Postuar më: 15/11/2022

Njoftim mbi Thirrjen për mbështetje financiare të Projekteve në Turizëm  

Në mbështetje të nenit 31 të Ligjit nr. 93/2015 “Për turizmin”, i ndryshuar, të pikës 11, të Vendimit të Këshillit të Minstrave nr. 281/2016 “Për përcaktimin e kritereve dhe afateve të kërkesë propozimeve për mbështetjen financiare të projekteve në fushën e turizmit”, të pikës 15, të Urdhrit të Ministrit nr. 25, datë 20.01.2022 ”Për mënyrën e funksionimit të Komisionit të Përzgjedhjes së Projekteve”, i ndryshuar, si dhe të Urdhrit të Ministrit nr.355, datë 15.11.2022 “Për miratimin e projekteve në turizëm që  përfitojnë  mbështetje  financiare nga buxheti i shtetit”, në përfundim të procedurës së përzgjedhjes së projekteve që iu përgjigjën Thirrjes së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për mbështetje financiare të projekteve në Turizëm, për vitin 2022, bazuar në vlerësimin e detajuar mbi dokumentacionin e dorëzuar, kohëzgjatjen e projektit, fondit për financimin e kërkuar, veprimtarinë e deritanishme të tyre, kontributit në fushën ku operojnë, përputhshmërinë e objektivave me politikat dhe strategjitë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit etj., me propozim të Komisionit të Përzgjedhjes së Projekteve në turizëm, projektet e përzgjedhura janë 10 (dhjetë) nga 23 aplikime të paraqitura.

 

Projektet e miratuara paraqiten sipas listës së mëposhtme:

 

1-“Aplikacioni Explore Albania” – Çelësi sh.p.k;

2-“Promovimi i potencialeve turistike të zonës së Ishmit” – Culture is Us;

3-“Turizmi, pasuria e Verilindjes së Shqipërisë” – Qendra e Zhvillimit Shqiptar;

4-“Promovimi i astroturizmit në fshatin Fushë Studën” – Instituti për Konsulenca dhe   Kërkime;

5-“Shqipëria me sytë e mi” – ProSafety sh.p.k;

6-“Analizë dhe vlerësim për ecurinë e sektorit të turizmit në Shqipëri për vitin 2022 dhe krijimi i një platforme të integruar me indikatorë bazë të turizmit, mbështetur në të dhënat primare dhe sekondare” – IDRA sh.p.k;

7-“HOMELAND II” – Faton Plaku PF;

8-“Tourism#Knackathon” – IMAA (Innovation Management Academy Albania);

9-“CHECK IN FEST ALBANIA” – PIK sh.p.k;

10-“ELBASANI TURISTIK” – ZALAV.