Ashtu si një shoferi i nevojitet leja e drejtimit për të ngarë makinën, edhe një drejtuesi gomoneje i duhet patenta për të qenë instruktorë rafting. Duke parë interesin e madh të turistëve të huaj në sportin e rafting,si edhe interesin e shtuar nga shqiptarët, gjatë viteve të fundit, Federata shqiptare e rafting hap mundësitë për një profesion të ri siç është instruktori i rafting. Të drejtosh një gomone, pa motor, vetëm me lopata! Ditën e hënë 20 kandidatëve ngaTirana, Berati, Skrapari, Përmeti dhe Elbasani të trajnuar sipas standardeve ndërkombëtare iu shpërndanë certifikatat, për të punuar si instruktorë rafting. Certifikatat u shpërndanë nga federata shqiptare e rafting dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi si investim për një turizëm aventure me standarde, nga profesionistë të njohur ligjërisht edhe në arenën ndërkombëtare. Por, edhe si një dritare e re punësimi për të rinjtë.