Postuar më: 13/07/2020

Konsultime me grupet e interesit i Planeve të Detajuara për Zonat e Rëndësisë Kombëtare në Bregdet: Baks-Rrjoll, Rana e Hedhun – Port Shëngjin, Grykëderdhja e Ishmit, Tale dhe Spille

Konsultime me grupet e interesit i Planeve të Detajuara për Zonat e Rëndësisë Kombëtare në Bregdet: Baks-Rrjoll, Rana e Hedhun – Port Shëngjin, Grykëderdhja e Ishmit, Tale dhe Spille

Të nderuar!

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është duke realizuar “Studim Masterplane për Zonat me Përparësi Zhvillimin e Turizmit”, që synon hartimin e 5-së  Planeve të Detajuara të Zonave të Rëndësisë Kombëtare (PDZRK), konkretisht: Baks-Rrjoll, Rana e Hedhun-Port Shëngjin, Grykëderdhja e Ishmit, Tale dhe Spille”.

Qëllimi i këtij masterplani lidhet me turizmin, si një nga industritë më të mëdha në botë që gjeneron të ardhura dhe lidhet ngushtë me sektorët e tjerë të zhvillimit. Punësimi në sektorin e turizmit ofron një potencial të konsiderueshëm për zbutjen e varfërisë, sidomos për gjininë femërore. Përveç kësaj, industria e turizmit ndikon menjëherë edhe në sektorët e tjerë, të tilla si industria e prodhimit, bujqësia dhe sektori i shërbimeve. Këto lidhje kanë krijuar efekte shumëzuese të cilat stimulojnë ekonominë lokale dhe gjithashtu ofrojnë burime të ndryshme të të ardhurave për popullsinë vendase dhe jo vetëm. Përveç nxitjes ekonomike, turizmi mund të kontribuojë edhe në ruajtjen e biodiversitetit, duke qenë se me rritjen e numrit të vizitorëve, shumë parqe kombëtare dhe zona të mbrojtura do mund të krijonin edhe përfitime financiare që do të ktheheshin në investime në shërbim të tyre.

Përmirësimi i industrisë së turizmit përfshin edhe cilësinë e produkteve dhe të shërbimeve (akomodimin, restorante, guidat turistike, operatorët turistik, etj), me qëllim rritjen e kërkesës kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, promovimin e konkurrueshmërinë brenda kësaj industrie, dhe prodhimin e informacioneve të besueshme e të vlefshme mbi standardet e cilësisë.

Zona Bregdetare, me gjithë potencialet e saj për turizëm, ka nevojë për orientime konkrete zhvillimi, të cilat duhet të jenë të qarta dhe të bazuara në politikat kombëtare të zhvillimit të sektorit, të jenë të në harmoni me vizionin global të evolimit të turizmit, të kenë në fokus mbrojtjen e natyrës e peisazhit, të cilët janë edhe lënda e parë për sektorin. Këto oreintime duhet të lidhen si me funksionet e shumëllojshme që përfshin sektori dhe shpërndarjen e tyre në territor, ashtu edhe me tiparet e zhvillimit të territorit dhe gjuhën e komunikimit arkitektonik të zhvillimeve në funksion të turizmit. Si përherë, shtrirja e aktivitetit turistik mbetet një sfidë, e cila mund të trajtohet gjithashtu nëpërmjet një planifikimi të mirë të territorit dhe orientimeve konkrete të zhvillimit, duke marre në konsiderat të gjithë aspektet e mbrojtjes së mjedisit.

Në këtë kuadër Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ka ndërmarrë Nismat për hartimin e këtyre PDZRK-ve, të cilat janë miratuar me VKKT nr. 3, datë 23.10.2019 “Për miratimin e Nismave për hartimin e Planeve të Detajuara për Zonat e Rëndësisë Kombëtare në Bregdet: Baks-Rrjoll, Rana e Hedhun – Port Shëngjin, Grykëderdhja e Ishmit, Tale dhe Spille”, që përkojnë me territoret administrative të njësive të vetëqeverisjes vendore, si më poshtë:

Bashkisë Rrogozhinë – PDZRK “Spille”

Bashkisë Kurbin – PDZRK “Grykëderdhja e Ishmit”

Bashkisë Lezhë – PDZRK “Rana e Hedhun-Port Shëngjin dhe PDZRK “Tale”

Bashkisë Shkodër – PDZRK “Baks-Rrjoll”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në përputhje me përcaktimet e Ligjit nr. 107, datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar dhe të VKM-së nr. 686, datë 22.11.2017 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit”, e ndryshuar, organizon takime publike dhe këshillimi në lidhje me këto plane si më poshtë:

 

Bashkia Rrogozhinë – PDZRK “Spille”,  datën 17.07.2020, ora 10:00, në ambjentet Bar Restorant “Natyra e Qetë”, Spille

Bashkia Kurbin – PDZRK “Grykëderdhja e Ishmit”,  datën 21.07.2020, ora 11:00, tek ish-Fazaneria, Fushë Kuqe

Bashkia Lezhë – PDZRK “Rana e Hedhun-Port Shëngjin dhe PDZRK “Tale”,  datën 22.07.2020 ora 17:00 , në ambjentet e Bar- Restorant “Poseidon”, Tale, Njësia Administrative Shënkoll, Lezhë.

Bashkia Shkodër – PDZRK “Baks-Rrjoll”,  datën 03.09.2020, ora 11:00, në sallën e Këshillit Bashkiak.

 

Sa më sipër bashkëlidhur do të gjeni “Raportin e Planit të Zhvillimit” dhe hartat shoqëruese për secilën zonë.

Bashkia Rrogozhinë – PDZRK “Spille”

Raporti i planit të zhvillimit

Hartat

  1. Përdorimi i propozuar i tokës
  2. Nënkategoritë e propozuara
  3. Funksionet e propozuara
  4. Njësit dhe nënnjësitë e propozuara
  5. Shpërndarja e propozuara e dëndësive dhe kapacitetit turistik
  6. Mënyrat e ndërhyrjes në nënnjësi
  7. Tipologjitë hapsinore
  8. Plani i gjelbërimit dhe hapsirat publike 
  9. Facilitete dhe shërbime në funksion të zhvillimit të turizmit
  10. Plani i infrastrukturës rrugore
  11. Plani i qarkullimit
  12. Plani i mbrojtjes së peisazhit
  13. Plani i mbrojtjes së mjedisit
  14. Harta e projekteve prioritare
  15. Kovertime e sistemeve

 

Bashkia Kurbin – PDZRK “Grykëderdhja e Ishmit”

Raporti i planit të zhvillimit

Hartat

  1. Përdorimi i propozuar i tokës
  2. Nënkategoritë e propozuara
  3. Funksionet e propozuara
  4. Njësit dhe nënnjësitë e propozuara
  5. Shpërndarja e propozuara e dëndësive dhe kapacitetit turistik
  6. Mënyrat e ndërhyrjes në nënnjësi
  7. Tipologjitë e propozuara hapsinore
  8. Plani i gjelbërimit dhe hapsirat publike
  9. Facilitete dhe shërbime në funksion të zhvillimit të turizmit
  10. Plani i infrastrukturës rrugore
  11. Plani i mbrojtjes së mjedisit
  12. Harta e projekteve prioritare
  13. Kovertime e sistemeve

 

Bashkia Lezhë – PDZRK “Rana e Hedhun-Port Shëngjin”

Raporti i planit të zhvillimit

Hartat

 

Bashkia Lezhë – PDZRK  “Tale”

Raporti i planit të zhvillimit

Hartat

 

Bashkia Shkodër – PDZRK “Baks-Rrjoll”

Raporti i planit të zhvillimit

Hartat