Konsultime me Publikun

Njoftim për konsultim publik për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Strategjisë së Zhvillimit të Energjisë së Republikës së Serbisë deri në vitin 2040 me projeksione deri në vitin 2050.

 

Pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, është përcjellë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, njoftimi i Ministrisë per Mbrojtjen e Mjedisit të Republikës së Serbisë. Kjo e fundit, në përputhje me dispozitat e Protokollit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në Kontekstin Ndërkufitar, informon se Republika e Serbisë është në fazën përfundimtare të zhvillimit të Strategjisë për Zhvillimin e Energjisë deri në vitin 2040 me projeksione deri në vitin 2050, si dhe të Raportit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Strategjisë së Zhvillimit të Energjisë së Republikës së Serbisë deri në vitin 2040 me projeksione deri në vitin 2050.

Në përputhje me nenin 10 të Protokollit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në një Kontekst Ndërkufitar – ESPO, nga pala serbe eshte derguar dokumentacioni lidhur me:

– Njoftimin e palës së prekur për aktivitetet e propozuara në përputhje me nenin 3 të Konventës;

– Raporti mbi Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Strategjisë së Zhvillimit të Energjisë së Republikës së Serbisë deri në vitin 2040 me parashikime deri në vitin 2050 dhe;

– Strategjia për Zhvillimin e Energjisë së Republikës së Serbisë deri në vitin 2040 me parashikime deri në vitin 2050.

Në zbatim të dispozitave të Protokollit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në Kontekstin Ndërkufitar, si dhe bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 91/2013 “Për vlerësimin strategjik mjedisor (VSM)”, dhe VKM nr. 620, datë 7.7.2015 “Për Miratimin e Rregullave, Përgjegjësive dhe Procedurave të Detajuara për Vlerësimin Strategjik Mjedisor në Kontekstin Ndërkufitar”, publikohet për konsultim publik njoftimi dhe informacioni i përcjellë nga Ministria për Mbrojtjen e Mjedisit të Republikës së Serbisë.

Dokumentacioni i plotë në anglisht në format elektronik mund të gjenden në linkun më poshtë, sikurse njoftuar nga pala serbe:

https://www.mre.gov.rs/tekst/5910/-javne-konsultacije-na-nacrt-strategije-razvoja-energetike-rs-do-2040-sa-projekcijama-do-2050godine-sa-pratecim-izvestajem-o-spu.php

Afati për dërgimin e komenteve është data 21 Tetor 2024.

Komentet, mendimet, sugjerimet mund të dërgohen në adresën: Ministria.MTM@turizmi.gov.al me referencën “Komente për konsultimin publik të VSM për Strategjinë për Zhvillimin e Energjisë së Republikës së Serbisë deri në vitin 2040 me projeksione deri në vitin 2050”.

Njoftim për konsultim publik për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Planit të Integruar Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, të Republikës së Serbisë

 

Pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, është përcjellë njoftimi nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, mbi nisjen e konsultimit ndërkufitar për procedurën e Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Planit të Integruar Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, të Republikës së Serbisë, duke konsideruar se elementët e klimës dhe energjisë mund të kenë një impakt shumë të gjerë, përtej kufinjëve tokësorë.

Në zbatim të përcaktimeve në ligjin nr. 91/2013 “Për vlerësimin strategjik mjedisor (VSM)”, për shprehjen e qëndrimit mbi procesin e VSM-së dhe VKM nr. 620, datë 7.7.2015 “Për Miratimin e Rregullave, Përgjegjësive dhe Procedurave të Detajuara për Vlerësimin Strategjik Mjedisor në Kontekstin Ndërkufitar”, publikohet për konsultim publik Vlerësimi Strategjik Mjedisor i Planit të Integruar Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, të Republikës së Serbisë.

Afati për dërgimin e komenteve është data 8 Shtator 2023.

Lexo me shumë

Pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është përcjellë njoftimi nga Ministria e Mjedisit dhe Energjisë në Greqi lidhur me ndërtimin dhe zbatimin e projektit “Ndërtim dhe funksionim i Stacionit Eolik të Prodhimit të Energjisë Elektrike, me emërtim dallues “Plaisio”, me fuqi 58,5 MW në “Pulia-Kotsion-Farmakovuni”, në Greqi. Projekti do të ndërtohet në Bashkinë e Filiaton-it në Greqi dhe zona buferike e zonës së studimit prek një pjesë të Bashkisë së Konispolit në Shqipëri.

Në zbatim të përcaktimeve në Kreun V të Ligjit 91/2013 “Për Vlerësimin Strategjik Mjedisor”; VKM-në nr. 589, datë 01.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedisin ndërkufitar” dhe Nenit 3 të Konventës ESPOO “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në Kontekstin Ndërkufitar” që Republika e Shqipërisë ka ratifikuar, publikohet për konsultim publik dokumentacioni lidhur me Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në kontekst ndërkufitar për projektin “Ndërtim dhe funksionim i Stacionit Eolik të Prodhimit të Energjisë Elektrike, me emërtim dallues “Plaisio”.

Dokumentacioni i plotë në format elektronik, gjendet gjithashtu i publikuar në portalin e dedikuar të shtetit Grek: https://eprm.ypen.gr

Afati për dërgimin e komenteve është data 9 Qershor 2023.

Lexo me shumë

Pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, është përcjellë njoftimi nga Ministria përgjegjëse për mjedisin në Itali, mbi nisjen e konsultimit ndërkufitar për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) të planit të menaxhimit të hapësirës detare Italiane për zonën detare të Adriatikut.

Në zbatim të përcaktimeve në ligjin nr. 91/2013 “Për vlerësimin strategjik mjedisor (VSM)”, për shprehjen e qëndrimit mbi procesin e VSM-së dhe VKM nr. 620, datë 7.7.2015 “Për Miratimin e Rregullave, Përgjegjësive dhe Procedurave të Detajuara për Vlerësimin Strategjik Mjedisor në Kontekstin Ndërkufitar”, publikohet për konsultim publik Vlerësimi Strategjik Mjedisor i Planit të menaxhimit të hapësirës detare Italiane në zonën detare të Adriatikut, të propozuar nga Ministria përgjegjëse për mjedisin në Itali.

Afati për dërgimin e komenteve është data 19 Dhjetor 2022.

Komentet, mendimet, sugjerimet mund të dërgohen në adresën: ministria.mtm@turizmi.gov.al me referencën “Komente per konsultimin publik te VSM per Planin e Menaxhimit Detar Italian”

Dokumentacioni i plotë në anglisht në format elektronik:

1-Përmbledhje e planeve hapësinore detare Italiane; Zona detare e Adriatikut

(Italian Maritime Spatial Plans; Adriatic Maritime Area, Summary)

2-Raporti Mjedisor i Vlerësimit Strategjik Mjedisor

(Strategic Environmental Assessment (SEA) Environmental Report)

3-Përmbledhje jo teknike e Vlerësimit Strategjik Mjedisor

(Strategic Environmental Assessment (SEA) Non-Technical Summary)

Lexo me shumë

Projekti CARE4BlueSea

Qeveria e Shqipërisë ka identifikuar jugun e Shqipërisë si prioritet për zhvillimin rajonal. Statusi prioritar vjen nga burimet unike natyrore dhe pasuritë e trashëgimisë kulturore të zonës dhe potenciali i saj për të zhvilluar më tej turizmin si një nxitës i rritjes ekonomike lokale, rajonale dhe kombëtare. Vija bregdetare e Jonit dhe pjesa e brendshme jugore që përfshin lumin Vjosa ofrojnë një propozim tërheqës me vlerë turistike për sa i përket vijave të pacenuara bregdetare, lumenjve, maleve, zonave të mbrojtura dhe trashëgimisë kulturore. Megjithatë, që produkti turistik të mbetet tërheqës për sa i përket ofrimit të “deteve blu” dhe “lumenjve të pastër”, duhet të ofrohen shërbime publike si menaxhimi i mbetjeve dhe trajtimi i ujrave te zeza për të ndihmuar ruajtjen e cilësisë se aseteve të rajonit.

Objektivi i Zhvillimit të Projektit është reduktimi i ndotjes, nga burimet tokësore, në mjedisin ujor në zona të përzgjedhura të brezit bregdetar Jugperëndimor të Shqipërisë. Fokusi në reduktimin e ndotjes dhe masat parandaluese do të përfshijë investime dhe mbështetje teknike për të adresuar: (i) rreziqet e ndotjes nga mbetjet e ndërtimit/ inerte dhe mbetjet plastike si kategori specifike të mbetjeve të ngurta në bregdetin jugor; dhe (ii) ndotjen e ujit, veçanërisht nga ujërat e zeza, dhe burimet e ndotjes si sedimentet dhe plehrat organike – përgjatë pellgut të lumit Vjosa.

1. Clean and Resilient Environment for Blue Sea Project (P176163)
2. Labor management procedures “Albania Clean andResilient Environment for Blue Sea”
3. Resettlement policy framework
4. Environmental and social management framework
5. Stakeholder engagement plan

Lexo me shumë

Procesi i Këshillimit me Komunitetin Lokal dhe Shoqërinë Civile

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në vijim të procesit te hartimit të Planit për shpalljen e zonës detare- bregdetare të ekosistemit natyror detar – bregdetar të gjirit të Porto Palermo –Llamani Park Natyror do zhvilloje procesin e këshillimit me komunitetin lokal dhe shoqërinë civile. Për këtë do të organizohet takim në Bashkinë Himarë, në datë 15 Qershor 2022, ora 11:00, ku jenë të ftuar grupet e interesit, institucionet akademike e shkencore në vend, komuniteti i zonës dhe pronarët privatë nëse prona e tyre do të përfshihet në zonën e mbrojtur, që do të organizohet nga Bashkia Himarë, si dhe do të organizohet takimi i dytë në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në datë 17 Qershor 2022, ora 11:00, në sallën e mbledhjes në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Takimet do të ketë në fokus prezantimin e Planit të shpalljes së zonës detare – bregdetare të ekosistemit natyror detar – bregdetar të gjirit të Porto Palermo –Llamani Park Natyror”, me tematikat si më poshtë:

a) Argumentimin për krijimin e zonës së mbrojtur e cila mbështet në objektivat e planit kombëtar të rrjetit përfaqësues të zonave të mbrojtura,

b) Vlerat e natyrës dhe të biodiversitetit ku ende një pjesë e konsiderueshme e ekosistemeve ruhen në gjendje gati natyrore, e që e kanë më se të nevojshëm një status mbrojtës;

c) Vlerën turistike, e cila bazohet mbi trashëgiminë natyrore dhe identitetin kulturor, që ekosistemi natyror detar-bregdetar ka;

d) Zonimin e zonës detare- bregdetare, si dhe shkallën e mbrojtjes të propozuar për këtë zonë.

Lutemi pjesëmarrjen tuaj në këto takime konsultative për të ndihmuar këtë nismë të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Njoftim, për zhvillimin e dëgjesës publike për konsultimin e raportit  paraprak të VSM për Planin e Detajuar të Zonës me Rëndësi Kombëtare (PDZRK) Vjosë – Nartë me publikun dhe grupet e interesit.

PËR ZHVILLIMIN E DËGJESËS PUBLIKE PËR KONSULTIMIN E RAPORTIT PARAPRAK TË VSM ME PUBLIKUN DHE GRUPET E INTEREST “PËR HARTIMIN E PLANIT TË DETAJUARA TË ZONËS ME RËNDËSI KOMBËTARE VJOSË-NARTË.

Të nderuar,

Në kuadër të nismës që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në cilësinë e autoritetit propozues ka ndërmarrë për hartimin e planit të detajuar të zonës me rëndësi kombëtrare (PDZRK) Vjosë – Nartë, si dhe në vijim të procesit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor që po zhvillohet për këtë plan, pas hartimit dhe publikimit të raportit paraprak të VSM-së, lind detyrimi për realizimin e dëgjesës publike për konsultimin e raportit paraprak me publikun dhe grupet e interesit.

Realizimi i procesit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin e Detajuara të Zonës së Rëndësisë Kombëtarë (PDZRK) buron nga ligji nr. 91/2013, datë 28.02.2013, “Për vlerësimin strategjik mjedisor”. Referuar nenit 2 pika 1/a të këtij ligji theksohet se, procesit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor i nënshtrohen të gjitha planet dhe programet për bujqësinë, pyjet, peshkimin, energjinë, industrinë, industrinë minerare, transportin, menaxhimin e mbetjeve, menaxhimin e ujërave, telekomunikacionin, turizmin, planet kombëtare e vendore të planifikimit të territorit urban e rural, përfshi dhe mbrojtjen e peizazhit, të përdorimit të tokës, të cilat vendosin kuadrin për miratimin, në të ardhmen, të projekteve të listuara në shtojcat 1 e 2 të ligjit nr. 10 440, datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”.

Lexo me shumë

Projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar projektligjin “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”.

Projektligji është publikuar në linkun  http://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/415 dhe është i hapur për komente.

Lexo me shumë

Njoftim me Publikun

Për zhvillimin e “Konsultimit me grupet e interesit për çështjet që do të trajtohen në raportin e VSM-së”, mbi nismën për hartimin e planit të detajuar të zonës me rëndësi kombëtare (PDZRK) Vjosë – Nartë.

Të nderuar,

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në cilësinë e autoritetit propozues ka ndërmarrë nismën për hartimin e planit të detajuar të zonës me rëndësi kombëtrare (PDZRK) Vjosë – Nartë.

Qëllimi i PDZRK-së është përcaktimi i qartë i kushteve për zhvillim të cilat do të sigurojnë një balancë të drejtë midis interesit privat dhe publik në zhvillimin e turizmit, ruajtjen e vlerave mjedisore dhe karakteristikat e peisazhit bregdetar e lagunor te zonës. Në themel të këtij procesi qëndron bashkërendimi ndërsektorial, koordinimi institucional si edhe zbatimi i deyrimeve ligjore që rrjedhin nga dokumentat e planifikimit në fuqi, për territorin subjekt zhvillimi. Gjithashtu, ky plan synon të sigurojë  që zhvillimi  turistik i propozuar, të ndjekë një rrugë vërtet të qëndrueshme dhe që kontribuon në një menaxhim të cilësor të zonës së mbrojtur,  territorit publik dhe privat, siguron  bashkëpunim të zgjeruar dhe partneritet konkret midis industrisë së turizmit dhe  qeverisjes në të gjitha nivelet duke kontribuar njëkohësisht në mirëqenien e  komunitetit lokal.

Lexo me shumë

 

Kërkesë për bashkëpunim

Të nderuar,

Kërkesë për bashkëpunim,
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është në procesin e hartimit të raportit të zbatueshmërisë të Konventës së Aarhusit për trevjeçarin 2017-2020. Lutemi që të gjitha palët e interesuara, që kanë kryer aktivitete në kuadër të Konventës së Aahrusit në të tre shtyllat e saj (i)në fushën e informimit të publikut për çështet mjedisore; (ii) në tërheqjen e publikut në vendimmarrje për fushën e mjedisit si dhe (iii) në të drejtën e publikut për t’ju drejtuar gjykatave për çështje mjedisore dhe që duan, që aktivitete e tyre të jenë pjesë e raportimit për vitet 2017-2020, janë të lutur ta dërgojnë këtë informacion Pikës Fokale të Konventës znj. Edlira Dersha, me adresë e-mail: edlira.dersha@ turizmi.gov.al
Në dy dokumentet më poshtë gjeni formatin e raportimit në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

Raportimi per CA shqip

Reporting format English

Lexo me shumë

Njoftim me Publikun

Njoftim, për zhvillimin e dëgjesës publike për konsultimin e raporteve paraprak të VSM me publikun dhe grupet e interesit.

Të nderuar,

Në kuadër të nismës së ndërmarrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në cilësinë e autoritetit propozues për hartimin e 5 planeve të detajuara të zonave të rëndësisë kombëtare në bregdet përkatësisht PDZRK Baks-Rrjoll, PDZRK Rana e Hedhun- Port Shëngjin, PDZRK Grykë Derdhja e Ishmit, PDZRK Tale, PDZRK Spille sipas Studimit të Masterplanit për Zonat me Përparësi Zhvillimin e Turizmit, dhe si pjesë e procesit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor që po zhvillohet për këto plane, me hartimin dhe pas publikimit të raporteve paraprake të VSM-së, lind detyrimi për realizimin e dëgjesës publike për konsultimin e këtyre raporteve me publikun dhe grupet e interesit.

Realizimi i procesit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin e Detajuara të Zonës së Rëndësisë Kombëtarë (PDZRK) buron nga ligji nr. 91/2013, datë 28.02.2013, “Për vlerësimin strategjik mjedisor”. Referuar nenit 2 pika 1/a të këtij ligji theksohet se, procesit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor i nënshtrohen të gjitha planet dhe programet për bujqësinë, pyjet, peshkimin, energjinë, industrinë, industrinë minerare, transportin, menaxhimin e mbetjeve, menaxhimin e ujërave, telekomunikacionin, turizmin, planet kombëtare e vendore të planifikimit të territorit urban e rural, përfshi dhe mbrojtjen e peizazhit, të përdorimit të tokës, të cilat vendosin kuadrin për miratimin, në të ardhmen, të projekteve të listuara në shtojcat 1 e 2 të ligjit nr. 10 440, datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”.

Lexo me shumë

Njoftim me Publikun

Konsultime me grupet e interesit i Planeve të Detajuara për Zonat e Rëndësisë Kombëtare në Bregdet: Baks-Rrjoll, Rana e Hedhun – Port Shëngjin, Grykëderdhja e Ishmit, Tale dhe Spille

Të nderuar,

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është duke realizuar “Studim Masterplane për Zonat me Përparësi Zhvillimin e Turizmit”, që synon hartimin e 5-së  Planeve të Detajuara të Zonave të Rëndësisë Kombëtare (PDZRK), konkretisht: Baks-Rrjoll, Rana e Hedhun-Port Shëngjin, Grykëderdhja e Ishmit, Tale dhe Spille”.

Qëllimi i këtij masterplani lidhet me turizmin, si një nga industritë më të mëdha në botë që gjeneron të ardhura dhe lidhet ngushtë me sektorët e tjerë të zhvillimit. Punësimi në sektorin e turizmit ofron një potencial të konsiderueshëm për zbutjen e varfërisë, sidomos për gjininë femërore. Përveç kësaj, industria e turizmit ndikon menjëherë edhe në sektorët e tjerë, të tilla si industria e prodhimit, bujqësia dhe sektori i shërbimeve. Këto lidhje kanë krijuar efekte shumëzuese të cilat stimulojnë ekonominë lokale dhe gjithashtu ofrojnë burime të ndryshme të të ardhurave për popullsinë vendase dhe jo vetëm. Përveç nxitjes ekonomike, turizmi mund të kontribuojë edhe në ruajtjen e biodiversitetit, duke qenë se me rritjen e numrit të vizitorëve, shumë parqe kombëtare dhe zona të mbrojtura do mund të krijonin edhe përfitime financiare që do të ktheheshin në investime në shërbim të tyre.

Lexo me shumë

Njoftim me Publikun

Për zhvillimin e “Konsultimit me grupet e interesit për çështjet që do të trajtohen në raportin e VSM-së”, mbi nismën për hartimin e 5 planeve të detajuara të zonave të rëndësisë kombëtare në bregdet përkatësisht PDZRK Baks-Rrjoll, PDZRK Rana e Hedhun- Port Shëngjin, PDZRK Grykë Derdhja e Ishmit, PDZRK Tale, PDZRK Spille sipas Studimit të Masterplanit për Zonat me Përparësi Zhvillimin e Turizmit.

Të nderuar,

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në cilësinë e autoritetit propozues ka ndërmarrë nismën për hartimin e 5 planeve të detajuara të zonave të rëndësisë kombëtare në bregdet përkatësisht PDZRK Baks-Rrjoll, PDZRK Rana e Hedhun- Port Shëngjin, PDZRK Grykë Derdhja e Ishmit, PDZRK Tale, PDZRK Spille sipas Studimit të Masterplanit për Zonat me Përparësi Zhvillimin e Turizmit.

Qëllimi i këtij masterplani lidhet me turizmin, si një nga industritë më të mëdha në botë që gjeneron të ardhura dhe lidhet ngushtë me sektorët e tjerë të zhvillimit. Punësimi në sektorin e turizmit ofron një potencial të konsiderueshëm për zbutjen e varfërisë, sidomos për gjininë femërore. Përveç kësaj, industria e turizmit ndikon menjëherë edhe në sektorët e tjerë, të tilla si industria e prodhimit, bujqësia dhe sektori i shërbimeve. Këto lidhje kanë krijuar efekte shumëzuese të cilat stimulojnë ekonominë lokale dhe gjithashtu ofrojnë burime të ndryshme të të ardhurave për popullsinë vendase dhe jo vetëm. Përveç nxitjes ekonomike, turizmi mund të kontribuojë edhe në ruajtjen e biodiversitetit, duke qenë se me rritjen e numrit të vizitorëve, shumë parqe kombëtare dhe zona të mbrojtura do mund të krijonin edhe përfitime financiare që do të ktheheshin në investime në shërbim të tyre.

Lexo me shumë

Njoftim me Publikun
Lidhur me marrjen pjesë në Tryezat e Diskutimit dhe Këshillimit në kuadër të procesit të Integrimit Evropian

Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr.113, datë 30.08.2019 “Për formatin e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të platformës së partneritetit për Integrimin Evropian”;

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në cilësinë e institucionit lider për:

“ Dëgjesë publike më datë 25.10.2019, ora 09:30

PROJEKT VENDIM “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 686, DATË 29.7.2015 ‘PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE, TË PËRGJEGJËSIVE E TË AFATEVE PËR ZHVILLIMIN E PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS (VNM) DHE PROCEDURËS SË TRANSFERIMIT TË VENDIMIT E DEKLARATËS MJEDISORE’”, TË NDRYSHUAR

Qëllimi i projektvendimit është që të lehtësojnë personat fizik/juridik nga procedurat administrative lidhur me mënyrën e aplikimit dhe zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) dhe procedurës së transferimit të vendimit e deklaratës mjedisore. Aplikimet për procesin e VNM-së do të kryhen nëpërmjet sistemit elektronik të vlerësimit të ndikimit në mjedis, në portalin e-Albania. Nëpërmjet këtij sistemi shmanget kontakti i qytetarëve dhe bizneseve me institucionet shtetërore si dhe shmangen pritjet nëpër zyrat e këtyre institucioneve. Aplikuesit do të marrin përgjigje në kohë reale nëpërmjet komunikimit elektronik. Ky sistem do të dokumentojë dhe do të arkivojë gjithë procesin duke rritur kështu efikasitetin në komunikim lidhur me parregullsitë/mungesën e dokumentacionit që në momentin fillestar të aplikimit.

Lexo me shumë

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar projekt- Vendimin e Këshillit të Ministrave për “Rregullat e Ndalimit të Eksportit të Mërkurit Metalik, Komponimeve dhe Përzierjeve të Caktuara të Mërkurit, Ruajtjes së Sigurt të Mërkurit Metalik dhe Kritereve Specifike të Ruajtjes së Mërkurit Metalik të Konsideruar si Mbetje”. Jeni të lutur të dërgoni, komentet, vërejtjet apo ndryshimet që ju mendoni mbi draftin e projektvendimit deri në datë 24 Prill 2019, në adresën elektronike Rovena.Agalliu@turizmi.gov.al . Ju faleminderit! 
Lexo me shumë

“Ministria e Mjedisit dhe Turizmit bazuar në kërkesën e ardhur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për pajisjen me Deklaratë Mjedisore për “Studimin Sektorial mbi nevojën për Investime në Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta në Shqipëri (Masterplani i Mbetjeve të Ngurta)” dhe Referuar pikës 1, të kreut IV të VKM nr. 219, datë 11.3.2015 “Për përcaktimin e rregullave e të procedurave për konsultimin me grupet e interesit dhe publikun, si dhe dëgjesën publike gjatë procesit të vlerësimit strategjik mjedisor” do të organizoje dëgjesen publike për të diskutuar lidhur me çështjen se si janë marrë në konsideratë mendimet e publikut dhe aktorëve të përfshirë në këtë proces, për pasojat në mjedis të dokumentit të propozuar për t’u pajisur me Deklaratë Mjedisore, si dhe propozimin e kushteve që do të vendosen në Deklaratën Mjedisore, në datë 5 Mars 2019, ora 10:00, pranë ambienteve të Ministrisë ”

Projektvendim për “Miratimin e masave të nevojshme që çdo person fizik a juridik, i cili prodhon, përpunon, trajton dhe e shet lëkurën, mbi baza profesionale, të mbajë përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit”, për të cilën do të zhvillohet edhe dëgjesa publike në datë 7 Shkurt 2019, ora 11:00, në sallën e mbledhjes të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmi

Draft VKM “Për rregullat e detajuara dhe metodat për kryerjen e vlerësimit të sigurisë së kimikatit dhe kërkesat specifike, përmbajtja dhe formati i dokumentit me të dhënat e sigurisë”

Ligji Faunes 10006 – Disa Shtesa dhe Ndryshime
Relacioni 2 – Ligji Faunes 2018
Projektvendim per propozim ligji