Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në prani dhe të të deleguarit të Qarkut Shkodër, Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati lançoi programin e rehabilitimit të shtratit të Bunës. Projekti “Mbrojtja e Deltës së Lumit Buna”, financuar nga projekti MAVA me një vlerë 2 milionë euro. Përfshirja e këtij projekti afatgjatë në zonën e Buna Velipojës do të mbështesë më tej zbatimin e Planit të Menaxhimit të kësaj zone. Ministri Klosi deklaroi se me këto investime, lumi Buna kthehet në destinacion turistik, pasi projketi do të mundësoj ngritjen e plazheve pranë brigjeve të lumit. “Mbjellja e pemëve dhe mbrojtja e lumit Buna nëpërmjet këtij projekti do të krijojë mundësinë që lumi Buna të jetë i shfrytëzueshëm, jo vetëm për zonën e Velipojës, por të kemi mundësi që ai të afrohet si një destinacion turistik për turizmin e Malit të Zi për të patur mundësinë që Lumi Buna të jetë jo vetëm një kufi ndërmjet dy shteteve tona , po të jetë si një projekt i përbashkët ruristik, ku turistët e shumtë të Malit të Zi të kenë mundësi që nëpërmjet Lumit Buna, të lundrueshëm, të shkojnë në Shkodër dhe të shtojnë atraksionin turistik”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Nismat e qeverisë shqiptare në zhvillimin e turizmit nuk janë të pakta, një prej tyre është hapja rrugë dhe letësira fiskale për hotelet me 4 dhe 5 yje. “Politika jonë përsa i përket zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit edhe në këtë zonë është fare e qartë që të kemi mundësinë që të shtojmë investimet në hotele me 4 dhe 5 yje dhe zona e Velipojës i ka të gjitha mundësitë që të jetë nga zonat pioniere në zhvillimin e hoteleve me 5 yje dhe kërkesat e para ne i kemi në tavolinat tona, të kemi mundësinë të zhvillojmë agroturizmin duke ofruar pika fantastike si pika e sotme ku ka mundësi që me investime të vogla, me investime familjare, por dhe me biznese të cilat prodhojnë jo vetëm natyrë por edhe arsye për të ardhur për të vizituar këtë pike”, tha Klosi. Ndërsa Ministri Ditmir Bushati i pranishëm në aktivitet pasi falenderoi Minsitrin Klosi për dy aksionet e ndërmarra nga ai, atë të pastrimit dhe të gjelbërimit e përgëzoi edhe për punën në drejtim të zhvillimit të turizmit. “Në këtë nisëm ne të jemi të gjithë së bashku pushtet vendor pushtet qëndror dhe partner të ndryshëm që ndihmojnë Shqipërinë, apo fondacione private. Fondacioni privat që po zbaton projektin për rigjallërimin e Bunës do të ketë një portofol financiar për implementimin e projektit dhe do të bashkëpunoj së bashku edhe me aktivistë të shoqërisë civile, përveçse me institucionet qëndrore. Më erdhi mirë që ministri Klosi i nxiti për të shpenzuar një pjesë të skemës së grandeve për fuqizimin e kapaciteteve vendore në Shkodër duke qenë se ka dhe aktivistë të spikatur në mbrojtje të zonës, në mënyrë që të jetë një investim jo thjesht për rigjallërimin e Bunës në të ardhmen, por dhe një investim për komunitetin në Shkodër”, tha Bushati.