Font Resize
Postuar më: 22/03/2019

[:AL]Klosi: Farka Agro – Turizëm, 1 nga 200 festat lokale që po organizojmë në gjithë Shqipërinë[:]

[:AL]Festat lokale po i shndërrojnë fshatrat gjithnjë e më shumë në destinacione të vërteta turistike. Zhvillimi i Agroturizmit në zonat rurale është gjithashtu një pikë e fortë, që synon jo vetëm zhvillim të ekonomisë lokale, por edhe mikpritjen e turistëve, me interes të shtuar për të njohur Shqipërinë turistike dhe për të shijuar produktet bio, tipike të zonave. Farka Agro – Turizëm ishte festa e traditës, e radhës, e organizuar në Lundër, ku morën pjesë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, kryebashkiaku i Tiranës, zëvendës ministri i Bujqësisë, banorë të zonës por edhe të mbërritur nga Tirana, që iu bashkuan atomosferës së mrekullueshme festive. “Sa mirë që sot Nari organizoi një nga 200 festat lokale që ne do të organizojmë në të gjithë Shqipërinë. Ky është thelbi i filozofisë tonë të agroturizmit dhe kjo është një nga ato pika që prodhojnë biznes për veten e tyre dhe që prodhojnë biznes për gjithë komunitetin. Prodhon agroturizëm për turistët dhe mirëqenie për të gjithë. Është një nga lapidarët e demokracisë shqiptare, i ndërtuar me punë të ndershme, me punë të denjë, i ndërtuar me kontributin e të gjithëve”, tha ministri Klosi. Zëvendës ministri i Bujqësisë vlerësoi rëndësinë e mbështetjes që qeveria po jep për zhvillimin e produktit lokal, për më shumë prodhim dhe ekonomi. “Ai që vjen këtu di çfarë ha, di origjinën dhe kjo bën që ne të shkojmë atje ku duhet. Pra, përfundimisht Shqipërinë e duan ata që bëjnë, jo ata që thonë dhe ky është një model që bën, siç ka shumë në Shqipëri. Me mbështetjen e qeverisë shqiptare, përmes skemës IPARD ndihmojmë financiarisht zhvillimin e produkteve bujqësore, prodhimtarinë, serat, baxhot dhe të gjitha produktet e tjera dhe kjo ka një vlerë shumë të madhe”, tha Kote. Edhe për kryebashkiakun e Tiranës, me rëndësi është fakti që kombinime të tilla festash të zhvillohen në të gjithë qarkun e Tiranës. “Jam shumë i lumtur që bashkë me Blendin dhe me Dhimon kemi filluar një mini tur nëpër gjithë Tiranën. E filluam në Dajt me Dajti N’fest, ku miksuam edhe çfarë ofron mali dhe atë lloj turizmi, por sigurisht edhe prodhimet e zonës dhe ne duam ta vazhdojmë këtë itinerar. Po, përtej simbolikës për ato që prodhohen në secilën tavolinë, besoj që fabula më e bukur është që këtu çdo tavolinë e ka lidhur fati me tavolinën tjetër, si tavolina e vajit dhe mjaltit. Kjo është mënyra më e thjeshtë për të treguar sesi qarkullon leku në ekonomi. Ka ardhur koha që qytetin ta bëjmë si fshati”- tha Veliaj.[:]

Të rejat e fundit

  •