Ministria e Turizmit dhe Mjedisit zhvilloi Samitin Ndërkombëtar të Turizmit “Për Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, ku morën pjesë Ministrat e Turizmit të Italisë, Kroacisë dhe vendeve të tjera të rajonit, ambasadorët e vendeve tona, operatorë turistik të këtyre vendeve dhe vendit tonë, mbi 200 pjesëmarrës. Ky Samit zhvillohet për të prezantuar solidaritetin e treguar nga hotelierët shqiptarë, të cilët hapën dyert për të dëmtuarit nga tërmeti më 26 nëntor, por dhe për të treguar, se Shqipëria dhe rajoni i Durrësit posacërisht, duhet të jetë një destinacion i qëndrueshëm turistik. “Në orët e para pas tërmetit në peshën e nevojës urgjente për sitemimin e mijëra njerëzve Kryeministri Edi Rama, i cili nuk pati profecinë e provës, por besimin në panoramën e qartë të kapaciteteve të agjencive tona turistike kur më porositi dhe bisedoja me strukturat akonoduese për të pasur mundësinë që të sistemojmë qytetarët e vendit tonë. Vetëm në pak kohë industria e turizmit, ata hapën dyert për të dhënë një kontribut unik të pandodhur kurrkund në botë dhe që ne duam ta ndajmë sot me ju”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Industria e Turizmit pranoi të shërbente si një mekanizëm shumë i rëndësishëm në menaxhimin e krizave humanitare. Në këtë kauz solidariteti u bashkouan dhe shtetet fqinje dhe jo vetë, organizma ndërkombëtar dhe humanitarë. Kjo ngjarje dëshmoi se industria e turizmit është industri e konsoliduar. “Me rritjen dyshifrore me 3 milion turist e kemi gjetur në 2013, 5.6 milion ishin në 2018, 6.5 milion turistë të huaj vizituan Shqipërinë në 2019 dhe me stimën e qartë për të shkuar në 10 milionë turistnë në vijat e para të dekadës së re. Ne jemi këtu për t’u bërë së bashku me kolegët tanë politika të caktuara për të mbështetur këtë ekonomi e për të përshëndetur atë punë të madhe që kanë bërë hotelierët dhe komuniteti i biznesit privat kudo në vendin tonë. Falë vizitonit dhe mbështetjes me politika qeverisëse Kryeministri Rama Shqipëria tashmë është e orientuar qartë dhe mirë drejt zhvillimit të turizmit, me qëllim të qartë të rritjes jo vetëm të numrave hyrës në kufi por mbi të gjitha të zhvillimit të destinacionit të qëndrueshëm turistik European”, tha Klosi. Saimitin e përshëndeti dhe Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Ndërkombëtare të Turizmit. “UNWTO uron Kryeministrin Rama dhe Ministrin Klosi për organizimin e suksesshëm të kësaj konference, veçanërisht duke pasur parasysh ngjarjet e fundit tragjike që goditën Shqipërinë. Herë pas here, turizmi ka provuar veten si një shtyllë e rezistencës dhe një shtysë e rimëkëmbjes ekonomike, dhe UNWTO mirëpret vendosmërinë e qartë të Shqipërisë për të shfrytëzuar fuqinë e sektorit për të ndihmuar vendin të rikuperohet nga tërmeti i fundit dhe të fillojë të mirëpresë vizitorët nga e gjithë bota edhe njehere.” Deklaroi Mr. Zhu Shanzhong, Drejtor Ekzekutiv, UNWTO.