve të Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin e Detajuara të Zonës së Rëndësisë Kombëtarë (PDZRK) rrjedh si detyrim nga ligji nr. 91/2013, datë 28.02.2013, “Për vlerësimin strategjik mjedisor”. Referuar nenit 2 pika 1/a të këtij ligji theksohet se, procesit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor i nënshtrohen të gjitha planet dhe programet për bujqësinë, pyjet, peshkimin, energjinë, industrinë, industrinë minerare, transportin, menaxhimin e mbetjeve, menaxhimin e ujërave, telekomunikacionin, turizmin, planet kombëtare e vendore të planifikimit të territorit urban e rural, përfshi dhe mbrojtjen e peizazhit, të përdorimit të tokës, të cilat vendosin kuadrin për miratimin, në të ardhmen, të projekteve të listuara në shtojcat 1 e 2 të ligjit nr. 10 440, datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”.

 

Vlerësimi Strategjik Mjedisor është një proces sistematik që vlerëson pasojat në mjedis të një dokumenti strategjik planifikues të propozuar për zbatim me qëllim që të sigurojë që këto pasoja mjedisore të adresohen plotësisht që në fazat e hershme të vendimmarrjes përkrah konsideratave ekonomike dhe sociale. VSM-ja duhet të paraqesë informacione mbi ato ndikime mjedisore, ekzistenca dhe pasoja e të cilave nuk janë të përcaktuara me saktësi. Në këtë mënyrë VSM-ja në gjatë hartimit të dokumentave strategjik planifikues mund të kontribuojë për një përmirësim të proçesit të planifikimit dhe vendimmarrjes, meqë është një vlerësim gjithëpërfshirës, sistematik dhe transparent i aspekteve mjedisore, sociale dhe ekonomike si dhe i implikimeve problematike të planifikimit.

 

Detyra e VSM është të kontribuojë për një planifikim strategjik të tillë që nga pikëpamja e mjedisit dhe e shëndetit publik është jo vetëm i tolerueshëm por edhe optimal, ndërkohë që edhe kërkon për alternativa të ndryshme duke marrë në konsideratë efektet mjedisore, sociale dhe ekonomike.

 

Sipas ligjit 91/2013 mbi VSM, procesi i vlerësimit strategjik mjedisor kalon në këto fazat e mëposhtme:

1-Konsultimi me grupet e interesit për çështjet që do të trajtohen në raportin e VSM-së;

2-Hartimi i raportit paraprak dhe konsultimi me grupet e interesit dhe publikun ne lidhje me të;

3-Hartimi i raportit përfundimtar të Vlerësimit Strategjik Mjedisor;

4-Shqyrtimi i propozimit dhe deklarata e ministrit;

5-Vendimi i autoritetit miratues;

6-Monitorimi dhe raportimi i pasojave në mjedis të planit apo programit.

 

Në përfundim, ju njoftojmë se referuar VKM-së 219/2015 “Për përcaktimin e rregullave e të procedurave për konsultimin me grupet e interesit dhe publikun, si dhe dëgjesën publike gjatë procesit të vlerësimit strategjik mjedisor”, lind detyrimi për kryerjen e konsultimeve me grupet e interesit në faza të ndryshme të procesit të VSM-së.

 

Bashkia Rrogozhinë – PDZRK “Spille”,  datën 17.07.2020, ora 10:00, në ambjentet Bar Restorant “Natyra e Qetë”, Spille

Bashkia Kurbin – PDZRK “Grykëderdhja e Ishmit”,  datën 21.07.2020, ora 11:00, tek ish-Fazaneria, Fushë Kuqe

Bashkia Lezhë – PDZRK “Rana e Hedhun-Port Shëngjin dhe PDZRK “Tale”,  datën 22.07.2020 ora 17:00 , në ambjentet e Bar- Restorant “Poseidon”, Tale, Njësia Administrative Shënkoll, Lezhë.

Bashkia Shkodër – PDZRK “Baks-Rrjoll”,  datën 03.09.2020, ora 11:00, në sallën e Këshillit Bashkiak.

Sa më sipër bashkëlidhur do të gjeni “Raportin e Planit të Zhvillimit” dhe hartat shoqëruese për secilën zonë.

Bashkia Rrogozhinë – PDZRK “Spille”

Raporti i planit të zhvillimit

Hartat

  1. Përdorimi i propozuar i tokës
  2. Nënkategoritë e propozuara
  3. Funksionet e propozuara
  4. Njësit dhe nënnjësitë e propozuara
  5. Shpërndarja e propozuara e dëndësive dhe kapacitetit turistik
  6. Mënyrat e ndërhyrjes në nënnjësi
  7. Tipologjitë hapsinore
  8. Plani i gjelbërimit dhe hapsirat publike 
  9. Facilitete dhe shërbime në funksion të zhvillimit të turizmit
  10. Plani i infrastrukturës rrugore
  11. Plani i qarkullimit
  12. Plani i mbrojtjes së peisazhit
  13. Plani i mbrojtjes së mjedisit
  14. Harta e projekteve prioritare
  15. Kovertime e sistemeve

 

Bashkia Kurbin – PDZRK “Grykëderdhja e Ishmit”

Raporti i planit të zhvillimit

Hartat

  1. Përdorimi i propozuar i tokës
  2. Nënkategoritë e propozuara
  3. Funksionet e propozuara
  4. Njësit dhe nënnjësitë e propozuara
  5. Shpërndarja e propozuara e dëndësive dhe kapacitetit turistik
  6. Mënyrat e ndërhyrjes në nënnjësi
  7. Tipologjitë e propozuara hapsinore
  8. Plani i gjelbërimit dhe hapsirat publike
  9. Facilitete dhe shërbime në funksion të zhvillimit të turizmit
  10. Plani i infrastrukturës rrugore
  11. Plani i mbrojtjes së mjedisit
  12. Harta e projekteve prioritare
  13. Kovertime e sistemeve

 

Bashkia Lezhë – PDZRK “Rana e Hedhun-Port Shëngjin”

Raporti i planit të zhvillimit

Hartat

 

Bashkia Lezhë – PDZRK  “Tale”

Raporti i planit të zhvillimit

Hartat

 

Bashkia Shkodër – PDZRK “Baks-Rrjoll”

Raporti i planit të zhvillimit

Hartat

 

Deri atëherë Ju jeni të mirëpritur të përcillni në MTM komentet dhe sugjerimet tuaja në rrugë shkresore dhe nëpërmjet postës elektronike, mbi çështjet që duhet të trajtohen në raportin e VSM-së.