Postuar më: 08/12/2018

Fjala e ministrit Klosi – 8 dhjetor 2018

Ne duhet të përpiqemi së bashku të frenojmë çmendurinë e kohëve moderne që mendojnë se kënaqësia është vetëm kur shkon në gjueti, ku nga zogjtë, natyra, kafshët arrihen fitime nga tregtia e tyre dhe harrojnë që ka një dimension qytetar, një dimension të njeriut të mirë, i cili i mbron i mbarështron dhe që përpiqet që me përpjekje intelektuale të krijojë një festival si ky sot. Ne duhet që të jemi në një debat të vazhdueshëm nëpërmjet mekanizmave për të mbrojtur dhe për të fuqizuar zonat të mbrojtura, pasurinë tonë natyrore dhe kthimin e tyre në ekonomi.

Sa ne do i kemi këto zona të mbrojtura për të ekspozuar vlerat unikale që ne kemi në zonat e faunës shqiptare, sa do të kemi mundësi të përfaqësojmë vlerat eqytetare për ti ngritur këto vlera të zonave të mbrojtura të pasurisë tonë natyrore, natyrës, faunës, florës në burime atraksioni turistik. Unë mendoj që në jetën e një administrator publik është e vështirë të marrësh vendime radikale, mbase është e vështirë të marrëvesh vendime që ndryshojnë gjërat, por vendimi i marrë nga qeveria e Edi Ramës për moratoriumin e gjuetisë mendoj ka qenë një nga vendimet më të guximshme dhe me efekte të menjëhershme.

Ne duhet të ndërtojmë një sistem qoftë nëpërmjet teknologjive të teknikës informative që gjuetarët të jenë të gjithë të targetuar, qoftë nëpërmjet rregullave të vendosura qartë për zonat dhe periudhat kur lejohet gjuetia. Por, ne na duhet një periudhë tjetër moratorium, të paktën deri në përfundim të këtij 5 vjeçari për të parë sesa më shumë përfitim do të kemi në si shoqëri, sesa janë shtuar zogjtë shtegtar që vijnë në vendin tonë. Ne bëmë cencusin e zogjve dhe rezulton se në dy vitet e fundit numri i zogjve shtetgtar në lagunat tona është shtuar me 50%. Pa qenë kundër komunitetit të gjuetarëve, ne duhet të rrisim ndërgjegjësimin e opinionit se ka rregulla edhe në atë passion të gjuetisë siç duhet të ketë rregulla, mbështetje, fuqizim të pasionit tuaj për të rritur gjënë e veçantë, gjënë e bukur, konkurrimin nëpërmjet vlerave dhe arritjeve të fundit të shkencës edhe në fushën e mbrojtjes së zogjve.