Font Resize
Postuar më: 03/03/2023

FTESË PËR NEGOCIATЁ PËR: AGJENCITЁ E SPECIALIZUARA / ORGANET E MEDIAVE VIZIVE

 FTESË PËR NEGOCIATЁ

PËR: AGJENCITЁ E SPECIALIZUARA / ORGANET E MEDIAVE VIZIVE

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka planifikuar të realizojë një dokumentar, me objekt “Realizimi i një dokumentari për promovimin e Shqipërisë mbi destinacionet historike, arkeologjike, antike, polifonike dhe bregujore në media ndërkombëtare”.

Në mbështetje të nenit 7 pika 1/b, të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të VKM-së Nr.1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve ose reklamave për transmetim nga operatorët radioteleviziv ose botim në median e shkruar dhe për kontratat, për kohën e transmetimit, nga organet e administratës shtetërore”, Ligjit Nr. 93/2015 Për Turizmin, VKM-së Nr. 112, datë 02.03.2022 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka planifikuar të zhvillojë procedurën “Realizimi i një dokumentari për promovimin e Shqipërisë mbi destinacionet historike, arkeologjike, antike, polifonike dhe bregujore në media ndërkombëtare”.

Objekti: “Realizimi i një dokumentari për promovimin e Shqipërisë mbi destinacionet historike, arkeologjike, antike, polifonike dhe bregujore në media ndërkombëtare”.

Nevoja për kryerjen e këtij shërbimi: Promovimi i Shqipërisë në mbarë botën, nëpërmjet realizimit të një dokumentari televiziv për promovimin e Shqipërisë mbi destinacionet historike, arkeologjike, antike, polifonike dhe bregujore, i cili do të transmetohet në media ndërkombëtare.

Shpeshtësia e shfaqes së dokumentarit: 1 (një)  here në media ndërkombëtare

Periudha e realizimit: 14 (katërmbëdhjetë) javë nga lidhja e kontratës

Fondi limit i përcaktuar: 31,606,099 (tridhjetë e një milion e gjashtëqind e gjashtë mijë e nëntëdhjetë e nëntë) lekë pa TVSH.

Afati perfundimtar për paraqitjen e konfirmimeve nga media e shkruar është deri me datë 20.03.2023, ora 11.00, pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Konfirmimet për vazhdimësinë e negociatave: Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha në një ditë të vetme, të mbyllura në zarf jo transparent, të firmosur dhe vulosur në emrin dhe adresen e subjektit dhe me shënimin ”Mos e hapni” me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara datës 20.03.2023, ora 11.00.

Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pa hapura.

Rrjedhimisht jeni të lutur të paraqisni pranë Autoritetit kontraktor:

Emri: Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.1001, Tiranë

Adresa e Internetit: https://turizmi.gov.al.

Në emër të: Komisioni për ndjekjen e procedurave për botimin e suplementit në median e

shkruar.

Gjuha për hartimin e ofertave është: Shqip/Anglisht

TERMAT E REFERENCËS:

Qëllimi:

Promovimi i Shqipërisë në mbarë botën, nëpërmjet realizimit të një dokumentari televiziv mbi destinacionet historike, arkeologjike, antike, polifonike dhe bregujore në media ndërkombëtare.

1-Ideimi dhe shkrimi i një dokumentari televiziv në Shqipëri nga një storyteller/prezantues ndërkombëtar me eksperiencë në fushën e kërkuar.

2-Filmimi dhe realizmi i dokumentarit televiziv në Shqipëri, nga një staf me eksperiencë në mbikëqyrjen e prodhimit të dokumentarëve, filmave, serialeve, etj.

3-Përpunimi dhe post produksioni i dokumentarit televiziv për Shqipërinë, nga një staf me eksperiencë në mbikëqyrjen e prodhimit të dokumentarëve, filmave, serialeve, etj.

4-Trasmetimin e dokumentarit në një media të huaj në televizion ndërkombëtar, me një audiencë mbi 500 milion shikueshmëri.

1-Operatori ekonomik (OE)/Subjekti duhet të dorëzojë dhe më pas të transmetojë 1  dokumentar televiziv në media ndërkombëtare me përcaktimet e mëposhtme:

  • -Gjatësia 45 minuta
  • -Cilësia full HD
  • -Kualiteti 4K
  • -Voice Over Professional
  • -Në gjuhën angleze

 

2-Operatori ekonomik (OE)/Subjekti duhet të dorëzojë 10 minuta materiale të shkëputura nga dokumentari përfundimtar, për përdorim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) në ëebsite e saj/ kanalet e mediave sociale në klipe (jo më shumë se 2 minuta secila).

3-Operatori Ekonomik (OE)/Subjekti duhet të dorëzojë 10 minuta pamje të papërpunuara të pamjeve të përgjithshme të përzgjedhura për përdorim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në faqen e saj të internetit dhe fushatat promovuese.

4-Operatori Ekonomik (OE)/Subjekti duhet të paraqesë klipe 5 prapa skena ose foto të ekuipazhit në punë për përdorim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në faqen e saj të internetit dhe fushatat promovuese.

5-Operatori ekonomik (OE)/Subjekti duhet të dorëzojë 10 foto publicitare të ekuipazhit në punë, gjatë xhirimit të dokumentarit për përdorim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në faqen e saj të internetit dhe në fushata promovuese.

Dokumentari duhet të pasqyrojë historinë antike dhe arkeologjike të Shqipërisë dhe peizazhet bregdetare të detit Adriatik nga veriu në jug të vendit.

Disa nga destinacionet/subjektet e mëposhtme për xhirime:

  • 1.Liqeni i Ohrit
  • 2.Apolonia
  • 3.Porto Romano
  • 4.Qyteti i një mbi një dritareve (Berat)
  • 5.Kalaja e Krujës
  • 6.Iso-Polifornia

 

Kapaciteti teknik:

Formati i shkrepjes/kualiteti: 4K – HD

Shpejtësia e kuadrove të shkrepjes: 25 p

Filmime me dron ose helikopter

Gjuha: Anglisht

Treguar ose Prezantuar nga një tregimtar/moderator/ prezantues i huaj

Numri i javëve për dorëzimin e dokumentarit: 14 (katërmbëdhjetë) javë nga lidhja e kontratës.

INFORMACION DHE KËRKESA SPECIFIKE LIDHUR ME OPERATORIN EKONOMIK

1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT / KUALIFIKIMIT

Dokumentacioni ligjor që duhet paraqitur si kriter kualifikues:

1. Dokumentet që vërtetojnë se operatori/ofertuesi:

  • i. Është një kompani e regjistruar në vendin e saj të regjistrimit.
  • ii. Nuk është në proces falimentimi apo likuidimi.
  • iii. Qarkullimi mesatar vjetor për tre vitet e fundit jo më pak se 40% e vlerës së kontratës

 

2. KRITERET E VEÇANTA TЁ KUALIFIKIMIT

2.1 Operatori/ofertuesi duhet të paraqesë:

Deklaratë për pajtueshmërinë me specifikimet teknike. (Shtojca 1)

Deklaratë për konfliktin e interesit. (Shtojca 2)

2.2 Kapaciteti teknik:

  1. a)      Operatori/Ofertuesi duhet të deklarojë një histori të dëshmuar në të gjitha fushat e kërkuara të veprimtarisë së tij në pesë vitet e fundit.
  2. b)      Operatori/Ofertuesi duhet të deklarojë një listë kontratash (të përfunduara ose në vazhdim), duke specifikuar objektin e kontratës, datën dhe kohëzgjatjen.
  3. c)      Operatori/Ofertuesi duhet të deklarojë të paktën 1 (një) kontratë në shërbime të ngjashme me vlerë jo më pak se 40% e kontratës së buxhetuar.
  4. d)      Operatori/Ofertuesi duhet të deklarojë se ka në stafin e tij ose do të kontraktojë për realizimin e kontratës gjashtë ekspert kryesor me eksperiencë si më poshtë:

 

Numri i ekspertëve: 5 ekspertë

Eksperti kryesor 1 – Prezantues i lartë televiziv/ekspert historian, me 10+ vite përvojë në Publikimin e Historisë dhe Komunikimin Transmetues.

Eksperti kryesor 2 – Producent i serialeve me 10+ vite përvojë në mbikëqyrjen e prodhimit të filmave dhe serialeve dhe dokumentarëve të klasit botëror për shpërndarje ndërkombëtare.

Eksperti kryesor 3 – Drejtor i Fotografisë me 10+ vite përvojë në xhirimet e filmave, serialeve dhe dokumentarëve.

Eksperti kryesor 4 – Shef i Prodhimit/ Regjisorit/producentit të filmit me 10+ vite përvojë në prodhimin e filmave dhe serialeve të klasit të parë, dokumentarëve dhe skenarëve.

Eksperti kryesor 5 – Producent i linjës me 10+ vite në menaxhim të prodhimeve televizive për përmbajtje të klasit të parë për distribuim.

Për ekspertët e mësipërm duhet të dorëzohen CV-të, dhe/ose çertifikata kualifikimi/licenca profesionale.

Operatori/Ofertuesi mund të propozojë ekspertë të tjerë që i gjykon të nevojshëm për përfundimin e shërbimeve.

Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga Operatori Ekonomik si më sipër.

3. Formulari i Ofertës Ekonomike duhet të përfshijë:

i. Skema e programit për dokumentarin

ii. Orari i prodhimit;

iii. Plani i shpërndarjes/trasmetimit

4. Deklaratë për respektimin e specifikimeve teknike. (Shtojca 1)

5. Deklaratë për konfliktin e interesit. (Shtojca 2)

6. Certifikatë bankare (IBAN).

Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të lëshuara jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e hapjes së tenderit. Rastet e mosdorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme dhe të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Afati i realizimit të shërbimit do të jetë sipas kërkesave të autoritetit kontraktor duke filluar nga nënshkrimi i kontratës dhe sipas specifikimeve teknike në Ftesën për Negociata.

Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.

Përzgjedhja e ofertave do të bëhet sipas pikës nr. 7 dhe 12, të VKM nr. 1195 datë 05.08.2008.

Kriteret e Vlerësimit:

-Përvoja të mëparshme dhe dokumentacioni ligjor i dorëzuar nga organit të masmedias

-Stafi/personeli që do të angazhohet për realizimin e shërbimit

-Çmimi më i ulët i ofruar nga organi i masmedias

Vlerësohet me 50 pikë dokumentacioni tekniko ligjor i paraqitur, si më poshtë:

– 30 pikë përvoja të mëparshme dhe dokumentacioni ligjor i dorëzuar nga organit të masmedias;

– 20 pikë stafi/personeli që do të angazhohet për realizimin e shërbimit.

Vlerësohet me 50 pikë oferta më e ulët ekonomike e operatorit. Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë pa TVSH.

Oferta ekonomike do të paraqitet në Lek/Euro, pa TVSH.

Shënim: Vlerësimi i monedhës së huaj do të bëhet sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë të datës së hapjes së ofertave.

Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave, si përfaqësues ose persona të autorizuar.

Ofertat duhet të jenë të vulosura në zarf, të mbyllura dhe do të dorëzohen nga përfaqësuesit e kompanive zyrtarisht pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Zyra e Protokollit.

Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.

Këtë ftesë për negociata mund ta gjeni edhe në faqen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në adresën: https://turizmi.gov.al.

Ne jemi në pritje të konfirmimit tuaj për negociata.

Shtojca 1.pdf

Shtojca 2.pdf

INVITATION FOR NEGOTIATIONS FOR: SPECIALIZED AGENCIES / VISUAL MEDIA BODIES