Postuar më: 02/02/2020

Klosi: Ishulli i Pelikanit, mund të monitorohet ‘live’ nga gjithëkush

2 shkurt 2020 – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi vizitoi Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku evidentoi tre risi qw ishin mundwsuar nw kwtw Park Kombwtar, monitorimi i foleve të pelikanëve me live në faqen web të Ministrisë, ndërtimi i një spitali të vogël për kurimin e kafshëve dhe shpendëve të dëmtuara, si dhe grupi vullnetarë i gjimnazistëve, të cilët ndihmojnë në Park, “Junior Rangers”. “Kemi ardhur për të promovuar tre destinacione të reja të Parkut Kombëtar Divjakë Karavastasë. E para është monitorimi i pelikanëve dhe do të jetë një atraksion i shkëlqyer për shumë turistë që vizitojnë këtë park, por po ashtu edhe ndërtimi i një spitali të vogël ku do jenë kushtet 100 % të mbrojtjes së natyrës për kafshët e dëmtuara dhe për zogjtë e dëmtuar të kësaj zone dhe po ashtu do të vazhdojmë me mbjelljen e pemëve”, tha Ministri Klosi.

Vitin e kaluar Parku Kombëtar Divjakë Karavasta u vizitua nga 1 milion turistë, si një ndër parqet më të vizituara në vend. “Eshtë objektiv i rëndësishëm i Ministrisë së Turizmit për vitin 2020 që turizmi të shndërrohet në një turizëm masiv kombëtar dhe po ashtu edhe për tu afruar edhe për turistët ndërkombëtar, por ajo cfarë ne duam të promovojmë gjatë gjithë këtij viti është bukuria natyrore e vendit tonë.

Fillojmë sot nga Dita e Lagunave në këtë Park dhe do të vazhdojmë pa pushim për të promovuar cdo ditë nga një bukuri natyrore të vendit tonë për t’ ju afruar turizmit shqiptar, dimensionin e tij unikal që është bukuria e natyrës”, tha Klosi. Më pas ata vizituan ishullin e pelikanëve, ku me anë të një kamere të vendosur aty 24 orë dhe të lidhur me faqen web të ministrisë mund të ndiqet live jeta e këtyre shpendëve, të vecantë, të cilët kanë zgjedhur këtë park, si vendbanimin e tyre të përhershëm.

  •