Font Resize
Postuar më: 22/07/2018

Festohen për herë të parë Ditët e Teto Ollgës

Personazhi i njohur dhe shumë i dashur i filmit shqiptar, xhiruar në Tushemisht të Pogradec, i dha jo vetēm famën fshatit turistik, por tashmê edhe emrin e një feste lokale.

Pêr herë të parë në Tushemisht u mbajt per tre net me radhë festa e teto Ollgës. Turistëve iu ofruan produkte karakteristike të zonës, punime artizanale dhe prodhime kulinarie tradicionale si petkat.

Sheshi i Tushemishtit, u dha një tjetër alternativë pushuesve te shumtë për të shijuar bashkë me natyrën e bukur të zonës, edhe prodhimin e saj tipik. Ministri Klosi i pranishëm në këtë festë, deklaroi se ky vit shënoi kthesën e madhe të turizmit shqiptar: vlerën e shtuar të produktit karakteristik shqiptar.

Pas festës së teto Ollgës, në Pogradec do të organizohet edhe festa e Koranit dhe Belushkës.  “Kemi thënë shpesh që vera këtë vit vjen e mbushur me aktivitete dhe kur e thame ketë para pak muajsh shumë nuk na besuan. Ky është organizimi i një aktiviteti të thjeshtë, por që synon të kthehet në një traditë. Në gjithë zonën turistike janë organizuar festa si kjo e teta Ollgës në Tushemisht. Shumë breza shqiptarësh jemi rritur me figurën e teto Ollgës dhe mitin e atij fshatit shumë të bukur, që ofron mikpritje, traditë, festë, dashuri, ofron pastërti. Duhet të gjejmë magjinë, jo vetëm të teto Ollgës dhe Tushemishtit, por të gjejmë ofertën e zejtarëve.”- tha ministri Klosi.

Të rejat e fundit

  •