Font Resize
Postuar më: 22/08/2018

Heqja e vizave rriti shumëfish numrin e turistëve nga Kina

Në fjalën përshëndetëse të koncertit të orkestrës kineze të flautit, mbajtur në një nga resortet në Golem (Prestige Resort), ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendit Klosi tha se se Shqipëria do të ofrojë më shumë hapësira për turistët e vendeve aziatike. Kjo pasi heqja e regjimit të vizave për turistët kinezë gjatë periudhës 1 prill- 31 tetor 2018, ka sjellë një rritje shumëfish të turistëve që vijnë nga Kina.

Teksa ka përgëzuar artistët kinezë për turin e tyre në rajon e më gjerë, ministri Klosi ka hequr paralele midis tureve të kulturës dhe ofertës së përbashkët turistike për tregjet e largëta.

Në fjalën e tij, Ministri Klosi u shpreh se po mbyllet një sezon turistik i suksesshëm. “Ia kemi  dalë që të kemi një sezon turistik shumë të sukesshëm. Realiteti nuk është aty ku duhet, por gjërat kanë ndryshuar  për mirë dhe ne jemi këtu të gjithë së bashku  të vazhdojmë të krijojmë një Shqipëri europiane turistike “ – u shpreh ministri Klosi i cili shtoi se numri i shtuar i pasaportave këtë vit dëshmon se resortet me kapacitete dhe shërbime cilësore janë modele për turizmin e të ardhmes.

Artistët kinezë sollën për publikun, një repertor me muzikë të përpunuar nga folklori kinez intepretuar me flaute. Në program ishin përfshirë edhe pjesë shqiptare.

Të rejat e fundit

  •