Të bashkohesh me Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës ofron një mundësi unike për të qenë në vijën e parë të ndryshimeve transformuese brenda qeverisë shqiptare dhe nxitjes së inovacionit në Shqipëri.
Kjo agjenci vepron në kryqëzimin e kreativitetit, inovacionit dhe shërbimit publik.
Tek Agjencia e Inovacionit dhe Ekselecës, puna juaj kontribuon drejtpërdrejtë në formësimin e politikave, projektimin e zgjidhjeve inovative dhe zbatimin e strategjive që kanë një ndikim të qëndrueshëm në sektorët e Turizmit dhe Mjedisit.
Është më shumë se një punë; është një thirrje për të qenë pjesë e një lëvizje që promovon përparimin, efikasitetin dhe ekselencën në administratën publike.
Për detaje, drejtohuni në linkun më poshtë: