Fondi i Gjelbër për Klimën/FGJK

 

Fondi i Gjelbër për Klimën (FGJK) u krijua në vitin 2010 dhe u bë funksional në 2015-ën, si një mekanizëm financiar sipas Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (KKKBNK).

FGJK-ja – një element i rëndësishëm i Marrëveshjes historike të Parisit – është i mandatuar për të mbështetur vendet në zhvillim që të rrisin dhe të realizojnë ambiciet e tyre të Kontributeve Kombëtare të Përcaktuara (KKP) drejt rrugëve me emetim të ulët dhe më shumë rezistente ndaj klimës.

Si fondi më i madh në botë për klimën, FGJK-ja përshpejton veprimet transformuese për ndryshimet klimatike në vendet në zhvillim përmes një qasjeje partneriteti të drejtuar nga vetë vendet përfituese dhe përdorimit të zgjidhjeve fleksibël të financimit dhe ekspertizës në fushën e investimeve klimatike.  Lexo më shumë në: FGJK

 

SHQIPËRIA NË FGJK

 

Si një vend që nuk i përket Shtojcës 1 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (KKKBNK) dhe nënshkruese e Marrëveshjes së Parisit, Shqipërisë i jepet mundësia të angazhohet dhe të përfitojë nga mbështetja e caktuar për klimën që mund të aksesojë përmes FGJK-së.

Pozicionimi i vendeve përfituese si drejtuese në vendimmarrjen për financimet e FGJK-së u mundëson vendeve në zhvillim që t’i kthejnë ambiciet e tyre KKP në veprime për klimën. Qasja që ka zgjedhur FGJK-ja për t’u drejtuar nga vetë vendet përfituese mbështetet tek ndihma që ajo vetë jep për rritjen e kapaciteteve përmes Programit të Gatishmërisë që është në dispozicion për të gjitha vendet në zhvillim.

Në vitin 2016, Qeveria e Shqipërisë ngarkoi Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit (atëherë Ministria e Mjedisit) për të vepruar si Autoriteti Kombëtar i Përcaktuar (AKP) për Fondin e Gjelbër të Klimës (FGJK).

Deri më tani, Shqipëria është vendi më aktiv në FGJK me numrin më të madh të projekteve aktive, përkatësisht 4 projekte të mundësuara nga financimet në shkallë të gjerë në total prej 29.2 milionë eurosh dhe 6 projekte nga instrumenti i gatishmërisë me një buxhet prej 5.4 milionë eurosh.

 

Lexo më shumë në: FGJK

 

AUTORITETI KOMBËTAR I PËRCAKTUAR

 

Çdo vend që është palë në Fondin e Gjelbër të Klimës cakton një Autoritet Kombëtar të Përcaktuar, i cili shërben si koordinuesi kryesor midis vendeve dhe FGJK-së.

Në vitin 2016, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në atë kohë Ministria e Mjedisit) u emërua nga Qeveria e Shqipërisë si Autoriteti Kombëtar i Përcaktuar në FGJK. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Çështjeve Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse është AKP-ja e Fondit të Gjelbër të Klimës për Republikën e Shqipërisë.

Funksionet e tij kryesore si AKP janë:

– Të shërbejë si pika qendrore zyrtare për komunikimin me FGJK-në dhe të kujdeset që vendi të ketë pronësinë e të gjitha aktiviteteve të financuara nga FGJK-ja në Shqipëri.

-Të marrë masat që aktivitetet e mbështetura nga FGJK-ja të përputhen me objektivat dhe prioritetet strategjike kombëtare dhe të ndihmojë në avancimin e veprimeve ambicioze për përshtatjen dhe zbutjen në përputhje me nevojat kombëtare, prioritetet e vendit dhe strategjitë kombëtare në fuqi.

-Të lehtësojë procesin e akreditimit të subjekteve që kërkojnë të aksesojnë dhe të menaxhojnë fondet e FGJK-së brenda vendit.

 

 

MUNDËSI FINANCIMI NË FGJK

 

FGJK-ja është në gjendje të ofrojë dhe kombinojë një gamë të plotë instrumentesh financimi, duke përfshirë huatë, kapitalin e vet, garancitë dhe grantet për të hartuar zgjidhje që adresojnë barrierat specifike ndaj investimeve.

Gjatë dekadës së fundit FGJK-ja është funksionale, mundësitë e mëposhtme të financimit janë në dispozicion për vendet në zhvillim ku janë të hapura edhe për Shqipërinë.

 

Programi i gatishmërisë 

Programi i Gatishmërisë dhe Mbështetjes Përgatitore (Programi i Gatishmërisë), shërben si një mekanizëm financimi i krijuar për të mbështetur vendet në zhvillim që të angazhohen në mënyrë efikase me FGJK-në dhe që të kontribuojnë në mënyrë domethënëse në avancimin e axhendës së rritjes së rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike.

Sipas këtij modaliteti, fondet e granteve kufizohen në 1 milion USD ose më pak për secilin vend në vit. Këto fonde caktohen për aktivitete të orientuara drejt rritjes së kapaciteteve institucionale, mekanizmave qeverisës dhe programimit të investimeve. Për më tepër, iniciativat që lidhen me zhvillimin e Planeve Kombëtare të Përshtatjes (NAP) dhe proceseve të tjera të përshtatjes mund të kenë akses në financim deri në 3 milionë dollarë për vend.

Lexo më shumë në: FGJK

 

Propozimet për financim

Propozimet për financim funksionojnë si një mundësi financiare për entitetet e akredituara në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar për të marrë drejtpërdrejt mbështetje financiare nga FGJK-ja për projektet dhe programet e ndryshimeve klimatike. Për këtë modalitet, është thelbësore që, përveç financimit nga FGJK-ja, në propozime të paraqiten edhe marrëveshje solide bashkëfinancimi me entitetet partnere (mbështetje publike ose private) .   Shuma e financimit të kërkuar nga FGJK-ja duhet të jetë në përputhje me standardet e akreditimit të Entit të Akredituar, të cilat përcaktojnë pragjet për vlerën totale të projekteve në miliona (USD). Këto pragje i kategorizojnë projektet në mikro (≤10m), të vogla (10m<x≤50m), të mesme (50m<x≤250m) dhe të mëdha (>250m).

Lexo më shumë në: FGJK

 

Proces i Thjeshtuar Miratimi 

Procesi i Thjeshtuar i Miratimit (PTHM) është një metodë e integruar aplikimi e krijuar për projekte ose programe që arrijnë një vlerë totale deri në 25 milionë USD dhe që pritet të kenë ndikime të konsiderueshme klimatike. Propozimet e PTHM-së duhet të jenë të gatshme për përshkallëzim të projekteve, duke demonstruar potencialin për efekte transformuese dhe duke mbrojtur kalimin drejt një zhvillimi me emetim të ulët dhe rezistent ndaj klimës.

Lexo më shumë në: FGJK

 

Instrumenti i Përgatitjes së Projekteve 

 

Hartimi i propozimeve për financime të veprimeve për klimën nga FGJK-ja kërkon si financa, ashtu ehe njohuri, gjë që shumica e vendeve në zhvillim nuk i kanë. Instrumenti për Përgatitjen e Projekteve (IPP) ofron asistencë financiare dhe teknike nëpërmjet këtij modaliteti me financime që shkojnë deri në 1.5 milion USD për përgatitje dhe aplikim të projekteve. Entitetet e Aksesit të Drejtpërdrejtë (EAD) shihen me prioritet në kuadrin e këtij modaliteti.

Lexo më shumë në: FGJK

 

Kërkesat për Propozime  

Për të adresuar financimet e pamjaftueshme të klimës në zonat me potencial të konsiderueshëm, FGJK-ja ofron Kërkesa të dedikuara për Propozime (KpP) dhe për programe pilot që synojnë tema specifike. Autoritetet Kombëtare të Përcaktuara (AKP), Entitetet e Akredituara (EA) dhe partnerët e tyre inkurajohen fuqimisht të paraqesin koncepte dhe propozime për financim brenda afateve kohore të përcaktuara për çdo Kërkesë për Propozim që bëhet.

Lexo më shumë në: FGJK

 

Financimi i Sektorit Privat

Për të zgjeruar aktivitetet e FGJK-së dhe për të eliminuar riskun e fokusimit të flukseve të kapitalit, FGJK-ja ka krijuar Instrumentin e Sektorit Privat (ISP), një departament që i dedikohet financimit dhe mobilizimit të aktorëve të sektorit privat, duke përfshirë edhe investitorët institucionalë, sponsorët e projekteve dhe institucionet financiare.

Lexo më shumë në: FGJK

 

Përmirësimi i Aksesit të Drejtpërdrejtë

Modaliteti i financimit të Aksesit të Drejtpërdrejtë të Përforcuar (ADP) është një program pilot i krijuar për t’u siguruar Entiteteve të Aksesit të Drejtpërdrejtë (EAD) burime thelbësore, duke i fuqizuar ata për të pasur një pronësi edhe më të madhe ndaj projekteve dhe programeve në nivel kombëtar, rajonal ose lokal.

Lexo më shumë në: FGJK