Font Resize
Postuar më: 24/01/2018

Klosi: Biznesi të shlyejë detyrimin ligjor për pyllëzimin

“Biznesi të shlyejë detyrimin ligjor për zhdëmtim të dëmit mjedisor. Nga kjo mosshlyerje dēmi, 4 milion pemë mungojne në fondin pyjor. Kjo histori do të marrë fund. Biznesi do të shlyejë këtë detyrim ligjor”. Me këtë deklaratë ministri Klosi iu drejtua përfaqësuesve të bizneseve  gjatë një takimi të mbajtur në mjediset e një fidanishteje në autostradën Tiranë- Durrës.  “Nga databazë e Ministrisë deli  detyrimi, që vjen nga shumë kompani që kanë për të bërë pyllëzim me mbi 4 milionë fidanë. 4 milionë fidanë të paevidentuar, të pakontrolluara dhe shumë pak të realizuara, që është shqetësimi jonë më i madh. “

Ministri Klosi tha se në të gjithë vendin vetëm 2 kompani kanë kryer detyrimin ligjor për shlyerje të dëmit mjedisor nga aktiviteti i tyre dhe se moszbatimi i ligjit deri më sot është i patolerueshëm dhe se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka identifikuar tashmë zonat problematike që do t’i nënshtrohen një kontrolli rigoroz për të përmbushur standartet dhe detyrimet ligjore. Ai deklaroi gjithashtu se institucioni që drejton do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të rivendosur ekuilibrat natyrorë nga shfrytëzimi pa kriter i resurseve.

“Çdo pemë e prerë, çdo pemë e lëvizur në vendin tonë ka detyrimin që të mbillen trefish. Pra, për një pemë të prerë duhet të mbjellim 3, dhe për çdo pyll të shpyllëzuar ne duhet të ndërtojmë sipërfaqe të pyllëzuara 3 herë më e madhe që sipërfaqja të zhdëmtohet. “- tha ministri Klosi.

Ministri Klosi theksoi gjithashtu se pyllëzimi i vendit dhe objektivi për mbjelljen e 20 milionë e 200 mijë pemëve do të mbështetet në të gjitha burimet dhe mbi të gjitha do të bazohet mbi plane efikase menaxhimi, ndryshe nga planet e vjetëruara dhe aspak reale që ekzistojnë prej vitesh.

“Ne do të kërkojmë në çdo praktikë ligjore që Ministria jonë ka detyrën që të japë konfiurmimin të kemi një dakordësi me kryetarët e bashkive edhe me ekspertët e ambientit ku zbatohet sidomos të poykllësimit të çdo peme të mbjellë që këto pemë të mos mbillen kuturu të mos mbillen me planet e menaxhimit të pyjeve para 7 vjetësh që në përgjithësi janë me shumë problem; problem transparence, problem korrupsioni” – u shpreh ministri.

Kreu i Turizmit dhe i Mjedisit tha gjithashtu se përveç detyrimeve bizneset duhet të mbështesin bashkitë për të krijuara ambjente të gjelbërta në zonat urbane me qëllim një mjedis më të shëndetshëm pranë komunitetit. Modeli i këtij kontributi u konkretizua me firmosjen e një kontrate dhurimi nga një biznes i zonës të 400 fidanëve për bashkinë e Shijakut e cila do t’i përdorë këto fidanë për krijimin e një parku rekreativ.

Të rejat e fundit

  •