Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të paraqitet me një ofertë të përbashkët turistike,veçanërisht për vendet e largëta, të kontinenteve përtej Europës. Kjo u dakortësua në takimin mes ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit serb, Rasim Ljajiç, gjatë vizitës zyrtare të ministrit Klosi në Beograd.
Në takimin midis ministrit shqiptar të turizmit dhe atij serb, u ra dakort që palët të nënshkruajnë një marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e turizmit, e cila do të jetë baza për paraqitjen e përbashkët në tregjet e treta.
Dy homologët diskutuan edhe për mbajtjen e një takimi në Tiranë të ministrave përgjegjës për turizmin në pranverë, për një sezon turistik më të pasur.
Diskutimi i ofertës së përbashkët turistike me ministrin serb, vjen pas takimeve të veçanta, me të njëjtën tematikë, që ministri Blendi Klosi ka patur me homologët e vendeve të tjera në rajon, Kosovë, Maqedoni, Kroaci e Mali i Zi.