Font Resize
Postuar më: 07/08/2019

Mali i Tomorrit, të gjithë kundër Administratives! Qindra firma pro shpalljes Park Kombëtar!

Mali i Tomorrit

Disa ditë pas zbardhjes së vendimit të gjykatës Administrative, që refuzoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shpalljen e malit të Tomorrit zonë të mbrojtur, banorë të Beratit, vizitorë madje edhe turistë të huaj vijojnë të firmosin peticionin kundër vendimit të Administratives.

Nga data 3 gusht kur filloi nënshkrimi i peticionit janë mbledhur qindra firma pro mbrojtjes së vlerave natyrore të malit të Tomorrit, miratuar me vendim qeverie si Park Kombëtar. Të angazhuar në mbrojtjen e pasurive natyrore, krahas promovimit të atraksioneve turistike janë edhe të rinjtë e projektit “Smile Albania”, në qarkun e Beratit, në guidën e të cilëve, mali i Tomorrit është nga më të frekuentuarit dhe me interes gjithnjë e në rritje për tu vizituar nga turistët!

  •