Në shkurtin e 5 viteve më parë në qartësinë e domosdoshme dhe largpamësinë e një nevoje emergjente për të parë në mënyrë krejt tjetër disa hapësira të jashtëzakonshme që Shqipëria ka, disa pasuri të mëdha që Shqipëria ka. Një jetë e tërë e cila do të duhet të mbrohet dhe të promovohet shumë në hapësira të mëdha të vendit tonë. Për këto arsye u krijua Agjencia Komëbtare e Zonave të Mbrojtura. Një agjenci që tashmë në harkun kohor të 5 viteve padyshim ka nevojë që të vlerësohet gjykohet, të analizohet, por dicka besoj e ndjej për ta thënë shumë faleminderit, të gjithë atyre që janë pjesë e stafit të kësaj gjencie, nga rangersat e rinj, të cilët shpesh i kemi parë në aktivitete të ndryshme, të cilët janë pjesë e aksioneve që bënë agjencia, apo promovimit të zonave të mbrojtura deri tek ata të cliët përpiqen gjatë gjithë ditës të menaxhojnë këto hapësira dhe të jenë në mbrojtje të tyre, me drejtuesit e kësaj agjencie, për punën e madhe që kanë bërë dhe padyshim për një punë konsistente, e cila sot na sjell në një takim ku një politikë e caktuar administrative, politikë po të doni ta quani po një politikë e cila shkon në mbrojtje të vlerave kombëtarte dhe vlerave të trazhëgimisë sonë natyrore në të gjithë vendin. Sot vjen me një product, i cili besoj është më i miri i mundshëm për të kurorëzuar 5 vjecarin e parë të kësaj agjencie si një angjenci e cila realisht ka qenë konseguente në realizmin e detyrave të saj. Në vitin 2017 miratohet ligji i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe gjithë hapësira e ZM, i cili ka kërkuar një sërë aktesh nënligjore për t’u zbatuar dhe jo më pastaj ka kërkuar dhe këtë që bëjmë sot për të bërë një zonim të plotë të gjithë Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, për të gjetur qartasi kush janë vlerat detyrimet që kanë për t’u paraqitur në këto zona, të kemi mundësinë që këto zona të vlerësohen ashtu sic janë me cfarë vitet kanë realizuar në daç nga problematikat e natyrës në shekuj, në daç nga problematikat e mënyrës se si është trajtuar mjedisi në shekuj, por dhe atë çfarë tragjikisht dora e njeriut dhe mendja e njeriut i bëri në këto 27 vitet e demokracisë dhe sidomos në 25 vite, para se Agjencia të krijohej dhe ligji të vepronte shumë më tepër. E them me bindje që sot ne duhet të jemi krenar që zonat të cilat kanë qenë në mënshirë të fatit sot janë zona të mbrojtura,. Njerëzit i dinë, njerëzit i vlerësojnë, i vizitojnë, njerëzit ndjehen mirë kur shkojnë në lagunën e Karavastasë kur shkojnë në Llogara në hapësirat e Zonave të Mbrojtura, në Lagunën e Kune Vainit. Unë dje isha në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe realisht atje dora e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura edhe aty vihet re. Kur padyshim ka shumë nevojë për të parë, shumë më tepër se cfarë duhet të bëjmë dhe se si duhet t’i trajtojmë këto pasuri tona kombëtare. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka këtë detyrë të madhe, vendosjen e një ekuilibri të drejtë por dhe të qëndryeshëm, nëpërmjet trajtimit të zonave të Mbrojtura, mbrojtjes së tyre të pamohueshme nga pikëpamja e tyre mjedisore por tashmë të kombinuar me dëshirën për të bërë turizëm dhe për të patur shumë më tepër zhvillim në këto hapësira. Eshtë e vërtet që ka projekte, ka tendenca, ka disa prej tyre të jashtëzakonshme, por që duhen vendosur në dakortësi me parimin e këtyre zonave që ne do të miratojmë sot, ose do të hapim sot diskutimin për miratim. Ashtu sic ka dhe tendenca, të cilat unë kam qenë në të dyja krahët dhe kur kam qenë deputet i thjeshtë dhe kur jam ministër në mbrojtje të fortë të bukurive natyrore, të pasurive tona të trashëgimisë natyrore, të lumenjve tanë, të zonve të cilat duhet të jenë strikt të mbrojtura, por dhe zona që duhen parë në kuadër të hapësirave të reja se si këto bukuri të rralla natyrore nuk janë aty për të qenë vetëm të bukura, por janë aty të bukura për t’ju ofruar turistëve dhe për t’u vizituar nga më shumë turistë të huaj. Eshtë arritje e kësaj Agjencie, e cila duke i mbrojtur e ka bërë krejtësisht të mundshme që mbi 1 milion turistë të huaj dhe të vendit të vizitojnë Zonat e Mbrojtura dhe të jenë pranë kësaj bukrue të rrallë të natyrës, e kanë bërë të mundur kjo agjenci dhe ky përkushtim që të paktën në sa ditë muaj dhe vite unë kam në këtë pozicion të mos kemi asnjë vendimarrje, asnjë vnedimarrje, e cila dëmton hapësorat tona të Zonave të Mbrotjura. Të mos kemi asnjë vendimarrje cila shkon në kudnështim me këtë punë dhe këtë përpjekje titanike të një komuniteti shumë të gjerë që s’ka të bëjë vetëm me administatorët publikë që s’ka të bëjë vetëm me ata njerëz të cilët paguhen nga shteti shqiptar dhe që nëse doni ta dini me paga realisht për t’u rivlerësuar dhe të gjithë atyre djemëve dhe vajzave që janë pjesë e kësaj agjencie, po ama ja kanë dalë që Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, Zonat e Mbrojtura t’i transformojnë në destinacione të pëlqyeshme edhe nga pikëpamja e mbrojtjes së natyrës. Luftrat që ne kemi bërë, beteja përsa i përket Malit të Tomorit, Malit të Krujës, zgjerimit të hapësirës për Vjosën e Sipërme për t’u shpallur Zonë e Mbrojtur, përpjekjet e vzahdueshme për të frenuar të gjithë investimet për HEC-et e vegjël apo të mëdhenj në Zonat e Mbrojtura. Gjithë debatin që është bërë përsa i përket hyrjes në këtë agjenci dhe mos lejimin e asnjë investimi, padyshim ka qenë beteja jo të lehta në radhë të parë me mentalitetin, me botëkuptimin, në rradhë të parë me ata që mendojnë që natyra është një pasuri që si takon askujt dhe hajde të marrim sopatën dhe ta presim, por sot them që ja kemi dalë që të kemi një shoqëri të tërë me vete kur bëhet fjalë për Malin e Tomorrit, e mbani mend, që jo pak por një vit më parë kemi qenë me agjencinë për të mbledhur firma, pedicion, për të kundërshtuar, vendime gjykatash absurde për Malin e Tomorrit,Malin e Krujës. Së bashku kemi qenë me Agjencinë me shumë aktivistë të Shoqërisë Civile kur shprehen se Mali i Tomorrit është më i bukuri po të jetë i paprekur nga agresioni i guroreve. Por besoj se tani ja kemi dalë dhe sot Mali i Krujës nuk ka asnjë njeri që gërmon dhe eskavor por që ka tendenca prap nëse bie në gjumë kjo agjenci nëse bien në gjumë këta njerëz prap do të dalin, sepse aty ku ka një biznes, aty ku ka mundësinë për të fituar edhe agresioni është më I madh, po ashtu Malin e Krujës zona e cila historikisht në 30 vite shënohej si zona më agresive më e dëmtuar ne ja dolëm me punë të vogël, me punë të kujdeshmshme të përditshme të bindnim dhe institucione të tjera për të pasur zero leje mjedisore dhe minerale në Zonën e Malit të Krujës. A punon ndonjëri në myrë ilegale sot, padyshim ne kemi nevojë për të forcuar dhe për të zbatuar forcën e ligjit, por ama ja dolëm dhe besoj është një vendimarrje e fortë, e cila sidoqë të jetë ministri në cafëdo pozicioni të jetë në detyrën e tij, do ta ketë pothuaj të pamundur të firmosë përsëri një leje minerale në Zonën e Malit të Tomorrit, apo Zonën e Malit të Krujës. E keni të qartë që të gjithë së bashku punën titanike që kemi bërë nën drejtimin e Prefektëve për të bërë aksione pastrimi dhe aksione mirëmbajtje në zonat e Mbrojtura pasi janë zonat që i kemi shumë më mirë në administrim. Edhe prefektët unë e di se sa vuajnë për të mirë administruar dhe institucionet e tjera për të qenë të gjithë të paranishëm në këto Zona të Mbrojtura pasi janë Zona të Mbrojtura nën adminsitrim të sistemit të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura por që në vetvete janë zona që i takojnë të gjithëve dhe ne na duhet shumë që të mbështetim këtë aksion, të kemi një Shqipëri, e cila padyshim mund të ketë shumë vlera nga pikpamja e promovimit turistik, por në qoftë se nuk ja dalim që dhe në aksionin që ne, prefektët e kanë bërë tani ë mënyrë strikte ashtu sic shumica e tyre janë për të bërë një plan të detajuar të pastrimit të gjithë zonave turistike dhe Zonave të Mbrojtura në vecanti të jemi dhe ne pjesë e këtij aksioni Clean Green 2020&2020 të kemi në vitin 2020 kur ne e kemi shpallur këtë vit si vitin kur duhet të mbjellim sa më shumë pemë dhe kur duhet të pasatrojmë sa më shumë, të kemi të gjithë së bashku hapësirën për ta paraqitur Shqipërinë të gjithë së bashku ndryshe nga pikëpamja turistike. Unë sot nga ky podium duke falenderuar të gjithë përfaëqsuesit e shoqërisë civile sidomos ata që e kritikojnë punën e Ministrisë. Jam këtu krejtësisht I sinqertë dhe kush më njeh nga afër e di se sa e kam kërkuar vet që të kem zë kritik për punën që bëjmë se sa kemi nevoj ne që vendimarrjet tona të jenë të vlerësuara nga ekspertë jashtë interesave të politikës së ditës për të qenë pjesë e vlerësimit real të punës që ne bëjmë edhe për të na kritikuar për gjërat që ne nuk i bëjmë ashtu sic duhet. Edhe vazhdoj ta kërkoj edhe nga ky podium që të gjithë së bashku ne të kemi mundësi të bëjmë një hap tjetër cilësor në adminsitrimin e Zonave të Mbrotjura në administrimin e natyrës shqiptare.Unë mendoj që ka ardhur koha që Agjencia e Zonave të Mbrojtura, të përgatitemi për një poltikë të re, që të jetë përfaësuesja e vërtet e mbrotjes së natyrës në vendin tonë. Ne kemi nevojë tani dhe ka ardhur koha që realisht të kemi një agjenci e cila të trajtoj edhe nga pikëpamja administrative por dhe nga pikëpamja e poltikave administrative natyrën. Kush interesohet më shumë për natyrën, kush institucion. Unë mendoj se më mirë se sa Agjencia e Zonave të Mbrojtura mund të bëjë atë se cfarë duhet bërë ashtu sic e bëjmë në mënyrë krejt të rregullt për të dyja moratoriumet, qoftë për gjuetinë dhe mund të ketë akoma gjuetarë ilegalë të cilët ne duhet ti dënojmë por ama në asnjë rast nuk vihen re këto në zonat e mbrojtura, ose të paktën nuk janë evidentuar dhe kjo është një gjë shumë e mirë, por që realisht duhet bërë shumë më tepër dhe megjithatë prap them që ja kemi dalë të mos kemi turma gjuetarësh nga veriu apo nga jugu jashtë Shqipërisë, nga përtej detit apo nga kufiri jugor për ta patur Shqipërinë si Poligon për të mësuar ciften dhe të gjithë mekanizmat e rinj për mbrojtjen e natyrës. Por ama ja dolëm që të mbajmë moratoriumin për kaq vite dhe po ashtu moratoriumin e pemëve dhe mos prerjen e tyre. Natyrisht kemi probleme, por jemi në rrugën e mbarë përsa i përket mbrotjes së vërtet të natyrës. Prandaj thëm që Agjencia do të duhet të transformohet me shpejtësi në një institucion që ndjek dhe mbron politikat e natyrës. Gjithë shërbimet që duhet të bëjmë në të dhe natyrisht dhe hapësirën që në kuadër me paktin me universitetin të vazhdojmë bashkëpunimin me profesoriatet e të tre univestiteteve, qoftë atij të mjedisit, shkencave të natyrës, apo universiteti bujqësor për të pasur mundësi që të shkëmbejmë informacion dhe të ndajmë problematikat ashtu sic duhet dhe ashtui si ne I mendojmë. Prej një viti është bërë një punë e madhe për të ndërtuar këto harta që I keni këtu dhe I keni në tryezat tuaja, harta që janë vlerësime të ekspertëve mjedisor, por që e kam kërkaur që ditën e parë dhe në shumë takime kur kam qenë vet prezant që këto harta duhet të jënë shumë të detajuara dhe cdo centimetër I zonave të mbrojtura duhet të ketë arsyen përse është zonë e mbrojtur, përse ne mendojmë që ajo duhet të ketë vlera për vazhdimësinë, kur janë vlerat që mund të promovojhën në ato Zona të Mbrojtura, kush janë arsyet përse këto hapësira duhet të ofrohen shumë më tepër për të zhvilluar një turizëm real dhe një turizëm të qëndrueshëm në këto hapësira. Prandaj ky është një diskutim që vjen nga grupi i teknikëve dhe pastaj do të fillojmë me procedurën e miratimit adminsitrativ, pra me mendim dhe gjykim të zyrtarëve dhe kryetarëve të bashkive të institucioneve të tjera që llogjikojnë dhe gjykojnë mbi dëshirën për zhvillim në hapësirat që shikohen të mundshme për zhvillim dhe natyrisht për të vënë një gur të rëndësishëm në mbrojten e hapësirave brenda këtyre zonave. Nga kjo foltore përsër do të doja ti bëja thirrje të gjithë komunitetit të ekspertëve të atyre të cilët realisht mund të japin një kontribut të jashtëzakonshëm ëpr një poltikë të re që ne duam të bëjmë me botën e turizmit. Shqipëria ka një mënyrë për të qenë konkurente reale në botën e turizmit, ka një mënyrë për të qenë konkurente e pa konkurrueshme dhe e pamundur edhe nga partnerët në zonën e mesdheut, nëse e paraqisim Shqipërinë si destinacion të ri turistik ekologjik, nëse e paraqesim Shqipërinë si një destinacion të ri turistik, por në përputheje të plotë me rregullat mjedisore. Një hapësirë si kjo e jona që pret të zhvillohet mund të ketë suksesin e jashtëzakonshëm nëse në kuadër dhe të rregullave më të forta evropiane për mbrotjen e natyrës për clean & green që Evropa flet kaq shujmë për të vnedosur rregulla strrikte për mbrotjen e natyrë sdhe mejdisit ne investimet e reja që do të bëhen në industrinë qoftë detsre, qoftë hoteleire që ne po bëjmë mund të na bëjnë padyshim në një destiancion të pakonkurueshëm jo vetëm në rajonin e mesdheurt, por besoj dhe më gjerë, pasi gabimet që kanë brë të tjerë tduke shfrytëzuar mjedisin dhe natyrën në mënyrë të jashtëzakonshme pa pyeturt që tashmë ka ardhur një kohë që mbrojtjen e mejdisit e ka më të shenjtë dhe temën më të rëndisishme ne mund tja dalim nëse bëjmë një strategji të përbashkët duke ndërtuar mbi këto hapësira të Zonave të Mbrojtura, duke ndërtuar mnbi këto vlera unikale dhe këto vlera të jashtëzokonshme dhe kombinim perfekt të lartësisë së maleve me bukrinë e detit, të ujit që rrjedh kudo liqeneve lumenjve, dhe zonat të cilat kanë ligatina, pra zona të vencanta që janë vetëm në Shqipëri dhe shumë vështirë të gjendet dedhe në zonat e tjera. Një kombinim kaq perfekt. Ne së bashku mund të ndërtojmë një strategji fiotuese për një Shqipëqri turistike ambientaliste . Edhe mund të jemi vendi i par, sic mund të marrim dhe mekanizmin e parë atë të heqies së qeseve plastike në 1 qershor 2020, ku Shqiperia të jetë një model i suksesshëm në mbrotje të natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.