Njoftim!
Njoftohen të gjithë subjektet që disponojnë strukturë akomoduese/shërbimi dhe dëshirojnë të aplikojnë për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, se për shkak të konstatimit në vazhdimësi të problemeve teknike të sistemit online, aplikimet do të vijojnë të jenë të hapura nga dita e hënë datë 06.07.2020 deri ditën e premte datë 10.07.2020.
Rikujtojmë edhe njëherë se për këtë shërbim mund të aplikohet online në faqen e-albania me përshkrimin “Aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”, linku
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13881.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!