Postuar më: 18/06/2024

Shpallje e Pozicionit Vakant të Drejtorit të Drejtorisë së Monitorimit dhe Performamcës, në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve

Në zbatim të Vendimin Nr. 132, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 94, datë 12.06.2024 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”.

Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Performamcës, në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve

Afati për dorëzimin e dokumenteve 28/06/2024 pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. a)Përcaktimi i objektivave dhe detyrave të sektorëve përbërës, për monitorimin e veprimtarisë së tyre dhe koordinimin mes tyre;
  2. b)Drejtimi veprimtarisë së Drejtorisë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me funksionet e objektivat e Agjencisë.
  3. c)Monitorimi i zbatimit dhe performancës së sistemit të menaxhimit të integruar të mbetjeve në nivel vendor dhe rajonal, në bashkëpunim të ngushtë me njësitë qeverisjes vendore, institucionet e administratës publike dhe partnerët ndërkombëtar.
  4. d)Edukimi mjedisor, promovimi dhe nxitja e zbatimit të hierarkisë së mbetjeve për zhvillimin gradual të grumbullimit përmes ndarjes në burim e riciklimit në shkallë të gjerë.
  5. e)Monitorimi i zbatimit të programit të qeverisë dhe të masterplanit kombëtar sektorial të menaxhimit të integruar të mbetjeve.
  6. f)Monitorimi i zbatimit të udhërrëfyesit (“roadmap”), për kalimin nga ekonomi lineare drejt ekonomisë qarkulluese.
  7. g)Asistimi i ministrisë përgjegjëse për mjedisin, njësitë e vetëqeverisjes vendore lidhur me mismat e menaxhimit të integruar të mbetjeve, por asiston gjithashtu pa u kufizuar, qendrat e transferimit, stacionet e riciklimit dhe ato të kompostimit.
  8. h)Planifikimi i nevojave për trajnime të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces, si dhe kujdesi për rritjen e performancës nëpërmjet edukimit mjedisor dhe ndërgjegjësimit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

 

KUSHTET PËR PRANIM DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pranim si dhe kriteret e veçanta si vijon:

  1. a)Të jetë shtetas shqiptar;
  2. b)Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. c)Të zotërojnë diplomë të ciklit të dytë të studimeve, të nivelit “Master Shkencor” ose të barasvlefshëm me të, në shkenca Shoqërore/Juridike/Mjedisore/Ekonomike;
  4. d)Të kenë të pakten 3 (tre) vite eksperiencë pune në profesion;
  5. e)Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi;
  6. f)Të mos jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  7. g)Të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës;

————————————–

  1. h)Të ketë njohuri shumë të mira profesionale të çështjeve teknike dhe aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën e stafit nën varësi;
  2. i)Të ketë aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
  3. j)Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi;
  4. k)Të ketë aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja
  5. l)Të kenë aftësi të mira menaxheriale dhe të procedurave administrative;
  6. m)Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  7. n)Të ketë aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
  8. o)Të ketë aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a- Jetëshkrim i aplikantit;

b- Fotokopje të diplomës/diplomave dhe listes se notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);

c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore (në momentin e fillimit të marrëdhënieve të punës);

f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g- Dy referenca nga punëdhënës apo bashkëpunëtorë të mëparshëm;

gj- Certifikata për trajnime në lidhje me pozicionin për të cilin konkurojnë;

h- Vërtetim nga Institucioni që nuk ka mase displinore në vitin e fundit;

i- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen drejtpërsëdrejti në MTM brenda datës 28/06/2024.

 

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT TE DOKUMENTACIONIT

Komisioni ad-Hoc do të shpallë në faqen e internetit të MTM, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për intervistën e strukturuar me gojë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.

 

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim për njohuritë mbi dokumentet e listuara më poshtë:

 

Njohuritë mbi Ligjin nr. 10431, datë 9.06.2011 “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, i ndryshuar;

-Njohuritë mbi Ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i ndryshuar;

-Njohuri mbi VKM-në nr. 418, datë 27.05.2020 “Për miratimin e dokumentit të Politikave Strategjike dhe të Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035”;

-Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;

-Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;

-Njohuri mbi Vendimin Nr. 132, datë 6.03.2024, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me organizimin dhe drejtimin e veprimtarisë drejtuese;

b- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

c- Platformën e tyre mbi edukimin mjedisor, promovimin dhe nxitjen e zhvillimit në nivel qendror dhe vendor për zbatimin e standardeve në menaxhimin efikas të integruar të mbetjeve dhe ekonomisë qarkulluese.

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE DHE KOMUNIKIMI

 

Kandidatët do të vlerësohen me pikë si më poshtë:

a- Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 60 pikë;

b- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 40 pikë.

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në MTM do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të ministrisë.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacioneve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 28.06.2024 në protokollin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;

Zhvillimi i intervistës do të zhvillohet në datën 5.07.2024, në ambientet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;