Turizmi, në vizionin e qeverisës, shihet si sektori që do të garantojë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duke siguruar punësim, nxitje të ndërmarrjeve të vogla e të mëdha, më shumë të ardhura e më shumë mirëqenie për qytetarët shqiptarë.
Turizmi është tashmë një sektor ekonomik me ndikim të madh që synon të plotësojë kërkesat e qytetarëve shqiptarë dhe turistëve të huaj për vizita kulturore, kohën e lirë, shëndetin dhe sportin, akomodimin, ushqimin dhe argëtimin,etj, duke ndryshuar pozitivisht strukturën ekonomike, duke krijuar vende të reja pune dhe të ardhura të konsiderueshme, si dhe duke kontribuar në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.
Projektimi dhe krijimi, i një imazhi cilësor dhe të qëndrueshëm të Turizmit, në Shqipëri, nëpërmjet përdorimit të sigurt dhe të kontrolluar të burimeve dhe potencialeve lokale, duke u fokusuar në atë çka, Shqipërinë, e bën unike dhe duke garantuar shërbime, në përputhje me standardet ndërkombëtare, janë kyçi për garantimin e zhvillimit të turizmit të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm në vend.
Shqipëria është një vend strategjik për sigurinë, paqen dhe prosperitetin e Ballkanit, Mesdheut dhe Evropës. Ajo ka fituar një status dhe rol të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare, rrjedhojë logjike e partneritetit në rritje me të gjithë strukturat e sigurisë rajonale dhe globale pas anëtarësimit në NATO në prill të vitit 2009. Aktualisht Shqipëria ёshtё në një proces të rëndësishëm me Bashkimin Evropian, pas hyrjes në fuqi më 1 Prill 2009 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, liberalizimit tё vizave dhe aplikimit për statusin e vendit kandidat.
Gjithashtu, synojmë të zhvillojmë një platformë të integruar, aktive dhe me impakt social, ku roli i komunitetit dhe sektorit privat do të jenë çelësi i menaxhimit të sezonalitetit dhe kthimit të Shqipërisë, në një destinacion turistik për të katër – stinët.
Ministria Turizmit dhe Mjedisit për të arritur misionin e saj përmes një menaxhimi të integruar të dy sektorëve, atë të zhvillimit të turizmit dhe mjedisit, do të bëjë të mundur:
Fushata ndërgjegjësuese “Pastrojmë, rehabilitojmē, gjelbërojmë Shqipërinë që duam” dhe zbatimi i ligjit, do të kontribuojë fuqishëm, në zhvillimin dhe zbatimin e vizionit të ri të Qeverisë, për të garantuar rritje ekonomike të qëndrueshme.
Shqipëria është e vendosur në zemër të Mesdheut dhe shtrihet përgjatë vijës bregdetare të detit Adriatik dhe Jon. Ajo kufizohet me kufi tokësorë nga Greqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe lidhet nëpërmjet detit Adriatik me Italinë.
Vendi ka një tokë prej 28.748 km² dhe ka rreth 450 km bregdet (280 milje, duke përfshirë zonat e lagunës), me detin Adriatik që kalon nga kufiri malazez në jug deri në Gjirin e Vlorës, nga ku fillon Deti Jon.
Kryeqyteti, Tirana, është më pak se 2-3 orë larg qendrave më të rëndësishme të Evropës dhe është një nga kryeqytetet më dinamike në Evropë.
Shqipëria është më pak se 100 km nga Italia.
Shqipëria me bukuritë e saj ofron një vijë bregdetare atraktive dhe me potencial të lartë për t`u zhvilluar, me plazhe të gjata me rërë të bardhë dhe ujë të pastër;
Tabela e mëposhtme paraqet numrin e vizitorëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë për periudhën 2013-2016.
Trendi i vizitorëve të huaj gjatë periudhës 2013-2016
Qeveria nisi programin e madh kombëtar për transformimin urban të qyteteve të vendit. Ky program, i cili do të shtrihet në 70 qytete, projekti i “Rilindjes Urbane”, qytetet kanë një identitet të ri dhe model të ri në jetën shoqërore dhe komunitare.
Deri në vitin 2017 janë rikonstruktuar rreth 300 mijë ml rrugë, rreth 20 mijë ml bulevarde dhe shëtitore, rreth 200 mijë m2 sheshe dhe qendra urbane si dhe qendra historike, rreth 150 mijë m2 parqe. Nga zbatimi i këtyre projekteve, kanë përfituar mbi 1.8 milionë banorë në Republikën e Shqipërisë, si dhe rreth 3 mijë biznese të cilat ushtrojnë aktivitetin në zonat e transformuara prej
tyre.
Duke ndjekur të njëjtën program do të vazhdohet “Rilindja Rurale”, që do të jetë programi i integruar i zhvillimit të qendrave të banuara, zonave me interes turistik, apo i zonave rurale në të cilat do të synohet përmirësimi infrastrukturës, vlerësimi i traditave dhe trashëgimisë kulturore, rritja e nivelit të shërbimeve publike, përmirësimi estetik i qendrave të banuara që i jep mundësi zonave të caktuara rurale të kenë një trend pozitiv zhvillimi ekonomik, të diversifikuar dhe të qëndrueshëm, duke krijuar njëherazi edhe premisat për zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.
Programi më ri i qeverisë për katër vjecarin e ardhshëm është Programi i Integruar për Zhvillimin Rural (PIZHR) – Programi i 100 fshatrave që synon të krijojë për herë të parë modelin e suksesit në zhvillimin e integruar rural të vendit, sipas standardeve më të mira evropiane.
Qasja e integruar për zhvillimin rural do të targetojë objektiva të matshëm për zhvillimin e hapësirës rurale, nëpërmjet fokusit të qendërzuar (programim i integruar dhe i koordinuar) i investimeve publike, atyre të donatorëve dhe investimeve private, në hapësirën e mirë përcaktuar të 100 fshatrave, me potenciale të larta zhvillimi ekonomiko-social, agroturizmit dhe turizmit rural, natyrës dhe mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore.
Agroturizmi dhe turizmi rural janë veprimtari të cilat kanë një potencial të lartë zhvillimi për zonat rurale në Shqipëri dhe tashmë në shumë fshatra të Shqipërisë kanë filluar të funksionojnë ferma që ofrojnë shërbime në agroturizëm dhe kanë arritur në një kohë të shkurtër rezultate shumë të mira ekonomike dhe sociale (Thethi, Voskopoja, Dardha etj.).
Në kuadër të programit të 100 fshatrave do të mbështetet me instrumente financiare dhe fiskale krijimi i një rrjeti fermash agroturistike, që plotësojnë kriteret dhe standardet e përcaktuara, të cilat do të jenë baza e rrjetit shqiptar të agroturizmit. Mbështetja për të krijuar një masë kritike të numrit të sipërmarrjeve të agroturimzit në Shqipëri do të shërbejë për rritjen e punësimit në zonat rurale, krijimin e një destinacioni dhe “marke” të veçantë të agroturizmit në Shqipëri, krahas ofertave të tjera turistike, si dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe vlerave tradicionale të fshatit shqiptar.
Lista me 100 fshatrat
Qytet | Fshat |
Shkodër, Malësi e Madhe | Lëpushë, Razëm/Vrith, Theth, Drisht, Qelëz, Kryezi, Mjedë, Zogaj |
Kukës, Tropojë | Valbonë, Cahan, Shtiqen, Shishtavec |
Lezhë | Fishtë, Ishull-Lezhë, Orosh, Skuraj, Kukël |
Dibër, Bulqizë | Radomirë, Bushkash, Rabdisht, Zerqan, Guri i Bershë |
Durrës, Krujë | Halilaj, Shetaj, Radë, Metaliaj, Shënvlash, Gjepalaj |
Tiranë, Kavajë | Prezë, Marikaj, Shesh, Laknas, Shëngjergj, Pëllumbas, Pezë, German, Karpen, Vilë Bashtovë |
Elbasan, Librazhd
|
Stëblevë, Dardhë, Rrajcë, Skënderbej, Shushiucë, Gjinar, Shënavlash, Sotirë, Shtremen, Pajovë, Seferan |
Lushnjë, Fier
|
Goricaj, Krutje, Ardenicë, Libofshë, Luar, Siceqë, Hekal, Çakran |
Berat, Skrapar, Kuçovë
|
Kozarë, Malas Breg, Roshnik, Qafë Dardhë, Kapinovë, Blezenckë |
Vlorë, Sarandë
|
Zvërnec, Drashovicë, Plloçë, Kaninë, Dhërmi/Vuno, Kuç, Lukovë, Rusan, Çukë, Mesopotam, Mursi, Tragjas |
Gjirokastër
|
Kalivaç, Nivicë, Peshtan, Kosinë, Malëshovë, Leuse, Antigone, Zhulat, Dhoksat, Lazarat, Nepravishtë, Sotirë |
Korçë, Pogradec
|
Lin, Tushemisht, Gurras, Zvirinë, Zaroshkë, Voskopojë, Boboshticë, Dardhë, Arrëz, Nikolicë, Rehovë, Borovë |
Qeveria e Shqipërisë ka miratuar një sistem përfaqësues të zonave të mbrojtura (ZM), që shtrihet në pothuajse 16% të territorit të vendit. Baza e sistemit të zonave të mbrojtura konsiston kryesisht në 15 parqe kombëtare, disa rezervate natyrore të menaxhuara e pejzazhe të mbrojtura, në të cilat strehohen vlerat më të mëdha natyrore dhe biodiversitetit në vend. Përveç kategorive kryesore, ka filluar të jetë prezent edhe kategoria e Parqeve Natyrorë Rajonal (PNR) që lidhet me inisiativat dhe vendimet e organeve vendore.
Në kuadër të sipërfaqes së zonave të mbrojtura Ministria po punon që deri në fund të vitit 2016 me shpalljen e disa zonave të tjera të rëndësishme dhe parqeve të tjera rajonal sipërfaqja totale të shkoj më shumë se 18% të territorit të vendit.
Zonat e Mbrojtura në Shqipëri kthehen në territore për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës e biodiversitetit, duke promovuar vlerat e tyre të shumllojshme (turistike/rekreative, kulturore, gastronomike, estetike, pejsazhistike, shëndetësore, shpirtërore, etj.), në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm me ndikim pozitiv të komuniteteve lokale dhe rritjes së mirëqënies së tyre.
Shqipëria ka klimë tipike Mesdhetare me dimër të butë, të lagësht dhe verë të ngrohtë, me diell, deri në 300 ditë të lehta në vit. Me kushte të mëdha klimatike Shqipëria është një “destinacion gjatë gjithë vitit”
Flora e Shqipërisë është paraqitur nga 165 familje me 910 gjini. Rreth 15% janë specie të elementeve të Ballkanit dhe të tjerët janë nënbalkanikë. Elementi floristik mesdhetar përfshin 24% të diversitetit të llojeve, nga të cilat 8% janë ë-mesdhetare, 7% steno-mesdhetare, 25% atlantik-mesdhetar etj. Elementi floristik evropian përbëhet nga 18% ku grupi kryesor janë nga jugu Evropë (5,5%) dhe nga Evropa Juglindore (4,5%).
Fauna e egër shqiptare përbëhet kryesisht nga elementi ë-aziatik, por edhe nga elementet holarctik, elementi i Mesdheut dhe speciet endemike dhe sub-endemike të Ballkanit. Vendi është një bio korridor për lëvizjen e faunës nga Veriu në Jug të Evropës dhe më tej në Afrikën e Veriut dhe Azinë e vogël dhe anasjelltas.
Në detet Adriatik dhe Jon dhe në ujërat e brendshme gjendet një faunë e pasur e jovertebrore dhe vertebrate që fillojnë nga coelenterate deri gjitarët e mëdha. Nga jovertebrorët vërehen rreth 46 lloje të echinoderm, 115 lloje të crustacean dhe 520 specieve të molusqeve bivalve dhe gastropodit të ujit të detit, ujë të freskët dhe tokë, nga një total prej 720 llojeve të pritura në këtë grup. Ajo numëron rreth 4.000 specie insektesh, nga një numër prej 14.000 llojeve të pritura. Grupi i madh përfaqësohet nga Order Lepidoptera me rreth 1700 lloje, e ndjekur nga Urdhri i llojit të krahut membranor me 850 lloje, me krahë të ngurta me 600 lloje dhe në fund gjysma gjysmë solide me 320 lloje.
Ligji “Për Turizmin” ofron stimuj shumë konkurruese për investitorët e huaj.
Ligji ofron një varg ndryshimesh për sektorin e turizmit në Shqipëri, duke synuar ta shndërrojë atë në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vitet e ardhshme. Ministria përgjegjëse për sektorin e turizmit është lidhja midis Qeverisë së Shqipërisë, autoriteteve lokale dhe investitorëve strategjikë dhe luan rolin e monitorimit në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara për investime të ndryshme në këtë sektor.
Për Investitorët, Shqipëria është nje treg atraktiv në rritje, me strukturë të qëndrueshme ekonomike, politike dhe juridike, si dhe me kuadër ekonomik të liberalizuar dhe kushte të përshtatshme për të bërë biznes.
E favorizuar nga klima e saj dhe e gjendur mes maleve dhe detit, Shqiperia është një vend ku mund të mahnitesh nga kultura e saj e lashtë dhe nga panoramat e saj natyrore.
Një destinacion turistik i rekomanduar:
“Zona me përparësi zhvillimi” janë zonat rajonale dhe/ose lokale të qeverisjes vendore, të cilat konsiderohen si zona të një rëndësie të veçantë dhe që kanë nevojë për mbështetje të posaçme me
qëllim zhvillimin ekonomik, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me efiçencë të burimeve e infrastrukturave publike.
Investimet në fushën e turizmit sipas ligjit dhe lehtësitë që përfitojnë investimet me status “Investime strategjike”. Është parashikuar që në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit shteti të marrë rolin e zhvilluesit, si dhe të përfshihet në forma të ndryshme partneriteti. Pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetit apo të njësive të qeverisjes vendore, që ndodhen brenda zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, brenda dy muajve nga miratimi i zonës, kalojnë në administrim të ministrisë përgjegjëse për turizmin.
Në rastin e investimeve në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, parashikohet vënia në dispozicion e pasurisë së paluajtshme për ndërtimin e strukturave akomoduese dhe strukturave të tjera turistike. Kohëzgjatja e vënies në dispozicion është deri në 99 vjet. Vënia në dispozicion e pasurive të paluajtshme shtetërore mund të bëhet edhe nëpërmjet kontratës simbolike 1 Ë.
Me qëllim tërheqjen e investitorëve dhe nxitjen e investimeve në turizëm, me miratimin paraprak të ministrisë përgjegjëse, është parashikuar që:
Përveç sa më sipër, për investimet me statusin “Investime Strategjike të Veçanta” në turizëm është parashikuar edhe:
Gjithashtu, për të gjitha investimet strategjike pranë brigjeve të detit dhe liqenit parashikohet që:
Në rastin e investimeve jashtë zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, leja e ndërtimit, që lëshohet nga autoriteti vendor i planifikimit, duhet të marrë pëlqimin paraprak të ministrisë përgjegjëse për turizmin.
Legjislacioni për Investime në Sektorin e Turizmit, synon të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik tërheqës për vizitorë vendas e të huaj, duke mbështetur zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, duke siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e turistëve, në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt, dhe duke respektuar nevojat e komuniteteve pritëse të sotme dhe të brezave të ardhshëm.
Ligji Nr. 93/2015 mbi Turizmin ofron një ofertë shumë konkurruese për investitorët e huaj dhe vendas.
Ligji i mbi turizmin ofron një varg ndryshimesh për sektorin e turizmit në Shqipëri, duke synuar ta shndërrojë atë në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vitet e ardhshme.
Ministria përgjegjëse për sektorin e turizmit është lidhja midis Qeverisë së Shqipërisë, autoriteteve lokale dhe investitorëve strategjikë dhe luan rolin e monitorimit në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara për investime të ndryshme në këtë sektor.
Ligji turizmit inkurajon investitorët e mëdhenj të cilët kërkojnë të zbatojnë vendpushimet turistike duke i dhënë në përdorim tokën shtetërore përmes “skemës së Shqipërisë 1 €”.
Gjithashtu, aktet nënligjore në zbatim të ligjit të turizmit rregullojnë dhe krijojnë lehtësira në ushtrimin e veprimtarive në industrinë e turizmit në:
Shqipëria ka miratuar një kuadër liberal të hartuar për të krijuar një klimë të favorshme investimi për investitorët e huaj.
Legjislacioni i posaçëm për investimet strategjike synon nxitjen dhe tërheqjen e investimeve strategjike.
Qëllimi i legjislatorit është të tërheqë investimet me kapital të konsiderueshëm të cilët zbatohen në sektorët ekonomikë të cilët konsiderohen si strategjikë për zhvillimin e vendit.
Objektivat e këtij legjislacioni janë të lidhura me zhvillimin e ekonomik të vendit, punësimin dhe zhvillimin e rajoneve.
Për këtë qëllim, legjislacioni u ofron investitorëve strategjike mekanizma nxitës dhe mbështetës, duke i konsideruar këto investime si prioritare dhe duke u garantuar një sërë masash, shërbimesh dhe lehtësi administrative.
Paketa ligjore mbi investimet strategjike në fushën e turizmit, përbëhet nga legjislacioni i më poshtëm:
Ligj nr. 93/2015, “Për Turizmin”
Ligj nr. 114/2017, “Për disa shtesa në Ligjin Nr. 93/2015 “Për Turizmin”
Ligj nr. 55/2015, “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”
Investimeve strategjike legjislacioni u ofron statuse preferenciale për të cilat zbatohen procedura të përshpejtuara. Statuset preferenciale miratohen nga Komiteti i Investimeve Strategjike. Për secilin status, legjislacioni parashikon kryerjen e procedurave favorizuese përkatëse. Statuset dhe procedurat preferenciale të projekteve strategjike janë:
a) Projekt potencial strategjik:
Projekti potencial strategjik është një projekt i mundshëm investimi, me ndikim strategjik për zhvillimin e vendit dhe me interes publik. Ky status është paraprak dhe i garantohet projekteve të konsideruara me potencial strategjik, deri në momentin e dhënies së statusit “Investim/investitor strategjik”.
b) Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar:
Procedura e asistuar është procedura e posaçme sipas së cilës administrata publike ndjek, koordinon, asiston, mbikëqyr dhe përfaqëson investimin strategjik përgjatë fazave të zbatimit të tij.
c) Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë
Procedurë e veçantë është procedura e posaçme me të cilën jepet mbështetje me rregulla të veçanta
për investime strategjike me ndikim në ekonomi, punësim, industri, teknologji dhe/ose zhvillim rajonal, me synim lehtësimin dhe përshpejtimin e investimeve.
Me miratimin e Ligjit nr. 114/2017 “Për disa shtesa në Ligjin Nr. 93/2015 “Për Turizmin”, “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” nënkupton subjektin, i cili financon ndërtimin dhe/ose merr përsipër ndërtimin e strukturave akomoduese me 4 ose 5 yje, status special, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, për subjektin që plotëson të gjitha kushtet e mëposhtme:
a)është investitor në një strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, në Republikën e Shqipërisë, të certifikuar si e tillë nga struktura përgjegjëse, sipas këtij ligji për turizmin;
b)vlera e investimit është të paktën 8 milionë ë për ndërtimin e strukturës akomoduese me 4 yje dhe të paktën 15 milionë ë për ndërtimin e strukturës akomoduese me 5 yje.
Subjektet, që përfitojnë statusin “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” nënshkruajnë marrëveshje zhvillimi me ministrinë përgjegjëse për turizmin, në të cilën parashikohen detyrimet e ndërsjella, afatet e realizimit të projektit, vlera e projektit, ndalimet për tjetërsimin e pronësisë së strukturave të ndërtuara apo pjesëve të tyre, si dhe pasojat nga mosrespektimi i detyrimeve të ndërsjella.”.
Procedurat administrative në lidhje me përgatitjen dhe zbatimin e një projekti investues strategjik, janë me prioritet, renditen të parat në radhë dhe ndiqen me procedurë të përshpejtuar nga administrate publike.