Të prekurve nga tërmeti ju duhet siguruar tashmë, mbështetje psikologjike për të minimizuar efektet e post traumës nga tërmeti që kaluam, por ndërkohë ju duhen siguruar dhe kushte normale jetese. Në Hotelet e Durrësit dhe Shëngjinit janë strehuar rreth 5 000 persona dhe vetëm në Hotel Rafaelo në Shëngjin janë 530 banorë. “Në bazë të asaj cfarë kemi thënë që në ditën e parë, jeta në këto hotele do të jetë në të gjitha elementët e saj. Do të jetë përkujdesje nga hotelet dhe stafi i punonjësve të ministrisë së turizmit, për një jetë korrekte, për të pasur mundësinë që këtyre banorëve t’u sigurohet cdo gjë e nevojshme për jetën e tyre normale dhe natyrisht për elementë të sigurisë, por edhe për jetën e tyre komunitare”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Në këtë hotel ofroi ndihmën e saj Ergerta Shehu me studion e saj. Punonjëset e studios punuan vullnetarisht duke ju ofruar përkujdesje estetike grave të strehuara në këtë hotel, për t’u rikthyer buzëqeshjen. Janë disa studio që kanë ofruar vullnetarisht aktivitete të ndryshme për të dëmtuarit. “Ne si institucione shtetërore bashkë me hotelierët do të krijojmë një program afatgjatë për këto aktivitete, por natyrisht do të spikasin festat e fundvitit. Të gjitha institucionet shtetërore janë të angazhuar për të marrë në patronazhim një nga komuntitetet në hotele për të organizuar në kuadër të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, festa me komunitetet që edhe pse janë larg shtëpive dhe natyrisht që drama nuk ka kaluar dhe do të jetë e gjatë në mendjen e tyre, jeta komunitare të jetë e rregullt me të gjitha elementet”, tha Klosi.
Fjala e ministrit Klosi
Jemi në hotel Rafaeolo Resort në Shëngjin ku pronari Marku ka pranuar me shumë zemërgjerësi, nga të parët hotelierë të veriut për të mos thënë nga të parët hotelierë shqiptarë që hapën hotelet e tyre për mbi 5000 banorë të zonave të prekura nga tërmeti dhe këtu në hotel Rafaelo kemi 530 banorë të strehuar. Në bazë të asaj cfarë kemi thënë që në ditën e parë, jeta në këto hotele do të jetë në të gjitha elementët e saj. Do të jetë përkujdesje nga hotelet dhe stafi i punonjësve të ministrisë së turizmit, për një jetë korrekte, për të pasur mundësinë që këtyre banorëve t’u sigurohet cdo gjë e nevojshme për jetën e tyre normale dhe natyrisht për elementë të sigurisë, por edhe për jetën e tyre komunitare. Në këtë aspekt duke falenderuar shumë atë që kanë bërë gjithë hotelierët unë do të doja në mënyrë të vecantë të falenderoja Gertën dhe studion e saj, një nga studio më të njohura në tiranë që pranuan që disa nga ditët e tyre të punës,t’ia dedikojnë pa pagesë vajzave dhe grave natyrisht gjithë banorëve të hoteleve tona dhe do të bëjnë një program disamujor me të gjitha studiot e Shqipërisë për t’i afruar atë cfarë e kanë shumë të nevojshme në jetën komunitare, higjenën dhe pastërtinë. Si Gerta ka shumë vullnetarë që na janë bashkuar në aktivitete të ndryshme. Ne si institucione shtetërore bashkë me hotelierët do të krijojmë një program afatgjatë për këto aktivitete, por natyrisht do të spikasin festat e fundvitit. Të gjitha institucionet shtetërore janë të angazhuar për të marrë në patronazhim një nga komuntitetet në hotele për të organizuar në kuadër të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, festa me komunitetet që edhe pse janë larg shtëpive dhe natyrisht që drama nuk ka kaluar dhe do të jetë e gjatë në mendjen e tyre, jeta komunitare të jetë e rregullt me të gjitha elementet.