Postuar më: 11/09/2018

Fjala e ministrit Klosi mbajtur në inagurimin e shkollës në Syzez

Sot ne kemi ardhur për të bërë një gjë fare të thjeshtë, një gjë fare sociale, një gjë që mbase për një grup shumë të madh shoqëror nuk është shqetësim por për mijëra e mijëra familje që cojnë fëmjët në klasën e parë, ësthë një problem. Librat  falas. Dhe kjo është një dhuratë që qeveria shqiptare, kryeministri Edi Rama ka menduar për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, nga klasa e 1 deri në klasën e 4 duke filluar mbajtjen e premtimit tonë elektoral që brenda këtij mandati deri në vitin 2021 vit pas viti të gjithë nxënësit deri në klasën e nëntë të marrin librat falas. Ne do ta mbajmë këtë premtim sepse mendojmë për njerëzit, kemi vëmendjen te njerëzit, kemi shumë vëmendje sidomos për ato familje që e kanë të vështirë të mbulojnë këto shpenzime dhe nuk janë pak. Janë 6 milionë dollarë të dhëna nga buxheti i shtetit këtë vit për librat falas që mbase për këtë shtet nuk janë shumë , por për një shtet që vjen pas disa reformash ne kemi arritur të gjejmë mundësinë që ta mbulojmë këtë shpenzim për mijëra e mijëra familje shqiptare, dhe jo vetëm kaq, por për të gjitha familjet në nevojë, për komunitetin rom dhe egjiptian, për njerëzit të cilët kanë nevojë të realizojnë jetesën e tyre pa ndihmën e shtetit, pa ndihmën ekonomike, ne do t’ua japim librat falas që këtë vit, për të gjithë këtë cikël, prandaj kjo është një ditë e shënuar.

Po ashtu ne jemi këtu në bashkinë e Urës Vajgurore, së bashku me kryetaren dhe të gjithë kryepleqtë për të ndarë me ju një lajm shumë të mirë. Bashkia e Urës Vajgurore mund të jetë nga bashkitë e pakta në Shqipëri në mos bashkia e parë, e cila mundi që brenda një harku kohor të tre viteve që Juli është kryetare, të arrijë të prekë numrin më të madh të të gjitha shkollave, nga 21 shkolla që ka bashkia 17 prej tyre kanë ndjerë ndryshimin. 17 nga 21 shkolla në urën Vajgurore, ose janë bërë të reja, ose kanë marrë rikonsktruksion, ose janë bërë shkolla me laboratore të reja ose janë në valën e ndryshimeve. Prandaj viti i ri shkollor na gjen me përkujdesje shumë më të madhe, për nxënësit, për të rinjtë për ata që duhet të marrin dijet dhe përgatitjen për gjithë jetën e tyre. Po ashtu ky vit i ri shkollor na gjen me një sistem të ringritur të kopshteve. Kemi ndërtuar 8 kopshte të reja të cilat këtë vit presin fëmijët për të pasur mundësinë që në të gjithë këtë komunitet të kemi përkujdesjen . Jo më kot këto realizohen këto gjëra, jo më kot këto gjëra kanë edhe më tepër mundësi këtu në bashkinë e Urës Vajgurore. Këtu ka një komunitet i cili punon shumë, ka një komunitet i cili prodhon shumë. Prohdimet bujqësore nga zona e Urës Vajgurore apo prodhimet nga fermerëve apo përpjekjeve të disa industrive në këtë zonë, kanë dhënë mundësinë që edhe bashkia të mbledhë më mirë taksat të përpunojë më mirë të ardhurat që mbledh nga vetë komuniteti dhe këto investime që kjo shkollë në Syzes e rikonstruktuar plotësisht por edhe e shtuar me një palestër të re, apo me laboratore të reja, vjen sepse njerëzit e thjeshtë të këtij komuniteti japin më shumë kontribut. Kjo mundësi që na jepet sot vjen sepse ne kemi bërë reforma, kemi bërë më shumë reforma për të reduktuar shpenzimet dhe për të rritur investimet, për njerëzit e thjeshtë pasi e gjithë vëmendja duhet të orientohet te njerëzit e thjeshtë. Ne kemi thënë që nga dita e parë që morëm pushtetin në vitin 2013; Do të bëjmë reforma, për të ndryshuar jetesën e komunitetit dhe kur morëm pushtetin në vitin 2017 e thamë po ashtu qartë: mandati ynë i dytë do të shkojë për më shumë shërbime për komunitetin dhe sot këtu në Syzes kemi mundësi të demostrojmë se me reformat e marra, me sistemin e ri të mbledhjes së grumbullimit nga vetë komuniteti, duke i parë këto të ardhura dhe këto kontribut në shërbim të njerëzve të thjeshtë dhe këta djem e vajza që sot marrin librat falas do të vazhdojnë të ndiejnë gjatë gjithë jetës së tyre një qeverisje më të mirë se ky është edhe ndryshimi i madh që do të sjellim në Shqipëri. Më shumë kontribute, paguajmë në mënyrë të barabartë, i paguajmë dritat të gjithë, nuk ka më të frotë të lagjes që nuk paguan dritat apo ujin. Mbledhim më shumë, punojmë më shumë, krijojmë më shumë të ardhura dhe këto do t’i administrojmë më mirë në shërbim të interesave të komunitetit. Kjo që ndodh sot, në të gjithë Shqipërinë është kontribut i vetë njerëzve të thjeshtë që kanë punuar më shumë , kanë prodhuar më shumë duke arritur më shumë mirëqënie në komunitet., Dua një falenderim shumë të madh për stafin e kësaj shkolle, drejtoreshën e palodhur, kryetaren e bashkisë dhe stafin e bashkisë që mund të jetë një nga bashkitë më sociale në Shqipëri e cila punon cdo ditë për interesat e njerëzve të thjeshtë e punëtorë të kësaj zone.

Urime të dashur fëmijë, paci një jetë të bardhë, paci më shumë suksese dhe u realizofshin të gjitha ëndrrat tuaja!

Të rejat e fundit