Në zbatim të Vendimin të Këshillit të Ministrave Nr. 20, datë 18.1.2023 “Për një ndryshim në vendimin nr. 298, datë 20.4.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit”.
Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit
Afati për dorëzimin e dokumenteve 01.02.2023 pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
a) Është përgjegjës për përcaktimin e objektivave dhe detyrave të drejtorive përbërëse, për monitorimin e veprimtarisë së tyre dhe koordinimin mes tyre;
b) Ushtron të gjitha kompetencat për drejtimin e veprimtarisë së Agjencisë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me funksionet e objektivat e Agjencisë.
c) Bashkërendon punën midis strukturave të tjera brenda Agjencisë dhe cakton detyra dhe objektiva përkatës për t’u realizuar nga këto struktura.
d) Bashkërendon punën për hartimin e projektbuxhetit, sipas rregullave dhe afateve të përcaktuara në ligjin organik për buxhetin e shtetit, të cilin ia paraqet për miratim ministrit që mbulon fushën e turizmit.
e) Propozon programin vjetor të veprimtarive të Agjencisë, të cilin ia paraqet për miratim ministrit përgjegjës për turizmin.
f) Kontrollon mbarëvajtjen e aktivitetit të Agjencisë me qëllim arritjen e objektivave të përcaktuar dhe realizimin sa më të plotë të funksioneve të saj, si dhe merr masat e nevojshme për koordinimin sa më mirë të punës ndërmjet strukturave të Agjencisë.
g) Raporton rregullisht në lidhje me mbarëvajtjen e aktivitetit të Agjencisë dhe realizimin e funksioneve të saj ministrin përgjegjës për turizmin.
KUSHTET PËR PRANIM DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pranim si dhe kriteret e veçanta si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose të barasvlefshëm me të në shkenca shoqërore;
b- Të kenë të pakten 10 (dhjetë) vite eksperiencë pune në nivele drejtuese;
c- Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
d- Të kenë aftësi të mira menaxheriale;
e- Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore gjatë tre viteve të fundit;
f- Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
a- Jetëshkrim i aplikantit;
b- Fotokopje të diplomës/diplomave dhe listes se notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore (në momentin e fillimit të marrëdhënieve të punës);
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g-Dy referenca nga punëdhënës apo bashkëpunëtorë të mëparshëm;
gj-Certifikata për trajnime në lidhje me pozicionin për të cilin konkurojnë;
h- Vërtetim nga Institucioni që nuk ka mase disiplinore në vitin e fundit;
i- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat duhet të dorëzohen drejtpërsëdrejti në MTM brenda datës 01.02.2023
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Drejtoria e Administrimit të Burimeve Njerëzore, Aseteve dhe Shërbimeve do të shpallë në faqen e internetit të MTM-së, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për konkurim, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
-Njohuritë mbi Ligjin nr. 93/2015 “Për Turizmin”;
-Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
-Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
-Vendimin nr. 298, datë 20.4.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit”, i ndryshuar;
-Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
-Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE DHE KOMUNIKIMI
Kandidatët do të vlerësohen me pikë si më poshtë:
a- Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 60 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 40 pikë.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në MTM do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të ministrisë.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacioneve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 01.02.2023 në protokollin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;
Zhvillimi i intervistës do të zhvillohet në datën 13.02.2023, në ambientet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;